Kamberi, mes tjerash, theksoi se rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, pasi siç tha ai, vendimet e tilla i rikthejnë vitet e 90-ta.
“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse levizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është I papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, shkroi Kamberi.
“Serbia, sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje, madje përkundrazi, rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresori”.
“Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”./demos/
Diskutim rreth këtij postimi