Dardania Press
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Diaspora

NËNDEGA E LDK NË OBERBAYERN PËRMBYLLI PROCESIN ZGJEDHOR NË GJERMANI

      Mërgata shqiptare është anashkaluar ndër vite, nga lidershipi qendror në Kosovë. Por, kohëve të fundit ka një qasje ndryshe.

29 Nëntor, 2023
in Diaspora
23 1
0
NËNDEGA E LDK NË OBERBAYERN PËRMBYLLI PROCESIN ZGJEDHOR NË GJERMANI
27
SHARES
339
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Rexhep Nikçi, kryetar i Oberbayern / Osman Ferizi, ish-kryetar i LDK-Gjermani
 
 
IDRIZ ZEQIRAJ
 
      Mërgata shqiptare është anashkaluar ndër vite, nga lidershipi qendror në Kosovë. Por, kohëve të fundit ka një qasje ndryshe. Partitë politike kanë shtuar vizitat, sepse, tashmë, janë krijuar mundësitë reale për votimin e shpenguar, më saktë, të besuar të Mërgatës. Janë aprovuar tri mënyra të votimit:
1) Votimi me prani fizike në ambasada apo konsullata;
2) Votimi me postë;
3) Votimi digjital, elektronik.
     Sipas zyrtarëve në Prishtinë, janë zotuar se assesi nuk do të lejohet të abuzohet, si më parë, me votat e mërgimtarëve.
     LDK, për lehtësi organizative, bëri ndryshimin, nga një Degë e LDK për shtet, shtoi dy apo më shumë degë, vartësisht të madhësisë të shtetit. P.sh. Gjermania, nga një degë, tani është ndarë në katër degë.
     Nëndega e LDK-së në Oberbayern, me kryerar Ing. Rexhep Nikçi, magjistër, bëri bilancin e veprimtarive të saj, në bashkëpunim me Shoqatën vendore “Sali Çekaj”, me kryetar Ing. Argent Ferizi; Shoqatën “Sali Çekaj”, me kryetar Saim Tahiraj, në Zvicër; më vonë edhe me Shoqatën “Rugova”, me kryetar Feriz Muriqi, në SHBA; Nëndega e LDK-së në Rugovë; si dhe me Nëndegët e LDK-së në Gjermani dhe humanistë të tjerë. Dhe, në të gjitha veprimtaritë, qoftë të Nëndegës, qoftë të Shoqatës, nismëtar dhe koordinator ka qenë kryetari i Degës të LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi.
     Rendisim vetëm disa nga projektet, veprimtaritë, në mes të dy kuvendeve, të karakterit humanitar, kulturor, sportiv; shënimin e ngjarjeve historike, akademitë përkujtimore; turnire sportive dhe të tjera, të realizuara nga Nëndega në fjalë, në bashkëpunim me shoqatat dhe nëndegët tjera simotra, që shpalosi veprimtari i hershëm dhe shoku i armëve i Sali Çekaj, Osman Ferizi:
     “Financimin për shërimin e invalidëve; të sëmurëve kronikë; ndërtimin e shtëpive të ish-luftëtarëve dhe varfanjakëve, në Kosovë dhe jashtë saj, në Etnikumin shqiptar; ngritja e Kompleksit Memorial “Ibrahim Rugova”, kulla dhe shtatorja e Presidentit, në Malaj të Rugovës; bustin i heroit Sali Çekaj, në fshatin e lindjes, në Broliq, të Deçanit; bustin e heroit, kapiten Adem Ukëhaxha, në Deçan; shtatorën e heroit Rrustem Bruçi, në Pejë dhe, së fundi, shtatoren e heroit Smajl Hajdaraj, në Pejë dhe kontribute të tjera, – deklaroi ish-kryetari i LDK-së, në Gjermani, Osman Ferizi”.
     Profesori, studjuesi arbresh, Kruno Kërstiç, është vazhdues i misionit të bashkëkombasit të tij, Jeronim De Rada. I lindur dhe i rritur në komunitetin e mërgatës arbreshe, në Zarë të Kroacisë. Shoqata “Sali Çekaj” në Gjermani e Zvicër, si dhe Nëndega e LDK-së në Oberbayern, me kërkesën e Shkollës me emrin “Kruno Kërstiç” dhe të komunitetit arbresh të Zarës, për përjetësimin në një bust bronzi të Profesorit në fjalë,  vendosi ta financojë dhe e realizoi ngritjen e bustit, që shpërfaqet në këtë fotografi.
Busti i Profesorit arbresh, Kruno Kërstiç (1905-1987), në Zarë të Kroacisë
     Nëndega e Oberbayern-it, me kryetar magjistër Rexhep Nikçin, ka kontribuar në hapjen e Ekspozitës për heroin Sali Çekaj, të përgaditur nga historianët Dr. Sadik Krasniqi dhe magjistër Besnik Rraci, të skspozuar në Muzeun Historik të Kosovës dhe në disa shtete e qytete të Evropës; të Ekspozitës fotografike për luftën e Sanxhakut, të përgaditur nga Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, me seli në Gjilan, përkatësisht, kryetari i saj Ismet Azizi dhe nënkryetari Ali Daci, rozhajas. Organizimin e Simpoziumit për grupet e para guerile të Kosovës, për luftëtarë e komandantë të dëshmuar, të organizuar në Pejë.
