Zoti Escobar, “70.000 serb na qenkan ne veri”, sa shqiptar na qenkan ne Dardaninë Lindore, nese e keni bërë regjistrimin e sakt
Bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe për te cilin Serbia këmbngul duke u thirrur në një marrëveshje e nenshkruar nga ish udhëheqësit shtetëtor, Hashim Thaqi dhë Isa Mustafa të cilet nuk ishin të kujdesshem, ose ishin nen ndonjë presion apo shantazhim.
Një marrëveshje e tillë, asesi nuk e mbyllë një kapitull tragjik të marrëdhënieve armiqësore ne mes të dy popujve me shekuj të hasmuar të provokuar nga Serbia e cila, duke i përzërë shqiptarët më dhunë dhë gjenocid nga trojet e tyre shekullore, e njejta me kësillojë kërkesash e ultimatumesh e cila thirret në ato marrëveshje, nuk jan dhë nuk mund të pranohen nga populli shqiptar i Dardanisë dhë i gjitha trojeve etnike sepse, përseri po tkurrën tokat e lara me gjak i cili ende nuk është tharë nga lufta e fundit e vitit 1999.
Marrëveshjet, zakonishtë e kan për qellim paqën dhë krijimin e marrëdhënieve normale afatgjate ne mes të dy popujve, duke i kërkuar agresorit qe t’i kërkojë falje, ne ketë rast, Serbia Dardanisë dhë të zotohet se do ket njohje reciproke dhe marrëdhënie normale pa ndërhyrje ne punë të brendshme të njëra tjtres duke i respektuar dhë garantuar të drejtat e minoriteteve nga të dy palet reciprokishtë dhe e drejta për t’u interesuar për të drejtat nacionale, kulturore, në bazë të kushtetutave të dy palëve konform Konventave Ndërkombëtare për të drejtat e minoriteteve.
Deklarat e zavendës Sekretarit te Shtetit, Gabriel Escobar rreth Asociacionit i cili deklaron sot se: Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet dhë do të krijohet, pra, në mënyrë ultimative, duhet dhë do të zbatohet?!
Vërtetë, është një arrogancë diplomatike e cila, merret edhe me statistika te pa qena kur zotëriu pa e matur fare se qka flet, duke u shprehur se ne veri popullata prej 70.000 serbësh janë sfidë dhë qendër e tensioneve dhë konflikteve, pa u lëshuar se kush po i detyronë, organizonë, armatos dhë komandon qe të vijë deri të një konflikt, prandaj, duhet ushtruar trysni ndaj viktimës, shqiptarëve dhë udhëheqjës së sajë, duke anashkaluar agresorin edhe të këtyre momenteve kur i shjruaj këta rreshta dhe, gjenocidin e ushtruar ndaj këtijë populli e shteti i cili derdhi gjak për të jetuar i lirë dhë pa kurfar tutorizmi armiqësor i një armiku shekullor.
Jo, zotri Escobar, nese një marrëveshje e gabuar dhe e dëmshme për një popull enenshkruar në qfardo rrethanash e cila nese analizohet sinqerishtë, nuk garanton paqë dhë marrëdhënie ne mes të këtyre dy shteteve, posaqërishtë kur kemi të bejmë më një shtet i cili, i frustuar nga urrejtja patologjike, të cilën më se miri e shprehu para mysafirit të lartë evropian, krimineli Vuqiq para syve dhë veshëve tuaj këtë e shprehë hapur, ku është logjika dhë strategjia, siq e quani ju afatëgjate të normalizimit të marrëdhënive afatgjata qe, askush nuk mund të garantojë një gjë të tillë.
Populli shqiptar, as qe duhet e as qe do ta pranojë një shtet brenda shtetit ose edhe mbi shtetin nga një pakicë prej as 4% të popullatës shumicë.
Mos te tregohi aq naiv sa qe nuk e kuptoni se ku janë qellimet e Serbisë, anipse shumë hapur deklarohet se, kurrë nuk do ta njoh Dardaninë, se, kjo është zemra e Serbisë, pra, pretendime te hapura teritoriale për pjesen më vitale me resurse dhë pasuri nentokësore, qe, nuk bëhet fjalë për pakicën serbe por për teritore.
