Dardania Press
E diel, 29 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Ballkani

Hapja e shkollave shqipe në Sanxhak e drejtë ligjore

Xhafer Leci : “Ta vrasësh një popull të tërin pa luftë, ndaloja të drejtën e shkollimit.”

6 Janar, 2024
in Ballkani, Gjeopolitikë, Kosova, Kultura, Sanxhaku
90 1
0
103
SHARES
1.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Populli shqiptar në Sanxhak të Novi Pazarit, është asimiluar mbi 95% dhe zyrtarisht janë regjistruar boshnjak. Pavarësisht se nuk dinë më të flasin shqip, shumica absolute e tyre e pranojnë se janë shqiptarë. Shqiptarë të asimiluar ka në gjithë botën,edhe në Kosovë, por të gjithë ,me gen, gjak e histori janë shqiptarë.

Nga 164 mijë banorë të Sanxhakut, sipas regjistrimit të viti 2022, si shqiptarë janë regjistruar vetëm 0,19 për qind, në Novi Pazar, nëTutin dhe Sjenicë 00 për qind.

Atje vetëm hapja e shkollave shqipe, qoftë edhe me mësim plotësues për fillim, ka mundësi së paku rinia të mësojnë të flasin dhe të shkruajnë gjuhën e tyre shqipe .

Unë, artikullshkruesi jetoj në Gjermani prej 55 vitesh, kemi 3 fëmijë të cilët janë lindur, rritur, shkolluar e punësuar në Gjermani, tani edhe nipër e mbesa, të cilët flasin dhe shkruajnë gjuhën shqipe normalisht. Gjermania, si shumë vende tjera, është shtet demokratik. Që shumë vite ju kam prirë aktiviteteve me disa bashkëveprimtarë të mi, për regjistrimin e shumë fëmijëve shqiptarë, në rrethinat e periferisë së Shtutgart-it, për hapjen e disa klasëve, me mësim plotësues në gjuhën shqipe, nëpër shkollat gjermane, që gjeneratat e reja ta mësojnë, sadopak, gjuhën e tyre amtare.
Këtë e kanë bërë edhe popujt tjerë, si: turqit, serbët, kroatët, grekët, italianët …

Meqë kam miq nga Sanxhaku, edhe me origjinë shqiptare, nga përvoja ime, e kam hapur me ta bisedën e shkollimit. Këtu po sjellë emrat e 9 miqëve të mi, me të cilët e kam biseduar çështjen e arsimit shqip. Nga këta 9 veta, asnjëri prej tyre nuk dinë të flasë shqip, por thonë sikur të hapej ndonjë shkollë shqipe, karshi gjuhës serbe-boshnjake, do dëshironin që edhe fëmijtë, nipër e mbesa të tyre, ta mësojnë edhe shqipen.

Sikur unë, edhe ata, nuk e shohin punë të lehtë kthimin në rrënjët e vjetra, sepse asimilimi është, relativisht, i hershëm dhe shumë i madh, përjashto pak fshatra në Peshter, por edhe atje, nga vitet 1980-ta, ka filluar me të madhe humbja e të folurit shqip.
Nuk ka kuadro të shkolluar në gjuhën shqipe, edhe ata shqiptarë, të cilët në kohën e Jugosllavisë komuniste titoiste, kanë mbaruar shkollimet në Kosovë, kanë mësuar në gjuhën serbe, edhe tani disa shkollohen në pjesën Veriore të Mitrovicës në gjuhën serbe. Nëse shpërngulën nga Sanxhaku, shumica shkojnë në Bosnje, numër i vogël në Maqedoninë Veriore, por mjerisht në Kosovë jo, së paku unë nuk kam dëgjuar as lexuar asnjëherë.Përjashto Prof.Dr.Ali Zatriqi.

1.- Dr. Nuradin Ašćerić, 73 vjeç, i lindur në fshatin Sllatinë, Komuna e Novi Pazarit, jeton në Sarajevë, me të cilin njihemi nga viti 1980, kur edhe e vizituam bashkë fshatin e dajve të tij, Škrijelje ( Shkreli), në Peshter të Sanxhakut. Atëherë ende të moçmit flisnin shqipen, tani mund të numërohen me gishta shqipfolësit!

