Dardania Press
E premte, 26 Dhjetor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Para së gjithash, Kosova!

Faton Bislimi: Gjatë gjithë angazhimit tim politik në përgjithësi, dhe në e për LDK-në në veçanti, sllogani im ka qenë "unitet në dallime." Vlerësoj se edhe sot, kjo është formula që i duhet një subjekti politik dhe tutje edhe krejt skenës politike të Kosovës. Ne sot fokusin do duhej ta kishim tek interesi shtetëror dhe kombëtar i Kosovës, para se gjithash.

22 Mars, 2025
in Vështrime
17 1
0
Para së gjithash, Kosova!
19
SHARES
238
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk e kemi as komoditetin e as mundësinë realisht që të angazhohemi në përpjekje tjera jashtë interesit të Republikës sonë të re. Dinamika e zhvillimeve gjeopolitike globale është e paprecedentë. Është kohë e vorbullës së madhe të një rendi të ri global në përballje me normat ekzistuese.
Është imperativ i kohës, vlerësoj, që ne bashkërisht të bëjmë krejt çka mundemi për t’u siguruar që Kosova vazhdon trajktoren e vet të konsolidimit dhe zhvillimit si shtet sovran e demokratik brenda orbitës së interesave gjeostrategjike të aleatëve tanë, e veçanërisht SHBA-ve.
Dallimet e brendëshme politike duhet të jenë sekondare karshi sfidave që ka përpara shteti ynë. Kjo nuk nënkupton se duhet menjanuar përgjegjësia politike dikujt. Por, thjeshtë, është parimore dhe politikisht e domosdoshme që përtej krejt interesave tjera, ta vendosim interesin e Kosovës.
Edhe LDK ka një vend të pazëvendësueshëm në historinë moderne të Kosovës. Është GOP (Grand Old Party) e Kosovës; është rruga e suksesit drejt ndërkombëtarizimit të çështjes sonë që më pastaj ndihmoi në arritjen e lirisë dhe pavarësisë. Përkundër rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit që la LDK larg nga pritjet e proklamuara nga lidershipi i saj, LDK-së i duhet ajo që unë e kam thënë gjithënjë — Unitet në Dallime!
Fundja, ju rikujtoj se unë për parime dhe i bindur që LDK po devijonte nga rruga e trasuar nga Presidenti Historik Dr. Rugova, isha i vetëm në betejën time për të ruajtur boshtin politik të saj, qysh nga pranvera 2022. Andaj, me shumë se reagimet post-factum, sot LDK-së i duhet kohezion i brendshëm, reflektim, dhe rikthim në boshtin e vet politik. Kjo është e mundëshme, dhe një LDK e vlerave autentike, për të cilën unë kam luftuar pa asnjë hezitim qoftë edhe i vetëm, i ndihmon vet Kosovës.
Prandaj, le t’i kthehemi idealeve kombëtare e vlerave autentike të veprimit politik rugovist, ku para së gjithash, ka qenë dhe do jetë Kosova!

 

 

 

 

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Mu bë zemra, m’tha mos ik (36 vjet LDK)

Mu bë zemra, m’tha mos ik (36 vjet LDK)

23 Dhjetor, 2025
Prezenca e ish strukturave të LKJ-së në institucionet e Kosovës,është rrezik dhe kërcënim për demokracinë!

Përfshirja e Shtetit të Kosovës në Ligjin Amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA)

21 Dhjetor, 2025
Kur Sanxhaku reduktohet në “problem sigurie”: çfarë nuk po thuhet në analizat perëndimore

Kur Sanxhaku reduktohet në “problem sigurie”: çfarë nuk po thuhet në analizat perëndimore

21 Dhjetor, 2025
Vuçiq: Çdo konflikt me Kosovën është konflikt me NATO-n

PANIK NË BEOGRAD: Washingtoni i dërgon mesazhe shqetësuese Aleksandër Vuçiçit

19 Dhjetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In