Nuk ka dhë nuk duhet te ketë asociacion një etnik në një shtet multietnik i cili, për t’u pranuar ndërkombëtarishtë shteti i Dardanisë, u kushtëzue qe të krijohet shteti ku përfshihën pakica e minoritete të cilat në vendet tjera të Evropës dhë botës, as qe mund të përfshihën si popuj shtetformues.
Zoti Escobar, sa duket nuk është në një vijë me Presidentin Biden dhë Senatorin Bob Menendez, njëherit edhe Keyetar i Komitetit pëf Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan i cili para mergimtarëve shqiptar, u deklarue kundër mu për arësyet të cilat ia spjeguan atijë sepse po krijohet një Republikë serbe në një shtet sovran, pastaj shkëputje dhe bashkim me Serbinë duke i marrë me vete pasuritë marramendëse për te cilat edhe Evropa e kishte synimin e mbajtjës nen kontrollë dhë ne shfrytëzim deri për 99 vite.
Zotëri, nese këmbëngulni në këtë krijësë, me keqardhje me duhet t’ua them se, as udhëheqja shtetëtore e as populli një gjë të tillë nu do ta pranojë sepse, në vendë të paqës afatëgjatë, ju po ua kërkoni robëri dhë luftë afatëgjatë ne mes te këtyre dy popujve.
Pra, nese lufta nuk paska përfunduar në vitin 1999, athere, ajo vazhdon që definitivishtë të përfundohet por, asesi nuk do të pranohet kurfar shteti mbi shtet me pretendime teritoriale gllabëruese pa marrë parasyshë se kush qendronë prapa Serbisë, Rusia apo Amerika.
Patrick Henry do të thoshte: “Give Me Liberty Or Give Me Death”( “Ma jep lirinë ose ma jep vdekjën”), Rezolutë e sjellur në Asamblenë e Virgjinias në Konventen e Richmond me 23 Mars 1775 si konkludim të të drejtave të kësajë kolonie.
Prandaj, zotëri, kjo do të jetë përgjigjja e shqiptarëve të Dardanisë, nese ju nuk jeni në gjendje qe Serbinë ta quani me emër e mbiemër, shtet kriminal dhë agresor dhë t’ia ndalni turrin, athere, ku është logjika e mbylljës se murit të rrënuar me një tapetë letre të cilën një erë e lehtë do ta shqyen.
Viktima, populli shqiptar është i mbështetur për muri prandaj, nuk ka rrugë tjetër, pa marrë parasyshë se kjo është edhe intenca e Rusisë qe, sipas kësajë i bie se, ne shqptarët do të vijmë në shrehje, kur të zgjidhën të gjitha problemet e botës
Nese, “ 70.000 serb” sipas statistikës suaj, po na sjellkan konflikte, qka mendoni ju zotëri për 2 milion shqiptar të Dardanisë dhë afro 20 milion të shpërndar nepër shtetet ballkanike do të rrijnë duarkryq?!
Me siguri se jo, prandaj, marrëveshjet e dëmshme, qofshin ato edhe ndërkombëtare, nuk është e thenun se duhet të respektohën dhë zbatohën.
Nuk do të jetë kurfar befasie nese Parlamenti i Dardanisë sjellë Rezolutë ku do të suspendohën të gjitha Marrëvedhjet Ndërkombëtare të nenshkruara nen presione e shantazhe pas shpalljës së pavarësisë së Dardanisë, për qka edhe duhet të debatohet, analizohët, vlerësohet dhë vendoset se, vendime të këtilla të nenshkruara nga ish udhëheqës të papergjegjshem, ta dalin para drejtësisë.
Nenshkruesit e këtyre marrëveshjeve, duhet të ndjeken penalishtë duke i karakterizuar edhe si tradhëti ndaj atdheut dhë të ndermirrën masa sipas Kushtetutës para të cilës e kan dhënë betimin.