Në pyetjet e mia: Unë:- A ka mundësi të rikthehen shqiptarët e Sanxhakut në rrënjët e tyre dhe të shkollohen në gjuhën shqipe?

Nuradin: Po, si jo, nëse gjenden aktivistë të interesuar, të cilët duan të punojnë…

2.- Husein Habibović, prof. 82 vjeç, veteran i arsimit, botues i librit të shkëlqyer “Gluhavica kroz vekove” Shqip-“ Glluhavica gjatë shekujve”.

Lindur në Glluhavica eTutinit, jeton në Novi Pazar.

Unë: A është e mundur ri-kthimi i shqiptarëve në rrënjët e tyre dhe shkollimi i gjeneratave të reja? Husein:- Sumnjam – Dyshoj.

3.- Mr.Naser Bakiç nga fashti Devreće e Tutin-it, 42 vjeç, i cili ka punuar në arsim disa vite dhe ka botuar librin me vlerë të madhe: ,,Dodir Sandžaka”, (“Prekja e Sanxhakut”). Ai thotë: Besoj së hapja e ndonjë klase me mësim plotësues në gjuhën shqipe është e mundur, por halli është mungesa e bazës materiale dhe kuadrove të arsimit shqip. Megjithatë, beson se me përkrahjen e popullit të Sanxhakut dhe të Kosovës gjithçka është e mundur.

4.- Adnan Kahrović, 38 vjeç, nga Crkvine e Tutin-it, në pyetjen time rreth shkollimit shqip, ai thotë:- Këtë çështje është mirë ta bisedoni me kryetarin e Partisë SAD, Dr. Suljejman Ugljanin.

5.- Mr. Izudin Ašćerić, 27 vjeç nga fshati Gluhavica, mësimdhënës në Gjimnazin e Tutin-it, thotë: Nëse populli e kërkon, beson se nga ana e pushtetit të komunave, nuk duhet të ketë pengesa, sepse në Serbi, ka shkolla shqipe, në Bujanoc, Preshevë e Medvegje.

6.- Sabahudin Džanković, 52 vjeç, nga Smoluće e Tutinit. Ai thotë:-Unë jetoj në Frankfurt të Gjermanisë, sikur të kishte ndonjë shkollë shqipe me mësim plotësues, diku afër meje, unë do i dërgoja fëmijtë e mi të mësojnë shqip.

7.- Ramo Zeković, 79 vjeç, nga Leskovik i Tutin-it. Jeton në Novi Pazar. Ai thotë: -Sikur të hapej ndonjë shkollë shqipe në Novi Pazar, do i dërgonte nipër e mbesa të mësojnë shqip.

8.- Ešref Ahmetović, 52 veç, nga fshati Košutovo e Tutin-it, dikur, thotë ai, kishte 124 shtëpi, të gjithë të fisit Kelmendi. Dajtë i kam të fisit Hot-i, askush më nuk dinë të flasin shqip. Ai tani jeton në Košutovski Most, të Novi Pazar-it. Ai thotë:-Nuk di kush mund ta hap ndonjë shkollë shqipe këtu?
9.- Asmir Hamidović, nga Tutin-i, në pytjen time rreth shkollës shqipe, ai thotë:- Çfarëdo iniciative që merr miku i tij, gjegjësisht, edhe imi, Naser Bakić, do e përkrahu dhe i qëndroj prapa.

/bota sot/

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Kisha Greke dhe nazistët Gjermanë janë bashkëautorë të genocidit Grek 1944-1945 ndaj Shqiptarëve të Çamërisë

28 Qershor, 2025
Pagat në Sanxhak janë 200 euro më të ulëta se mesatarja në Serbi!

Pagat në Sanxhak janë 200 euro më të ulëta se mesatarja në Serbi!

28 Qershor, 2025
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe roli i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organizimin e popullit shqiptar, për realizimin e bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë

Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe roli i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organizimin e popullit shqiptar, për realizimin e bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë

27 Qershor, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Përfaqësuesit e popullit Shqiptar në Trojet Shqiptare duhet të bashkëkuvendojnë mes tyre me program kombëtar.

26 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In