Dardania Press
E premte, 11 Korrik, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

”Ulqini u shit pak nga pak, në heshtje, në vendime të vogla e në mosveprime të mëdha”

Nga Luljeta Avdiu Cura, prof.*Ulqini u shit kur njeriu filloi ta shohë njeriun si pengesë, jo si vëlla. Kur fjala “bashkë” u zhduk nga fjalori ynë i përditshëm dhe u ndërtuan mure të padukshme midis nesh. Kur nuk na interesoi më fqinji, lagjja, qyteti. Kur filluam të mendojmë vetëm për vete, dhe harruam që toka e jonë nuk na është dhënë për të shfrytëzuar, por për të ruajtur.

11 Prill, 2025
in Vështrime
16 0
0
”Ulqini u shit pak nga pak, në heshtje, në vendime të vogla e në mosveprime të mëdha”
18
SHARES
229
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Ulqini nuk u shit në një ditë të vetme, as në një marrëveshje të vetme. Ulqini u shit pak nga pak, në heshtje, në çaste që nuk i vumë re, në vendime të vogla e në mosveprime të mëdha. U shit kur politikani shiti mikun për një post, kur pushteti nuk u pa më si përgjegjësi, por si pasuri për t’u ndarë. Kur i afërmi nuk e njohu më të afërmin dhe gjaku humbi peshën që kishte dikur përballë një cope toke.

Ulqini u shit kur njeriu filloi ta shohë njeriun si pengesë, jo si vëlla. Kur fjala “bashkë” u zhduk nga fjalori ynë i përditshëm dhe u ndërtuan mure të padukshme midis nesh. Kur nuk na interesoi më fqinji, lagjja, qyteti. Kur filluam të mendojmë vetëm për vete, dhe harruam që toka e jonë nuk na është dhënë për të shfrytëzuar, por për të ruajtur.

Ai u shit kur nami i qytetit filloi të matet me sa para sjell turisti, jo me sa kujtim lë pas. Kur gara mes nesh nuk ishte më për të krijuar vlerë, por për të kapur diçka për vete. Kur fitimi mori përparësi ndaj shijes, dhe shija ndaj vlerës. Kur u shkatërruan lagje të tëra pa kujdes, pa plan, pa ndjenjë, dhe asnjë sy nuk u lag nga ajo çfarë po humbnim.

Ulqini u shit kur zëri i dijetarëve nuk u dëgjua më, kur urtësia u konsiderua dobësi, dhe britma e të paditurit u quajt guxim. Kur heshtëm përballë padrejtësisë, sepse nuk na prekte drejtpërdrejt. Kur loti nuk rridhte për padrejtësinë ndaj qytetit, por vetëm për humbjen e përfitimit personal.

Dhe pastaj, u shit edhe kur emri i Zotit u përdor në fjalë, por u harrua në zemër. Kur kjo tokë nisi të shihej si mall për t’u tregtuar, jo si amanet për t’u nderuar. Haruam se toka, si shpirti, nuk i duron ata që ecin pa drejtësi mbi të. Haruam se bekimi nuk rri aty ku drejtësia mungon, aty ku përfitimi vjen para së vërtetës.

Sot qajmë. Por këta nuk janë lot për natyrën, për plazhin, për malin apo për kalldrëmin. Janë lotë që burojnë nga ndërgjegjja. Lotë që shprehin një faj të heshtur, sepse e dimë thellë brenda vetes se Ulqinin nuk na e morën. Ne vetë e kemi lënë në baltë.

Dhe ai nuk do të shpëtohet as me fjalë të mëdha, as me akuza për të tjerët. Ai do të shpëtohet kur të kthehemi te njëri-tjetri, te ndjenja e përbashkët, te kujdesi i sinqertë. Kur ta shohim këtë vend jo si pasuri për të shitur, por si shpirt për të mbrojtur.

Sepse Ulqini është frymë. Dhe fryma nuk blihet. Nuk shitet. Veç nderohet.

*marrë nga faqja e autorës në facebook

Diskutim rreth këtij postimi

  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In