Ajo është votë kombëtare:
për Shqipërinë londineze që e degradoi shoqërinë Shqiptare për të fuqizuar rrethin antikombëtar të Babëziturve;
për Shqiptarët e Maqedonisë Veriut që duhet të bëhen bashkë për të ndaluar marshimin e botës Serbe, e cila ka në program tkurrjen e Identitetit kombëtar dhe spastrimin etnik të Shqiptarëve;
për Shqiptarët nën Serbi pa dallim, për këta Shqiptarë etnikë me truall të pashkëputur rreth e rreth Kosovës, për mbijetesën e tyre kombëtare në Kosovën Lindore dhe Sanxhak të Pazarit të Ri;
për Shqiptarët nën Malin e Zi, për tu bërë mënyrave më bashkëkohore të diskriminimit të Identitetit kombëtar ndaj tyre;
për vetë fatin e Çështjes Çame që vazhdon të lihet jashtë protokolleve zyrtare Tiranë-Athinë dhe
për vetë Bashkimin Europian dhe NATO-n që na duan të përparojmë si kombësi paqedashëse dhe paqeruajtëse për ta ulur faturën e investimit për sigurinë Europiane karshi makinës shtetërore Serbe me aleancë të hapur me Rusinë dhe Kinën.
Vota e popullit Shqiptar të Kosovës është edhe një vetëdije e pastër kombëtare për Mërgatën kombëtare Shqiptare pa dallim të Shqiptarëve të Ballkanit, që fle në anekset e strukturave të parti-shtetit të Tiranës duke e ndaluar përfaqësimin e saj në Kuvend sot e njëqind vjet më parë, që me kthimin e Fan Nolit në Amerikë.
Nëse frymon Kosova, fle rehat Shqipëria londineze, por jo rrethi i të Babëziturve përbrënda së majtës dhe së djathtës, që i vuri kazmën Shqipërisë këto 33 vjet duke shpërngulur mbigjysmën e popullsisë, si kurrë ndonjëherë në histori!
Me fat Kosovë, për vete dhe për komb Shqiptar!










Discussion about this post