Në tetor/nëntor të vitit 1991, në bazen ushtarake të Shtetit Shqiptar në Surel u stërviten dy Grupet e para Guerile bazuar në nji marrëveshje mësë ish Presidentit komunist Ramiz Alia dhe Liderit të Shqiptarëve në ish YU, kryetarit të Lëvizjës Kombtare(LDK-së) dr. Ibrahim Rugova, më 02.12.1991 ka hyrë grupi i parë i prirë nga ish pjestari i grupit të parë, intelektuali, patrioti SALI ÇEKAJ,ku pjesë e grupit ishte Adem Jashari, Ilaz Kodra.. për 25-vite këto ngjarje, këtë ndërmarrje atëdhetare, emra që lanë gjurë në organizimin, drejtimin dhe luajten rol vendimtar në themelimin e UÇK-së si Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha u hesht dhe u anashkakua, u përdoren për përfitime dhe marrje pushteti,a’snji Qeveri përkunder përpjekjeve tona nuk na mbështeti. Këmbngulja janë e përbashkët, mbështetja e sinqertë e atëdhetare për të vërteten nga ish eproret si Kastriot Hoxha, Ylli Mici, Eduart Abazi, Qani Abazi, Hysen Imeri i dha njohje dhe legjitimitet në popullë që nga organizimi i 30-vjetorit në Pejë më 02.12.2021, dhe kjo e fundit në Surel më 10.02.2024 më zbulimin e Pllakës Memoriale të pjestarëve të dy grupeve. Për këtë ngjarje meritë të veqant i mbetet gazetarit Marin Mema dhe eprorëve Eduart Abazi dhe Ylli Mici, poashtu Shqiptarë e nga të gjitha trojet që e financuan këtë veper që do i mbetet brezave dhe historisë. Historia ndërtohet mbi të vërteta, jo mbi falsifikime e egoizma, çdo periudhe e brez i ka meritat e veta të pamohueshme dhe ato nuk tjetërsohen e as nuk ndryshojnë.
Lavdi Dëshmorëve, martirëve, motrave dhe Nënave Shqiptare që linden e rriten patriot.
Osnan Ferizi- pjestar i grupit të dytë të armatosur që kaluam kufirim më 02.12.1991 të prirë nga heroi Sali Çekaj.
Diskutim rreth këtij postimi