Në profilin e tij facebokut shkruan:
Tri ngjarjet e javës
1.
Këto ditë shënohet 30 vjetori kur ushtria kroate e çliroi Krajinën nga forcat okupuese serbe dhe ia ktheu sovranitetin shtetit kroat. Fillimi dhe fundi i okupimit serb në këtë pjesë të Kroacisë mund të spjegohet me një fjali: serbët shkuan në Krajinë me tanke, por ikën me traktora.
2.
Në Kumanovë ‘tifozët‘ maqedonas kërkuan dhoma gazi për shqiptarët. Asgjë për t’u habitur. Këto kërkesa janë paraqitur me qindra herë deri sot. Por, kësaj radhe në prani të kreut politik maqedonas, i cili ende qëndron i heshtur. Nacionalizmi maqedon, i cili për baba e ka nacionalizmin serb, është më i mjeri, më i pafuqishmi, më qesharaku dhe më i shkërdhyeri nga të gjithë nacionalizmat e botës. Serbia, Bullgaria dhe Greqia, Maqedonisë nuk ia njohin Kishën, gjuhën dhe kombin. Megjithatë, nacionalizmi maqedon armiq i konsideron shqiptarët, të cilët Maqedoninë e pranojnë komplet, sikur edhe maqedonët.
3.
Në Sunny Hill, me koncertin dhe parullën ‘Free Palestine’, Kosova tregoi se vërtetë është Evropë. Në këtë çështje (Palestina) Dua Lipa ka kohë që është radhitur me super yjet tjerë të botës.
Discussion about this post