Dardania Press
E martë, 24 Shkurt, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Gjeopolitikë

Zgjidhja e presidentit nga populli e drejta e mohuar e qytetarëve të Kosovës

Zgjidhja e deritashme e presidentit  në Kosovë nga ana e deputetëve në parlament, nuk është në favor të demokracisë pluraliste, sepse iu mohohet qytetarëve që ata ta zgjedhin me votën e tyre drejtpërdrejt, andaj është koha e fundit që në skenën politike të Kosovës të diskutohet një ide e tillë, duke respektuar vullnetin e popullit si në vendet me traditë demokratike

24 Shkurt, 2026
in Gjeopolitikë, Vështrime
13 1
0
Zgjidhja e presidentit nga populli e drejta e mohuar e qytetarëve të Kosovës
16
SHARES
195
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Kosovë me 28 dhjetor 2025, temë e ditës në skenën politike është zgjedhja e presidentit/tës, sepse afati për të vendosur për kandidatin përkatës është data 4 mars. Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Por, në sajë të rrethanave egzistuese në skenën politike në Kosovë, dhe animozitetit nga ana e opozitës ndaj shumicës parlamentare, ka gjasa reale të dështoj  për zgjedhjen e presidentit brenda afatit të paraparë, sipas Kushtetutës. Dhe nëse një dështim i tillë ndodhë vendi do të shkojë  në zgjedhje të parakohshme, që nuk është në favor të qytetarëve dhe demokracisë parlamentare.

Heshtje për idenë që presidenti të zgjidhet nga populli

Kujtojmë se në vitin e shkuar, pas një takimi që pati zhvilluar me partitë politike  presidentja Vjosa Osmani pati deklaruar se zgjidhja me e drejtë  është zgjedhja e kreut të shtetit drejtpërdrejt nga populli. Ishte ky një propozim i qelluar për të eliminuar dilemat e përkrahjës nga ana e deputetëve në kuvend për presidentin e ardhshëm. Por, nga ai takim e deri më tash opinioni  nuk ka pasur ndonjë informatë së çka është punuar  në këtë drejtim. Ndërsa heshtja e partive politike për një nismë të tillë, dëshmon se ata ende nuk janë të përgatitur të vendosin për një çështje e cila është në favor të demokracisë pluraliste.

Të vendosin qytetarët e jo deputetët

Pasi për zgjedhjen e deputetëve vendosin qytetarët, nuk ka asnjë pengesë objektive që edhe presidenti të zgjidhet nga populli. Një vendim i tillë  do të ishte në favor të demokracisë, andaj kjo çështje është dashur të trajtohet më herët nga aktorët e skenës politike në Kosovë. Pa marrë parasysh se egzitojnë pengesa qoftë nga kushtetuta dhe mbeshtetja e komunitetit serb, kjo çështje ka merituar të debatohet, pa komplekse sepse imazhi pozitiv i Kosovës me ligjin zgjedhor  do të duhej të plotësohej me zgjedhjen  e presidentit nga qytetarët në vend të deputetëve, sikurse është bërë praktike deri me tani.

Ndryshimi i votimit të presidentit duhet kuptuar si proces në avancim të demokracisë, sikurse veprohet në vendet me traditë demokratike. Presidenti i votuar nga populli, nuk do të kishte obligim ndaj partive politike, sepse ai është produkt i votes popullore  nga del se do të ishte mbi partite politike në favor të integritetit e sovranitetit të Kosovës. do të ishte komod ndaj subjekteve politike. Është çështje tjetër së kandidimi i presidentit do të mbeshtetët nga parti të ndryshme politike, qofshin nga pozita apo opozita, dukuri e cila është e njohur në demokracinë pluraliste.

Populli peng i partive politike 

Moszgjedhja e presidentit nga populli  deri më tash pengohet nga partitë të cilat duan të përfitojnë  nga pazaret politike, si individë apo klanet  e tyre.

Në këtë aspekt duhet të marrim shëmbuj pozitiv  nga fqinjët ku presidentin e zgjedhin nga populli si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.  Ndërsa përjashtim në këtë drejtim paraqet Shqipëria, e cila vuan ende sot nga marrëveshja Berisha-Rama(2008) si për ligjin zgjedhor dhe zgjedhjen e presidentit. Andaj ka ardhur koha që edhe në Kosovë qytetarëve t´ iu mundësohet të zgjedhin vet presidentin  e jo  të jenë peng të deputetëve të partive politike në kuvend.

Nuk ka dilemë se ata të cilët i frigohen popullit do ta pësojnë prej tij, sepse vullneti dhe preferenca e votuesve është çështje  e tyre personale  e jo mundësi e mohuar si deri më tash nga ana  e partive politike.

Presidenti në dy mandate

Në sajë të përvojës përvojes pozitive të vendeve  me traditë demokratike presidenti i zgjedhur do të kishte mundësi të rizgjidhet edhe për një mandat, pra në dy mandate, një veprim i tillë do të ishte në favor të demokracisë dhe të qytetarëve të Kosovës.

Në rastin konkret  presidentja aktuale e Kosovës znj. Vjosa  Osmani  do të ishte  udhës që të mbeshtetej edhe për një mandat të dytë  nga shumica aktuale parlamentare, por edhe nga deputetë të tjerë në kuvend.

Presidentja Osmani e meriton mandatin e dytë

Duke marrë parasysh se në sajë të kushtetutës  në sallë duhet të jenë 80 deputetë, nuk do të thot se ata janë të obligueshëm për ta votuar, por mjaftojnë që të jenë në sallë, sepse për votim mjaftojnë 61 vota për ta zgjedhur presidentën, ku numri i votave të  tilla të deputetëve janë nga shumica parlamentare.

Ndërsa duke parë angazhimin, qendrimin dhe guximin  e shprehur deri më tash në mbrojtje të sovranitteit e integritetit të Kosovës ajo meriton të rizgjidhet për presidente, sepse për momentin ajo është kandidati ma i përshtatshëm dhe e kryen këtë funksion ma mirë se askush tjetër.

(Shkurt  2026)

Tags: Nail Draga

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Zgjidhja e presidentit nga populli e drejta e mohuar e qytetarëve të Kosovës

Zgjidhja e presidentit nga populli e drejta e mohuar e qytetarëve të Kosovës

24 Shkurt, 2026
Dokumenti që paralajmëroi spastrimin: “Instruksionet” e 20 dhjetorit 1941 dhe hija e tyre mbi Sanxhakun

Dokumenti që paralajmëroi spastrimin: “Instruksionet” e 20 dhjetorit 1941 dhe hija e tyre mbi Sanxhakun

23 Shkurt, 2026
Spastrimi i heshtur: Si u zbraz Sanxhaku dhe Kosova drejt Turqisë

Spastrimi i heshtur: Si u zbraz Sanxhaku dhe Kosova drejt Turqisë

23 Shkurt, 2026
NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

23 Shkurt, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In