     Vizitat e organizuara në varrezat e dëshmorëve, sidomos nderimi i komandantëve, të oficerëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së, të listuar dhe të ekzekutuar, në fshehtësi e pusira, gjatë dhe pas luftës, me urdhër të -SHTAB-it të LPK-së, respektivisht, të PAN-it-. Dhe, familjet e të cilëve u akuzuan, u injoruan dhe u luftuan, duke i lënë në harresën e pushtetit kriminal të PAN-it, pa asnjë përkrahje e përkujdesje, edhe fëmijtë bonjakë, jetimër të tyre! Ja, deri ku arrinë urrejtja, mëria, krimi ndaj veprimtarëve dhe luftëtarëve FARK-istë heroikë luftëbërës, që nga ministri i Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe oficerët e ushtarët trima të tij.
     Një meritë të madhe e fisnike, e ka kryetari i komunës të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Si ish-i burgosur politik dhe pjesë e luftës për liri, ai nderon dhe përkujdeset, maksimalisht, për bashkëluftëtarët e tij. Lokacionet për vendosjen e disa shtatoreve në qytetin e Pejës; vënia në dispozicion të sallave për Akademi Përkujtimore; shënimin e ngjarjeve historike, të organizuara nën patronazhin e kryetarit Muhaxheri.
     Hapja dhe asfaltimi i rrugës dhe rregullimi i sheshit, me shkallarët ulëse, para kullës në fshatin e origjinës të Familjes Rugova, në Malaj, janë dëshmi vetëfolëse e bashkëpunimit të sinqertë të kryetarit Gazmend Muhaxheri me Mërgatën. Përkushtimi i tij, për të nderuar e respektuar heronjtë e kombit dhe veprën e tyre madhore, flijimin për lirinë e Atdheut-Kosovë, tashmë, është sa lëndor, aq edhe admirues.
     Nëndega e LDK në Oberbayern (Bajerni i Epërm), pjesë e Degës të Bavarisë, në Kuvendin e 10-të të radhës, e përmbylli me sukses procesin zgjedhor në Gjermani. Kjo Nëndegë zgjodhi kryesinë e saj të vullnetshme dhe përkushtuese, për të kryer detyrat që parashtron LDK-ja dhe shteti i Kosovës, për bijtë e saj mërgimtarë, por, gjithnjë, me mendje dhe zemër në Atdheun e origjinës.
     Kuvendi i 10-të zgjodhi Kryesinë e Nëndegës të LDK-së, për Oberbayern:
Ing. Rexhep Nikçi,  kryetar,
Naim Haxhijaj,       nënkryetar,
Afrim Mulaj,           nënkryetar,
Xhevdet Muriqi,      nënkryetar,
Hajzer Gashi,           sekretar,
Zymer Sefaj,            zv.sekretar,
Naim Fetahu,           anëtar,
Osman Ferizi,            “
Shemsedin Haziri      “
Shaqir Zeqiraj,           “
Skënder Gashi,           “
Gazmend Dashi,         “
Argent Ferizi,              “
Arlind Muriqi,             “
      Anëtarët (delegatët) e Kryesisë për Degën e LDK-së të Bajernit:
Gazmend Dashi,
Xhemshit Tafa,
Osman Ferizi,
Afrim Mulaj,
      Në Kuvendin e 10-të të LDK-së, kryetari me mandat të vazhduar, Lumir Abdixhiku, është zotuar për rrugën rugoviane të partisë. Parimet bazë të LDK-së rugoviane, kanë qenë dhe duhet të rikthehen dhe të lëndëzohen e praktikohen, në jetën e partisë: Liria, demokracia, barazia, votimi i shpenguar-i fshehtë dhe debati i lirë e demokratik, si premisë për begatimin e partisë dhe fitoren e LDK-së.
     Të bashkuar, me hapa të sigurtë, për ta bërë LDK-në, sërishmi, kryezonjë në Kosovë.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Gjeneva dhe Brukseli do të marshojnë së bashku për drejtësi më 30 gusht

Gjeneva dhe Brukseli do të marshojnë së bashku për drejtësi më 30 gusht

19 Gusht, 2025
Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

19 Gusht, 2025
Besnik Bislimi takon krerët politik të shqiptarëve në Serbi!

Besnik Bislimi takon krerët politik të shqiptarëve në Serbi!

18 Gusht, 2025
O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

16 Gusht, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In