Dardania Press
E martë, 3 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Sanxhaku

Xhafer Leci: NATO shpëtoi zhdukjen e 2 milionë shqiptarëve

 Xhafer Leci: ATO shpëtoi zhdukjen e 2 milionë shqiptarëve.

15 Prill, 2022
in Sanxhaku, Vështrime
24 0
0
Xhafer Leci: NATO shpëtoi zhdukjen e 2 milionë shqiptarëve
27
SHARES
343
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në historinë tonë mbi 2 mijë-vjeçare, për herë të parë u ndihmuan shqiptarët e Kosovës, në luftën e vitit 1999.
Pse shqiptarët përherë kanë luftuar, për të tjerët dhe asnjëherë nuk janë ndihmuar, shpërblyer nga ata?!
(Shqipnia  Etnike më 74 mijë  km. katror gjatë Luftës së Dytë Botërore)

Albanski dobrovoljci posmatraju tek oslobođen Novi Pazar
Vullnetarët shqiptarë vëzhgojnë Novi Pazarin e sapo çliruar
– E drejta e autorit: SZ Photo/Süddeutsche Zeitung 1941
Foto e huazuar nga   http://sandzakpress.net
Për bombardimet e NATO, kundër Serbisë pushtuese, disa studiues, si Prof. Dr. Enver Bytyçi, publicisti Idriz Zeqiraj, gazetar profesionist, e tjerë, këtë meritë më së shumti ja dedikojnë aftësive të urtakut, Presidentit Dr. Ibrhim Rugova, vizionar lagpamës, i cili, me mençurinë e Tij, nuk pranoi ta fillonte një luftë të pabarabartë me Serbinë pushtuese, para Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës, në vitin 1991-1992. Këto ishin Republika dhe ushtarakisht ishin më të përgatitura se Kosova, sidomos Kroacia. Rugova e dinte se ne, shqiptarët do ta pësonim keq!
Për pos rezistencës me mjetet paqësore, presidenti  Dr.I.Rugova,arriti një marrëveshje me presidentin e Shqipëri Ramiz  Alinë,për ushtrimet-stërvitjet e dy gruprve  të para ushtarake në Shqipëri me1991.
Pra,Rugova në heshtje përgatitej,që pas shterrjes së bisedimeve me Serbinë pushtuese, për një luftë të aramtosur…
Për çlirimin e Kosovës, UÇK është ngjarja-meritore  më e lavdishme e historisë tonë, përjshto  plaçkitësit e pasurive tona të përbashkëta,cilët fshiheshin pas emblemës së UÇK-së…!
Gjatë historisë mijëra-vjeçare të ekzistencës së vet, në Siujdhesën Ilirike, etnisë shqiptare, i është dashur të përballet me valë të shumta pushtimesh, të cilat, që nga lashtësia parahistorike dhe deri në shek. XX, numërohen 26 syrësh. Por etnia shqiptare, mundi t’i përballojë, këto dyndje pushtuesish të huaj dhe sot vazhdon të qëndrojë më këmbë, falë vitalitetit të saj të jashtëzakoshëm për mbijetesë.
Profesori i nderuar Aleksandër Lambert, i cili i kujton Evropës se duhet të jetë krenare me shqiptarët, për historinë e tyre të lavdishme.
Shqiptarët përherë kanë luftuar dhe kanë dhënë figura-përsonalitete të mëdha, të ngritura në poste udhëheqëse të perandorive, të njohura historikisht për shumë vende të huaja, pushtuese të trojeve të Gadishullit Iiirik- Ballkanit të sotëm, por edhe të disa vendeve,të cilat nuk kanë qenë pushtuese, si Egjipti,Spanja etj.
Nuk jam historian, por e dua dhe lexoj për historinë.
Përpos popullit shqiptarë dhe atij boshnjak musliman, në Sanxhakun e Novi Pazarit, historia nuk njehë të tjera vende, të jenë falënderuar, për të mirat që kanë pasur nga ilirët-shiptarët! Bile, disa as që e pranojnë origjinën shqiptare, si bie fjala grekët, për Marko Boçarin, por duan ta përvetësojnë si personalitet me përkatësi greke!
Lidhjet e mira të cilat i kishte lideri-udhëheqës kryesor i Sanxhakut, Aqif Blyta, merr kontaktet me liderët shqiptarë, si Rexhep Mitrovcën, Xhafer Devën, Pajazit Boletinin, Shaban Polluzhen etj.
Kanë bërë mobilizimin e mbi 3 mijë vullnetarëve shqiptarë nga Kosova, për mbrojtjen e Novi Pazarit, nga sulmet çetnike në vitin 1941.
Populli i Sanxhakut, e njeh si Komandant kryesor Shaban Polluzhën, për çlirimin e Novi Pazarit.
Në shenjë respekti që  ruajnë, për Komandantin hero i kombit, Shaban Polluzha, me  rastin e 71 vjetorit të rënjes së Tij, një delegacion zyrtarë nga Këshilli Nacional i Sanxhakut, kanë vizituar dhe, bërë  homazh te varri iTij në Polluzhë të Drenasit të Drenicës, në shoqërim me Ismet Azizin, profesor, njëherit kryetar i Shoqatës “ Kosova për Sanxhakun“.
Po ashtu, Dr.Sulejman Uglanin, kryetar i SDA, (Partia për Veprim Demokratik), ka vizituar varrin e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe,familjen Jashari në Prekaz të Drenicëc, në shoqërim me Ismet Azizin, profesor, njëherit kryetar i Shoqatës „Kosova për Sanxhakun“. Për këtë vizitë pushteti dhe shtypi serb kanë kritiukuar ashpër…
Në luftën e fundit, në vitet 1990-ta, shqiptarët kanë marrë pjesë, në Kroaci dhe Bosnje, në luftën kundër ushtrisë serbe. Andaj, kroatët dhe boshnjakët muslimanë, u janë mirënjohës shqiptarëve. Me armë dhe logjistikë, thuhet se na kanë ndihmuar shumë, për çlirimin e Kosovës, por nuk kam dëgjuar,apo lexuar të kenë ardhur me luftuar, kundër  forcave serbe, për çlirimin e Kosovës, asnjë kroat e as boshnjak musliman!

