Me respekt sot përkujtojmë 39 vjetorin e viktimës së parë të terorit të UDB-së në Perëndim
DËSHMOR I KOMBIT SHQIPTAR DHE USHTAR BESNIK I IDEALIT TË SHQIPËRISË ETNIKE
VEHBI IBRAHIMI 23.5.1938 në Uglar- Gjilan- 10.10.1981 në Bruksel-Belgjikë)
Dëshmori dhe atdhetari nacionalist, antikomunisti Vehbi Ibrahimi, në vitet e `70-ta punonte si gjellëbërës në hotelin “Breitenhof”, në Thiersse, Austri, vend malor turistik, diku nja 7 km nga Kufstein i Austrisë.
-Me Vehbiun për herë të parë jemi takuar-njohur në vitin 1970 në Kufstein-Austri…
-Vehbiu i ndjerë në Kosovë ishte themelues i shoqërisë “Ismail Qemali”, diku nga vitet e `60-ta. Më 1969, kalon në Austri, gjithnjë duke punuar në shërbim të çështjes shqiptare, i cili veprimtarinë e vet në Belgjikë e ka vazhduar edhe pas largimit nga Austria me 1973. Në mbledhjen e mbajtur më 18.06.1977, në Bruksel nënshkruhet Marrëveshja e bashkimit të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, Lidhjes së Vardarit, Lidhjes së Prizrenit – Dega në Francë dhe Shoqërisë Demokratike Shqiptare “Ismail Qemali”. Nga ky bashkim është vendosur që organizata të quhet, ORAGANIZATA KOSOVARE REVOLUCIONARE NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTAE- (O.K.R.N.D.SH.), ndërsa pas dy vjetësh në Frankfurt, më 15.04.1979 Vehbiu zgjidhet nënkryetar i Komitetit Qendror të Besëlidhjes. Që nga kjo datë përsëri organizata u emërua me emrin e vjetër të Besëlidhjes (B.K.D.SH), kryetar i së cilës ishte zotni Emin Fazlija, i njohur me pseudonimin Arben Kosova e më vonë Emil Kastrioti. Emini ishte një veprimtar dhe patriot i pa lodhur, i burgosur politik, ku nga gjyqi ushtarak i Kroacisë në Zagreb, më 1960 dënohet me 8 vjet burg dhe bashkë me të dënohen edhe disa shokë të tij shqiptarë…
Në Frankfurt të Gjermanisë me 14 maj 1981 u plagos rënd Rasim Zenelaj, antar i Besëlidhjes,i cili sot e asaj dite është i pa lëvizshëm, vrasesja me porosinë e UDB-së jugosllave (Zorica Aleksiq) u kap nga policia gjermane dhe u dënua me 7 vjet burg, i mbajti 5. Vetëm pas 5 muaj vritet Vehbi Ibrahimi…
P.S: Mbi plisin në kokë të Vehbi Ibrahimit, shihet parulla në gjuhën gjermane ku shkruan:
“Ne kërkojmë liri për 1500 të burgosurit shqiptarë në burgjet e Jugosllavisë.”
Diskutim rreth këtij postimi