Me këtë rast dr. Sulejman Uglani, lider i pa konsetueshm në Sanxhak për më tepër se tre dekada , shkruan në profilin t e tij në facebok:
“Sanxhaku iu takon shqiptarëve poashtu sikurse boshnjakëve, si dhe i të gjithë qytetarëve të tjerë të Sanxhakut. Vlera e Sanxhakut është në unitetin e diversitetit, në të cilin toleranca ndëretnike, kulturore, fetare është vlerë tradicionale.
Në ceremoninë e hapjes, të pranishmëve u kujtova disa fakte, kur të vizitoni Peshtërin do të shihni mijëra varre me emra dhe mbiemra shqiptarë.
Ideologjia e Serbisë së Madhe ka persekutuar sistematikisht si boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut për më shumë se 100 vjet.
Ata shqiptarë që mbijetuan në Sanxhak janë shumë të vetmuar dhe për ta kjo ngjarje është një ditëlindje e re.”
Diskutim rreth këtij postimi