Dardania Press
E premte, 9 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

VRASJA E “TË DJATHTËS” DHE HESHTJA E HISTORIANËVE

Editoriali i Revistës Shenja, Shkruan: Ismail SINANI

1 Korrik, 2021
in Vështrime
16 1
0
VRASJA E “TË DJATHTËS” DHE HESHTJA E HISTORIANËVE
19
SHARES
236
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

 

Çdo komb e ka zanafillën e vet historike-mitologjike, por edhe atë të ngjizjes së vërtetë në kuptimin modern të fjalës. Ca popuj, në mitologjinë e tyre, shkojnë aq larg, saqë ata që janë racionalë fillojnë talljen me ta, pasi “ekspertiza” për rrënjët e tyre, në të shumtën e rasteve, nuk ka kurrfarë baze të shëndoshë.

Të tillë që përrallisin ka gjithandej, kështu që nuk mund të ngelemi imunë as ne shqiptarët. Por, për fatin tonë, faktet flasin për ne dhe kur ato vijnë nga burime të pavarura, i japin edhe më shumë shtytje të vërtetës sonë, sikurse puna e Noel Malkolmit…

Por, këtu nuk do të flasim për të “vërtetën e lashtë”, edhe pse lashtësia shikuar në aspektin sociologjik është term relativ. Do të flasim për mekanizmin e ndërtimit të shtetit shqiptar nga komunisto-jugosllavët, e që për pasojë sot kemi shumë historianë-gangsterë, të cilët nuk duan ta shohin të vërtetën me sy.

Historia moderne shqiptare, ndryshe nga seç promovohet nga ’45-ta e këndej, pra rreth tetë dekada, në gjirin e vet bartë një thesar të çmueshëm, i cili do ta bënte të ndjehej krenar çdokënd. Por, ndryshe nga seç është, ajo u bë viktimë e klikës, e cila mori pushtetin thuajse incidentalisht dhe iu rrek shkrimit të një “të vërtete” tjetër, duke bërë kështu një shkëputje të një itinerari zhvillimor kombëtar, të filluar nga mesi i shekullit XIX.

Historia e re me koncepte majtiste ishte plotësisht luajale ndaj komunistëve, por jo edhe ndaj atyre që shqiptarinë e kishin çështje besimi në Zot, pavarësisht se cilës fe i takonin.

Refuzimi i kësaj të vërtete nga klika komuniste zhvilloi një koncept tjetër politik në Shqipëri dhe ish Jugosllavi, duke lënë në harresë shumë vrasje dhe masakra të kryera mbi shqiptarët, qoftë nga serbët, maqedonasit dhe malazezët, qoftë edhe nga grekët. Kjo ndodhi kështu, pasi që “historianët” e pas-Luftës së Dytë Botërore kishin vetëm një detyrim – t’i përmbushin kërkesat  faraonike të Enver Hoxhës.

Periudha e sundimit të tij në Shqipëri dhe e të vëllait të tij politik në ish Jugosllavi, shqiptarëve u ofroi “dy fjalët e fundit” të historisë: komunizmin dhe, para asaj, lashtësinë. Periudhën “në mes” – një histori 2000-vjeçare e përshkroi me terma cinikë, duke e orientuar sipas nevojës së pushtetit.

Gjithë kjo nuk do të ishte kaq tragjike po qe se pas rënies së diktaturës historianët “e kohës sonë”, nuk do t’i përmbaheshin (ka edhe përjashtime) me kaq fanatizëm “të vërtetës” së shkruar nga dora e diktatorit. Është për keqardhje që të mbyllen sytë karshi ”të djathtës”, e cila duke besuar fuqishëm në rëndësinë e kombit dhe atdheut, përmes dashurisë hyjnore, u flijua deri në zhdukje fizike për të ndërtuar një Shqipëri të profilit normal – djathtist, duke i respektuar vlerat tradicionale. Nacional Demokratikja Shqiptare, Balli Kombëtar… janë shpërfaqja më e mirë e kësaj të vërtete historike, të vrarë dhe të masakruar nga komunistët shqiptarë dhe serbë. Sot, nxjerrja nga pluhuri i historisë paraqet “marrje gjaku” dhe qetësim i shpirtrave për ata që u flijuan. Prijësit e “të djathtës”, ndryshe nga komunistët, ishin njerëz me ide dhe “të gdhendur” nëpër akademitë dhe universitetet më të fuqishme të kohës. Prandaj, nuk i përngjan aspak që sot historianët të sillen me kaq përbuzje ndaj tyre. Fundja, shkenca nuk njeh emocion.

Heshtja ndaj kontributit të “së djathtës” është vrasje e dyfishtë për ata martirë, sepse në këtë mënyrë sot, në dekadën e tretë të shekullit, lejojmë, ndoshta edhe pa vetëdije, të sundojë mendësia enveriste në formimin e brezave të rinj. Këtu duhet bërë një digresion se “e djathta” te shqiptarët nuk është gjithnjë sinonim i të djathtës në Perëndim, por është emri tjetër i nacionalizmit autokton e autentik të rilindësve shqiptarë…

Pa u futur në emrat të përveçëm për prijësit e së djathtës, historia e secilit që është vrarë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe e atyre që kanë migruar nëpër botë, paraqet dëshmi të mjaftueshme për të ndërtuar një kronologji të saktë se ç’ngjau me kombin tonë dhe pse sot ende përballemi me kriza politike të kësaj natyre. Sot shqiptari i ri, ndonëse më i lashti në Ballkan, vazhdon të kërkojë identitet të ri. Ai sot është bërë viktimë e globalizmit, i cili po e drobitë pa mëshirë. Heqja e besimit nga “kodi i tij gjenetik” e ka bërë lehtë të manipulueshëm, ngase ndryshe nga paraardhësit e tij, që betimin e kanë pasur “për Zot e atdhe”, sot të riut nuk i bëhet vonë për asgjë nëse ka lekë!

Zbardhja e ekzekutimit të kësaj të vërtete bashkë me krerët e saj, për historianët, do të duhej të ishte puna më fisnike.

Dhe, krejt në fund, nëse rilindësit ishin bekim nga Zoti, komunistët ishin mallkim, kurse “të djathtët” ishin djemtë dhe nipat e rilindësve. Nëse i vrasim “të djathtët”, i kemi vrarë rilindësit. E nëse i vrasim rilindësit, e kemi vrarë kombin shqiptar. Kaq e thjesht është kjo punë!

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

8 Maj, 2025
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

8 Maj, 2025
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

7 Maj, 2025
Akademi Përkujtimore në nderim të heroit kombëtar Sali Çekaj

Akademi Përkujtimore në nderim të heroit kombëtar Sali Çekaj

29 Prill, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In