Dardania Press
E premte, 9 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

Zbehja e fuqisë politike të Vuçiqit në Kosovë, nuk po kryejnë më “punë” as lajmet e rreme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është një prej personaliteteve politike të Serbisë që më së miri e di realitetin në lidhje me Kosovën dhe më së paku e pranon. Por, kësaj të fundit duket se po i vie fundi dhe e ka kuptuar me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

13 Janar, 2022
in Vështrime
27 1
0
Zbehja e fuqisë politike të Vuçiqit në Kosovë, nuk po kryejnë më “punë” as lajmet e rreme
32
SHARES
397
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Elvinë Sefiu

Bëri më së shumti zhurmë dhe nuk arriti të bëjë asgjë prej atyre që do të dëshironte.

Këtë fuqi politike duket se po e humbë çdo ditë e më shumë, dhe tani nuk po kryejnë punë as lajmet e rreme të medieve të caktuara serbe që veprojnë në Kosovë.

Nuk do shumë mend të dihet se për cilat (portale kryesisht) është fjala, pasi shpërfaqën publikisht në reagime të institucioneve që demantojnë raportimet e këtyre mediumeve.

Me të freskët e kemi rastin e raportimit të portalit serb që vepron në veri të vendit, kosovo-online, në lidhje me zhvillimet e fundit në veri.Policia e Kosovës u detyrua disa herë radhazi të demantojë raportimet e tyre, që po i shërbenin vetëm direktivave të Beogradit.

Lajme të rrejshme pati edhe në ditën kur po zhvillohej një operacion policor në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ku ishin të inkuadruar vetëm zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Institucionet e Kosovës u detyruan të demantojnë portalet serbe në lidhje me pretendimet dhe spekulimet se në këtë operacion janë të involvuara edhe agjensione tjera të sigurisë.

Tendencioz dhe i pavërtetë ishte edhe rasti i raportimit se kinse në Bërnjak është paraqitur një situatë dramatike, ku kinse pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë tentuar të nxjerrin nga vetura një person dhe KFOR-i e ka parandaluar incidentin.

Një informacion i tillë, i pavërtetë dhe tendencioz sigurisht se kishte për qëllim dezinformimin e opinionit, nxitjen dhe krijimin e pasigurisë tek qytetarët dhe plotësimin e ambicieve të orientuara nga politikat e Vuçiqit.

Nga po i njëjti medium u raportua se kinse në afërsi të pikë kalimit kufitar në Bërnjak njësia speciale nga Prishtina ka rrahur tre persona të nacionalitetit serbë.Edhe për këtë institucionet e Kosovës u detyruan të reagojnë, për të demantuar “fantazitë” përmes të cilave sigurisht se Beogradi synonte të destabilizonte edhe më shumë situatën në veri të vendit.

Sigurisht se këto të pavërteta kishin për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët, që prodhoi bllokada disa ditëshe në Jarinjë e Bërnjak.

Dezinformimi dhe lajmet e rrejshme nëpër mediet serbe kanë qenë të pranishme në vazhdimësi.Në shtator të vitit të kaluar u demantuan nga institucionet e vendit edhe disa publikime të pasakta dhe me tendenca dashakeqe për qëllime të caktuara që nuk i shërbejnë ruajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë së përgjithshme për të cilën Policia e Kosovës vazhdon të punojë me përkushtim dhe profesionalizëm.

Bëhet fjalë për informacionet e publikuara në mediat serbe, që sipas tyre, në fshatin Plemetin të Obiliqit ka ndodhur një tentim kidnapimi, ndaj një fëmiu nëntë vjeçar.Zyrtarët policor në prezencën e prindit kishin zhvilluar një bisedë verbale me fëmijën, ku deklarata dhe informacionet e tija ishin kundërthënëse dhe jo kredibile, të cilat ngjallnin dyshime.

Vlen të theksohet se prindi i fëmijës nuk ka qenë i interesuar që të jep deklaratë apo për të iniciuar rast, pasi që edhe ai e kishte kuptuar dhe ngritur dyshimet se një gjë e tillë kishte ndodhur.

Pas verifikimeve në teren dhe shikimit të kamerave nga hetuesit kompetent policor, sipas incizimeve të intervalit kohor të lajmëruar, prej orës 12:30-13:45 kanë kaluar gjithsej 10 vetura dhe asnjë prej tyre, nuk përputhet me deklarimet e fëmijës.

Një prej shumë rasteve është edhe raportimi i rrejshëm dhe jo profesional në lidhje me disa turistë çekë në korrik të vitit 2015.Rasti i vrasjes së dy turistëve çek, të cilit i referoheshin këto mediume kryesisht serbe, ka ndodhur në territorin e Republikës së Shqipërisë, në fshatin Prekal të Shkodrës, e jo në Dukagjin të Republikës së Kosovës, siç potencohej në ato mediume serbe.

Lajmi, qartë ishte i fabrikuar, pasi mediumi serb “Kurir”, për vrasjen e dy turistëve çek, shkruante se ka raportuar Policia e Kosovës, duke e ilustruar edhe kinse me fotografi nga vendi i ngjarjes, ndërsa ngjarja as që kishte ndodhur në Kosovë.

Policia e Kosovës nuk raporton për rastet që ndodhin jashtë territorit të Republikës së Kosovës.Këto janë vetëm disa nga shumë ndodhi që janë pasqyruar jo drejtë nëpër mediet serbe, përmes të cilave Vuçiqi pretendon të mbajë gjallë fuqinë politike në Kosovë.

Lufta kundër lajmeve të rreme duhet të mobilizojë personat kompetentë për të zbehur edhe më shumë këtë “realitet” të trilluar të Vuçiqit, në Kosovë.

Sidomos, në një kohë kur vazhdon presioni për arritjen e një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, dhe kjo e fundit në prag të zgjedhjeve mund ta përdor edhe më fuqishëm këtë proces, siç e ka bërë në vazhdimësi, si “luftë” elektorale për të “mos” hequr dorë prej Kosovës.

Beteja me Serbinë fitohet vetëm atëherë kur qytetari serbë i Kosovës arrinë të besoj në institucionet tona, dhe i kupton drejtë lojërat politike të Vuçiqit, që nuk i kryejnë “punë” tashmë as për të mbajtur pushtetin në Serbi.(Elvinë Sefiu është kryeredaktore në portalin arbresh.info dhe për më shumë se dhjetë vjet ka punuar në medie si gazetare dhe redaktore.)

infosot

Tags: Elvinë Sefiu

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

8 Maj, 2025
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

8 Maj, 2025
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

7 Maj, 2025
Akademi Përkujtimore në nderim të heroit kombëtar Sali Çekaj

Akademi Përkujtimore në nderim të heroit kombëtar Sali Çekaj

29 Prill, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In