Dardania Press
E shtunë, 12 Korrik, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kultura

U shënua 145 – vjetori i betejës së Nokshiqit më 1879 dhe i betejave më 1880

Prof.dr. Zymer Ujkan Neziri: Në Prishtinë u shënua 145-vjetori i Betejës së Nokshiqit, e 4 dhjetorit 1879, dhe të betejave të janarit 1880 të luftëtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të mbrojtjes së tyre heroike të Plavës e të Gucisë nga pushtimi i Malit të Zi. Ora përkujtimore me drejtuesin Florent Zeqaj u mbajt në hotel “Emerald”, më 18 shkurt 2025.

20 Shkurt, 2025
in Kultura, Vështrime
19 1
0
U shënua 145 – vjetori  i betejës së Nokshiqit  më 1879 dhe i betejave  më 1880
23
SHARES
291
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Në Prishtinë u shënua 145-vjetori i Betejës së Nokshiqit, e 4 dhjetorit 1879, dhe të betejave të janarit 1880 të luftëtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të mbrojtjes së tyre heroike të Plavës e të Gucisë nga pushtimi i Malit të Zi. Ora përkujtimore me drejtuesin Florent Zeqaj u mbajt në hotel “Emerald”, më 18 shkurt 2025. Në praninë e afër shtatëqind pjesëmarrësve, fjalën e hapjes e mbajti Zekë Nokshiqi, nismëtar, veprimtar dhe biznesmen i njohur në Teksas. Zymer U. Neziri paraqiti një referat në këtë orë përkujtimore për Plavën e Gucinë dhe betejat mbrojtëse në vitet 1879-1880. Në vijim, pasuan përshëndetjet e disa personaliteteve të njohura: Fatmir Sejdiu, president i përparshëm i Republikës së Kosovës, akad. prof. dr. Muhamet Mala, gjenerali i Betejës së Koshares, Rrustem Berisha, komandanti i brigadës 136 “Rugova”, Salih B. Lajçi, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Binak Ulaj, veteran i Lëvizjes Kombëtare, Flamur Gashi, veprimtar, diplomat e ambasador, Ramë Sinanaj, veprimtar nga Plava. Fjalën e mbylljes e mbajti Ramiz Tafilaj, veprimtar dhe biznesmen i njohur në Teksas.
Pjesëmarrësit e kësaj ore përkujtimore ishin edhe nga Ulqini, Shkodra, Lezha, Tirana, Lushnja, Kërçova, Kumanova, Medvegja, Bujanoci, Presheva, kurse shumica ishin nga Plava e Gucia, Tregovishta (Rozhaja), Malësia e Gjakovës dhe Rugova, si dhe nga viset e ndryshme të Kosovës.
Pjesa e dytë e programit ishte paraqitja artistike e grupit të valleve “Dardania”, Tropojë, drejtuar nga Shpresart Memia, si dhe e ansamblit folklorik autokton “Rugova”, Shtupeq, drejtuar nga Vesel Nikçi. Me lahutë këndoi lahutari Hysen Kurtaj.
Presidentja e Republikës së Kosovës, sipas hartuesit të propozimit, Zymer U. Neziri, dhe të përkrahjes nga tridhjetë intelektualë të dalluar të institucioneve të larta arsimore e të dy akademive të shkencave e të arteve, si dhe prej shtatë shoqatave nga Evropa e Amerika, më 18 shkurt 2025 i dekoroi luftëtarët e Betejës së Nokshiqit, të dhjetorit 1879, dhe të betejave të janarit 1880, me Urdhrin “Hasan Prishtina”.
(Këshilli Organizues: Zymer Ujkan Neziri, Zekë Nokshiqi, Ramiz Tafilaj, Bruno Selimaj, Florent Zeqaj, Binak Ulaj)

Diskutim rreth këtij postimi

  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In