Kryeministri Kurti, si pergjegjës për udhëheqjen e dialogut Dardani-Serbi, duhet definitivishtë t’i kërkojë Deputeteve qe një
asociacion i tillë mos te nenshkruhet, ndërsa, si Kryetar i Qeverisë, duhet ta zbatoj vendimin e përfaqësuesëve të sovranit, për nji shtet të pavarur sovran e demokratik me shtrirjen e autoritetin në tërë teritorin, të cilën është duke e zbatuar por, ja, qe Serbisë nuk po i konvenojka dhë për habinë, Evropë dhë Amerikë, po i dalin krah, nese nenkuptohet qe zoti Hill dhë Escobar, flasin nëëmër të kësajë të fundit.
Për një shtet të lirë të qkeputur përjetësishtë nga Serbia, shumë martir e hero, ranë në altsrin e lirisë të cilet e lan amanetin e tyre te cilin populli shqiptar duhet ta qojë në vend, pa marrë parasyshë qmimin. Për liri, nuk ka qmim.
Kushdo tjetër qe është i gatqem të nenshkruaj një dokument të tillë, do ta pret gjyqi i popullit.
Nuk mund te lejojmë qe te trajtohemi si popull dhe komb i rendit të dytë sepse, nuk jemi te tillë, mjaftë kemi dhënë e sakrifikue për paqën në Ballkan dhë Evropë gjatë gjithë shekujve.
Është një JO e madhe dhë përfundimtare.
Kerkoni të,popujt dhë kombet tjera, të jepin diqka për paqë dhë stabilitet, jo vetem shqiptar.
Zoti Escobar,”70.000 serb na qenkan në veri”, sa shqiptar na qenkan ne Dardaninë Lindore?
Zotëri, kur i degjojë deklarat tuaja dhë të shokut Hill në Beograd, e pyes veten si qytetar i Amerikës dhë si shqiptar nga trungu iliro-dardan se, e nuk është hipokrizi dhë johumane sjellja e juaj ndaj një kombi dhë, populli me kulturë e traditë ndér me të vjetëtit në Ballkan dhë Evropë qe, në vendë se t’i delni në krah si viktimë i masakruar e i poshtëruar nga Serbia të cilës po i rrini afër, duke i harruar viktimat, ndër to mbi 1500 fëmijë, 1600 të fsheur në varrezat madive të Serbisë për të cilat adkush më mirë nek e din se vetë krimineli Vuqiq si minister i informatave në regjimin e Hitlerit të Ballkanit Millosheviq, me qonë ne hamendje se, zotëri, mos iu ka dehë shkivovica serbe sikur Richard Grenelin ose, mos iu kan ofrue edhe juve të bëheni akcionar në minierën më të pasur në Evropë, Trepça po adhtu sikur edhe Grenelit.
Shoku Hill, ju jeni njohës i situatës në Dardani qysh në kohën e Presidentit historik Dr. Ibrshim Rugova të cilit në atë kohë i pate propozuar qe ta pranojë një Autonomi të zgjëruar në kuadër të Serbisë, i cili, më atë butësinë e tijë të një burrë shtetasi të menqur dhë i qetë iu pat pergjigjur: “ Shoku Hill, populli im një status të tillë, kurrë nuk do ta pranojë”, dhë nuk e pranojë.
Në Lahuten e Malësisë të tëMadhit Gjergj Fishta i cili në një vend thotë: “ Trimi i mirë, kurrë nuk ngutet, prej trimërie e jo prej tutët”.
Zoteri diplomat e politikaj evro-amerikan, mjaftë është mjaftë me sjellje, mohuese, denigruese dhë johumane ndaj shqiptarëve.
Për pjesën veriore të Dardanisë, me keqardhje me duhet të theme se, lumi Ibër, në vendë të rrjedhave të ujit të kthjelltë e te pastër nga liqeni i Ujmanit, në mbrojtje të të kësajë pjese të Dardanisë, do të rrjedhë gjak, deri në heqjen qafe të Serbisë nga qafa e shqiptarëve e varur me shekuj.
Për hatër të asnjë miku, kurrë nuk do ta pranojë robërinë për te jetue nen diktatin serb, qoftë ajo edhe Amerika.
Hafiz Shala,
New York,
2 dhjetor 2022
Diskutim rreth këtij postimi