Dardania Press
E hënë, 2 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

Sterilizimi i martesave të përziera në Ballkan

Asim Begoviq, i cili ka një motër të martuar në Maqedoninë e Veriut, në një korrespondencë elektronike me të,..........."Ne boshnjakët dhe ju shqiptarët përgjatë pesë shekujsh kemi të njëjtën histori që është tepër tragjike...", ishte shprehur ai, me një shqetësim të dukshëm dhe dridhje duarsh saqë s'mund ta mbante kafen të qetë në filxhan.

25 Nëntor, 2021
in Vështrime
42 0
0
Sterilizimi i martesave të përziera në Ballkan
48
SHARES
603
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NGA: MERXHAN JAKUPI

Para formimit të kombeve si shtete nacionale, popujt dhe etnitetet, si identitet kanë pasur gjuhën dhe fenë. Para pushtimit të Perandorisë Osmane, popujt e Ballkanit kanë pasur martesa të përziera. Në shumë familje feudale ka pasur martesa me serbë, vllahë, bullgarë, grekë etj. Pas formimit të kombeve dhe ngritja e identiteteve dalëngadalë ka filluar sterilizimin e martesave te këta popuj ballkanas. Në periudhën e Perandorisë Osmane, martesat e përziera kanë vazhduar në përputhje me identitetin fetar. Të krishterët janë martuar me të krishterë dhe myslimanët me myslimanë. Ky trend ka vazhduar edhe pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane.

Në periudhën e Monarkisë jugosllave kanë qenë të pranishme martesat e përziera mes popujve sllavë, të krishterë dhe ortodoksë, ndërsa tek myslimanët mes shqiptarëve, turqve dhe boshnjakëve. Turqit kanë pasur martesa të përziera sipas identitetit fetar. Pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë një fenomen të martesave të përziera mes shqiptarëve dhe boshnjakëve. Do të thotë se shumë meshkuj të pamartuar apo te ve kanë sjellë nuse nga Bosnja. Po e marr shembull familjen time, ku kanë qenë katër nuse prej Bosnje. Ky fenomen ka vazhduar deri në vitet e ’70-ta. Te shqiptarët, në të dy periudhat e Jugosllavisë, nuk ka pasur martesa të përziera me sllavët të krishterë ose ka pasur raste të rralla. Kjo e forcon argumentin se martesat e përziera janë bërë në përputhje me përkatësinë fetare. Duke nxjerr këtë fakt, nuk pretendoj të bëj përçarje apo të mbjell urrejtje kombëtare, por pavarësisht paragjykimeve, ksenofobisë fetare, raciste e gjinore, ende mes sllavëve të krishterë dhe shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë Perëndimore dhe Luginës së Preshevës nuk ka martesa të përziera me sllavët të krishterë.

Në Ballkanin Perëndimor shqiptarët kanë shumë më pak martesa të përziera në krahasim me popujt fqinj. Pos identitetit fetar, arsyeja për këtë është edhe familja tradicionale patriarkale dhe rurale. Kohezioni i familjeve etnikisht të pastra, ruajtja e identitetit kombëtar i ka rrënjët te kodi, traditat kulturore kombëtare dhe fetare të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoninë Perëndimore dhe Luginën e Preshevës.

TRAGJDIA E BOSHNJAKËVE DHE SHQIPTARËVE

Në kontekst të disa artikujve të mëparshëm lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe krizën e konfliktit që i kanoset Bosnjës nga shpërbërja, miku im Asim Begoviq, i cili ka një motër të martuar në Maqedoninë e Veriut, në një korrespondencë elektronike me të, si njërin ndër lexuesit e rregullt të artikujve të mi, mësova se ishte shumë i tendosur dhe i stresuar për situatën në Bosnjë. Takimin e fundit me të e kam pasur para tetë vjetësh, në Bihaq. Miku im ishte profesor i filozofisë në Universitetin e Tuzllës, tepër i zhgënjyer para tre vjetësh kishte emigruar në Suedi. Andaj m’u kthyen kujtimet e takimit në Bihaq, ku ai elaboronte se pas triumfit të Rusisë cariste në luftërat ruso-osmane (1876-1878), filloi tragjedia dhe kataklizmi i dy popujve: të boshnjakëve dhe shqiptarëve.

“Ne boshnjakët dhe ju shqiptarët përgjatë pesë shekujsh kemi të njëjtën histori që është tepër tragjike…”, ishte shprehur ai, me një shqetësim të dukshëm dhe dridhje duarsh saqë s’mund ta mbante kafen të qetë në filxhan.

