Në profilin e tij në facebok, ish kryetari i Degës së LDKnë Gjermni shkruan:
Reflektim, përgjegjësi dhe unitet, dorëheqje pa kushte– rruga e domosdoshme për LDK-në.
LDK- së ka obligim moral dhe politik të reflektojë pas zgjedhjeve, jo për t’u dënuar apo për t’u përçarë, por për t’u forcuar. Përgjegjësia nuk përfundon me ditën e votimit; ajo vazhdon në mënyrën si veprojmë, si komunikojmë dhe si e ruajmë unitetin e shtëpisë sonë politike.
Rikthimi i LDK-së kërkon reformë të thellë politike dhe morale, jo ndryshime formale e fasad. Kjo reformë duhet të përfshijë:
• Kuvend legjitim dhe transparent – votim të fshehtë, kundërkandidat realë dhe pa ndikim të grupeve të interesit.
• Shkëputje nga pazaret politike – përgjegjësi për gabimet dhe largim nga marrëveshjet që kanë dëmtuar besimin publik.
• Rikthim i vlerave Rugoviane – etikë politike, dialog, maturi strategjike dhe vizion shtetformues.
• Fuqizim i anëtarësisë – vendimmarrje nga baza, fund klientelizmit dhe avancim mbi bazë merite.
• Elitë politike me integritet – bashkim i përvojës me brezin e ri, me figura të pastra dhe të përgatitura.
• Profil i qartë opozitar dhe shtetformues – alternativë serioze ndaj populizmit, me program dhe përgjegjësi.
• Kontratë e re me votuesin – pranim gabimesh, analizë të sinqertë, transparencë dhe standarde të reja politike.
LDK nuk mbrohet duke heshtur problemet, por duke i adresuar me guxim dhe përgjegjësi. Ata që e përdorin LDK-në për interesa personale duhet të largohen.
Nëse kryetari, Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm e duan vërtet shtetin e LDK-së, duhet të dalin mbi interesat personale dhe karrieriste dhe të hapin pa vonesë rrugën për zgjedhje të përgjithshme dhe të jashtëzakonshme në parti. Kjo është rruga e vetme për rikthimin e besimit dhe të dinjitetit politik të LDK-së.
Oso Ferizi- ish kryetar i Degës dë LDK-së në Gjermani(2019-2023).
14.01.2026.










Discussion about this post