Pamje nga mobilizimi për mbrojtjen e Novi Pazarit dhe,fjalimi i Shaban Polluzhës etj.
Foto e huazuar nga http://sandzakpress.net


Pamje nga “Kufiri gjermano-italian në kohën e Luftës së Dytë Botërore
Për kryetar i komunës Crkvine zgjidhet Hasan Bozaj, i cili asnjë fjalë nuk ka ditur serbisht, ka punuar me përkthyes. Ndërsa këtu, poshtë, tek ky burim-çeshme, ka qenë dogana gjermane. Crkvine, gjendet 12 km., nga Tutin-i, rruga që e lidhë me Novi  Pazar-in.
Marrë nga libri: “Gluhavica kroz vekove” -Glluhavica ndër shekuj-Të autorit me origjinë shqiptare-Husein Habiboviç (Shqipnia  Etnike me 74 mijë  km. katror, gjatë Luftës së Dytë Botërore)         Gjermani Wendlingen,14.04.2022

Tags: Ismet AziziXHAFER LECI

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Lavdi për jetë e mot heroit kapiten Adem Ukëhaxhaj – “GURI”!

Lavdi për jetë e mot heroit kapiten Adem Ukëhaxhaj – “GURI”!

2 Qershor, 2025
Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha

TA DUASH KOSOVËN DO TË THOTË TË JETOSH DHE TË VEPROSH PËR TË

30 Maj, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

29 Maj, 2025
Një nder i madh për Kosovën

Një nder i madh për Kosovën

28 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In