Dardania Press
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Sadomazohizmi partiak (bllokada), si një “makiavelizëm” i ri politik në Parlamentin e Kosovës!

Fadil Maloku: Odisejada e bllokadës në formimin e institucioneve në Parlamentin e Kosovës duket që do zgjasë edhe për një kohë...

29 Prill, 2025
in Vështrime
16 1
0
Sadomazohizmi partiak (bllokada), si një “makiavelizëm” i ri politik në Parlamentin e Kosovës!
20
SHARES
249
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
1. Odisejada e bllokadës në formimin e institucioneve në Parlamentin e Kosovës duket që do zgjasë edhe për një kohë…Bllokada si strategji politike, në rastin tonë përveç që është një sadomazohizëm i llojit të vetë (se bazohet ende në kryeneçësi fisnore!) në etnopsikologjinë dhe mentalitetin tonë, është shndërruar e ndërtuar edhe në një mjet mjaft të sofistikuar për të ushtruar presion sistematik mbi rivalët ideologjik dhe për të fituar sa më shumë pushtet në procesin e formimit të qeverisë së ardhshme kosovare.
2. Tipi i bllokadës “made in Kosova” që u “kultivua” gjatë këtyre tetë seancave të dështuara me përplot nuanca sadomazohiste për ta “lënduar” kundërshtarin politik sidomos në pikat që rivalët ideologjik i kishin identifikuar si më të dobëtat, me seancën e tetë në fakt, ka filluar të marrë edhe ca doza të një vetëkënaqësie e vetëlëndimi (lexo; masturbimi!) të ri socio politik që (as)pak është parë në të kaluarën e afërt. Kjo “dozë” sa po mund të hetohet përveç qëllimit final që e ka ndërtimin e narracionit të shfajësimit dhe “viktimizimit” që ndodhi gjatë gjithë seancave bllokuese, e ka edhe një porosi tjetër sociale: atë të shpërndarjes se kësaj “doze” me aplikativitet sa më masiv te elektorati dilematik dhe militantët agresiv, nevojën e një “kujdestarie online”, nëpër rrjetet sociale dhe jetën publike.
3. Fitohet përshtypja se e gjithë saga e bllokadës, si mjet politik në prapavijë e ka ” pataten e nxehtë”, të cilën asnjë subjekt nuk po guxon as ta përmend në këtë fazë. Arsyet janë të ndryshme. Por, që të gjithë e dinë, ama askush s’po e merr guximin ta “promovoj” e artikuloj te qytetaria ate. Pra, “Patatja e nxehtë” (Asociacioni, Gjykata Speciale, proceset integruese, anëtarësimi në institucione ndërkombëtare, sanksionet, etj.), është ajo “vija e kuqe” apo ajo pengesa kryesore që faktikisht është duke e bërë “afirmimin “e bllokadës së Parlamentit. Një koalicion potencial që në agjendat e veta partiake e ka të përfshirë temën e “patates së nxehtë” gjithsesi për t’i ikur përgjegjësisë do e refuzoj pjesëmarrjen në formimin e qeverisë së ardhshme. Dhe gjithnjë do gjejë pretekste periferike, për ta “ambalazhua” e kamuflua argumentin e refuzimit. Të gjitha subjektet parlamentare, shpresojnë se; Bllokada si mjet e metodë e lejuar politike që përdoret për të bërë presion mbi rivalët politik në mënyrë që të përfitohet sa më shumë pushtet e ndikim publik, ani pse është në lloj “makiavelizmi” i vrazhdë, në vendet me traditë të gjatë demokratike gjithnjë e ka pasur një epilog përfundimtar qoftë në favor të “bojkotuesëve” qoftë të “kërcënuesëve” të rendit Kushtetues.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Mu bë zemra, m’tha mos ik (36 vjet LDK)

Mu bë zemra, m’tha mos ik (36 vjet LDK)

23 Dhjetor, 2025
Prezenca e ish strukturave të LKJ-së në institucionet e Kosovës,është rrezik dhe kërcënim për demokracinë!

Përfshirja e Shtetit të Kosovës në Ligjin Amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA)

21 Dhjetor, 2025
Kur Sanxhaku reduktohet në “problem sigurie”: çfarë nuk po thuhet në analizat perëndimore

Kur Sanxhaku reduktohet në “problem sigurie”: çfarë nuk po thuhet në analizat perëndimore

21 Dhjetor, 2025
Vuçiq: Çdo konflikt me Kosovën është konflikt me NATO-n

PANIK NË BEOGRAD: Washingtoni i dërgon mesazhe shqetësuese Aleksandër Vuçiçit

19 Dhjetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In