LDK gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor ka përdorë një lloj sllogani se “zgjedhjet janë festë në LDK-së ” dhe “Rruga e Re”por pak kund kemi pa kundërkandidat në degë apo nëndegë dhe kjo e ka zbehur festën, pa nji analiz të humbjeve të 14.02.2021, pa reforma të mbrendshme,pa pajtim dhe bashkim nga të larguarit,pa distancim nga peletrimet më element të SHIK-së, pa u distancuar nga pazargjitë që e bënë Hashimin President në këmbim të pozitave,më nji Mergat të pa integruar në struktura vendim marrëse.Tash me 19.nëntor 2023, kur mbahet Kuvendi Qendror i LDK-së, një veprimtar dhe kuadër i dëshmuar në Dardani Dr. Faton Bislimi, ka shprehë vullnetin që të sfidohet në kuti atë ditë për të parin e LDK-së. Realisht, ky vendim i Fatonit është festë për LDK-në dhe shihet ndryshe veç nga ata që kanë interesa dhe agjendë tjetër jashtë interesit kombëtar të LDK-se.
Faton Bislimi ishte figura qendrore në sytë e publikun në kohën sa shërbeu si Deputet i LDK-se në legjislaturën paraprake. Nëse keni dëgjuar fjalimet e tij në parlament ose paraqitjet brilante nëpër TV thujse çdo ditë, keni parë një shembull të një politikani që ofron njerzë,ofron zgjidhje dhe kauzë.
Fatoni ishte i vetmi që qysh atëherë edhe publikisht kishte ngritë zërin për ndryshimet që duheshin bërë në LDK që të mos na ndodhte 14 shkurti. Zëri i tij e disa nga ne tjerët nuk u dëgjua atëherë dhe pësuam. Uroj që kjo te mos na përsëritet sepse rrezikohemi nga grupe dhe klane tjera për kapjen e LDK-së që do na qoi në theqafje si platformë Rugoviane.
Sa për aktivitetin e Fatonit për Kosovën dhe kombin shqiptar, veçanerisht në SHBA, s’kam cka flas pos te them se, a mund të ma gjeni një politikan tjetër të Kosovës që ka kontaktet, respektin dhe përvojen me Washingtonin sikur Fatoni? Prej Presidentit Biden, tek Senatorë e Kongresmenë (disa që ishin kyç për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës si DioGuardi, Lantos, Gilman, Hyde, Schumer, McCain… e shume e shumë të tjerë).
Njeriu ynë që ishte i ftuar në inagurimin e Presidentit Biden, njeriu ynë që në secilën kancelari të Washingtonit botës demokratike e ka deren çelë, mirëpritet e besohet, është vlerë kombëtare. Për LDK-në është aset i pakrahasueshëm.
Konkurrenca ,gara, vota e fshehtë,debati, ballafaqimi i alternativave janë sharmi i demokracisë kur janë fer! Por, edhe në këtë situate, kandidimi i Fatonit Bislimit është vlerë për LDK-në dhe demokracinë dhe zbukuron këtë festë!
Uroj që gara të jetë fer, pa ndikime e pa dirigjime, të lihet në vullnetin e çdo delegati të paktën ngase e barabartë s’është asnjëherë kur njëri kandidat është në pozitë dhe kontrollon strukturat aktualisht e tjetri jo. Dhe në fund cilido nga kandidatet të zgjidhet kryetar duhet që urohet dhe të punohet bashkarisht.
PS. Në fund po e prezentoi Çertifikaten Kongresiale të ndarë HEROIT SALI ÇEKAJ, ku është ngrit flamuri Amerikan mbi Kapitol Hill në nderim të heroit, kjo ishte merit e lobimit dhe besimit nga Kongresi nga lobimi dhe besimi i dr. Faton Bislimit, edhe kosto e paguar zyrtarisht nga dy Shoqatat “Sali Çekaj”.
Duaje të vërteten dhe fale gabimin. Volteri.
Më respekt
Osman Ferizi- ish kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani nga (2018-2023).
14.11.2023.
Diskutim rreth këtij postimi