Dardania Press
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

25 vite nga masakra e Reçakut, liderët kërkojnë që Serbia të dënohet për krimet e luftës

Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Zyrtarë të lartë të Prishtinës zhvilluan homazhe, duke përkujtuar të rënët në kompleksin memorial të ngritur në nder të tyre.

15 Janar, 2024
in Kosova
24 2
0
25 vite nga masakra e Reçakut, liderët kërkojnë që Serbia të dënohet për krimet e luftës
29
SHARES
368
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Mesazhi i Presidentes Osmani, kryeparlamentari Konjufca dhe kryeministrit Kurti ishte në një linjë duke kërkuar dënimin e Serbisë për krimet e kryera.

Osmani tha se shqiptarët u masakruan në mënyrë brutale nga regjimi i Millosheviçit, ndërsa presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mohon masakrën dhe arreston e torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të luftës.

“25 vjet pas luftës e pas Masakrës së Reçakut, jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit. Jemi këtu për të falënderuar sërish ambasadorin William Walker që u bë zëri i viktimës kur në një kohë s’kishim zë. Kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike, Masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.”

Kryeministri Kurti, pas homazheve tha se fakti që civilët e vrarë nuk u varrosën deri pas katër javësh është tregues që Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën e kësaj masakre.

Ai po ashtu vlerësoi rolin e ish-ambasadorit Walker, pasi u kujdes t’i tregonte botës të vërtetën e Reçakut pa filtra dhe dënoi terrorin serb.

“Më 15 janar, në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë, pati ndodhur ky krim makabër, ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për kufomat. I kemi edhe 11 ushtarë të UÇK-së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë se Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj po e theksoj edhe një herë rëndësinë e së vërtetës nga mendja, sytë, veshët dhe goja e ambasadorit William Walker, të cilit i jemi përjetë falënderues e mirënjohës për shkak se në një moment vendimtar historik për popullin tonë e foli të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.”

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Analizë mbi librin ‘Për shqiptarët’ të Aleksa Bogosavleviqit (1897)

Analizë mbi librin ‘Për shqiptarët’ të Aleksa Bogosavleviqit (1897)

3 Nëntor, 2025
KONFLIKTI MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË MUND TË ZGJIDHET VETËM NGA AMERIKA

KONFLIKTI MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË MUND TË ZGJIDHET VETËM NGA AMERIKA

3 Nëntor, 2025
Ligji i Vasojeviqëve dhe transformimi i një fisi shqiptar në bartës të ideologjisë antiosmane!

Ligji i Vasojeviqëve dhe transformimi i një fisi shqiptar në bartës të ideologjisë antiosmane!

29 Tetor, 2025
Prejardhja e Vasojeviqëve dhe procesi i formimit të identitetit të tyre etnik

Prejardhja e Vasojeviqëve dhe procesi i formimit të identitetit të tyre etnik

28 Tetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In