“Tragjedia e këtyre dy popujve fillon nga lufta ruso-turke, pastaj nga “Naçertanie” të Ilija Garashaninit, që është kurorëzuar me elaboratin e Çubrilloviqit e të Ivo Andriqit, si dhe duke vazhduar me Memorandumin e Qosiqit e deri në Non-paperët e sotëm. Këto projekte akoma po vazhdojnë, duke i përsëritur krimet, vrasjet, gjenocidin, pastrimin etnik, sikundër atëherë e tash ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve”, konstaton me dëshpërim ai.

Begoviq tha se po t’i bënin këto vepra kriminale boshnjakët dhe shqiptarët, sikur që i kanë bërë serbët, do të na dëbonin deri në Lindjen e Mesme. Më se dy dekada, akoma po vazhdon diskursi politik dhe qëndrimi gjeostrategjik për realizimin e projektit “Serbia e madhe”. Aleksandar Vuçiqi është pinjoll i Sheshelit. Partia Progresive Serbe, si fraksion ka ndryshuar doktrinën e vet vetëm me ndryshimin e emërtimit të projektit të vjetër, duke e shndërruar atë në “Bota serbe”, për ta realizuar ëndrrën shekullore, me dëbimin e boshnjakëve dhe shqiptarëve nga trojet e tyre etnike e autoktone.

Miku im, Begoviq, rrëfente për fatkeqësitë dhe tragjeditë e dhimbshme të këtyre dy popujve, që jetojnë në Ballkanin Perëndimor. Sipas historianit anglez, njohës i mirë i rrethanave në Ballkan, Neo Malkolm, në veprën e tij “Një histori e shkurtër e Bosnjës”, shkruan se fati dhe fatkeqësia e myslimanëve të Ballkanit ka qenë në varësi nga Perandoria Osmane. Pas shpërbërjes së saj dhe me themelimin e shtetit bashkëkohor sekular turk, nuk e kishte fatin si Rusia cariste që të vazhdojë me modelin e Perandorisë së kuqe komuniste. Do ishte mirë po të vazhdonte Turqia si trashëgimtare e Perandorisë Osmane, me një shtet të fuqishëm, siç ka dalë pas viteve të 80-ta në skenën globale si neo-osmanë.

“Myslimanët ballkanas, shqiptarë e boshnjakë, si dhe etnitetet e tjera nuk do të pësonin tragjedi, vrasje, pastrime etnike dhe shpërngulje nga atdheu i tyre, po të kishin aleatë pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, siç kanë pasur serbët, Rusinë, miku im i dashur”, më shkruante Asim Begoviq.

SHQIPTARËT MES TEOLOGJISË DHE METAFIZIKËS

“Ne s’jemi të gatshëm të shkëputemi nga e kaluara”, më bënte të ditur Begoviq, duke vazhduar se s’jemi në gjendje të krijojmë ideologji, koncepte dhe vizione të reja, por kemi mbetur mes teologjisë dhe metafizikës. Mjerisht, pas depërtimit të shiizmave, sekteve, fraksioneve vehabiste dhe sulafiste, jemi duke u kthyer si komunitet në epokat e mëhershme, ligjeve të egra të beduinëve dhe puritanëve të Lindjes së Mesme. Çdo mendim kritik ndaj islamit politik dhe shizmave, sekteve dhe liderëve teologësh fetarë, të cilët janë në hierarkinë shtetërore, është blasfemi dhe islamofobi. E njëjta gjë është edhe ndaj elitës politike të sekularistëve hibridë dhe fanatikë që proklamojnë demokracinë, vlerat dhe traditat liberale e nuk mund të shprehësh hapur mendimin kritik.

Me fillimin e ardhjeve të organizatave humanitare nga Lindja e Mesme, depërtuan fraksione dhe shiizma, siç janë vehabizmi dhe sulafizmi, që kanë zbehur islamin apo islamin e Rumelisë, për të qenë liberal dhe i moderuar. Të bësh konfrontime idesh, kritika, debate si në periudhën osmane, kur në ligjëratat dhe predikimet, imamët me akademizëm dhe profesionalizëm edukonin e moralizonin, emanciponin tërë komunitetin, duke thënë se një ndër kredot në islam është kriticizmi. Teologët zbërthenin tema metafizike, shkencore dhe aktuale, për dallim nga tash kur teologët dogmatikë konservatorë po bëre një kritikë të akuzojnë si heretik e ateist, duke mbjell blasfemi dhe islamofobi.

Tags: BoshnjakëtMERXHAN JAKUPIShqiptarët

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Lavdi për jetë e mot heroit kapiten Adem Ukëhaxhaj – “GURI”!

Lavdi për jetë e mot heroit kapiten Adem Ukëhaxhaj – “GURI”!

2 Qershor, 2025
Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha

TA DUASH KOSOVËN DO TË THOTË TË JETOSH DHE TË VEPROSH PËR TË

30 Maj, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

29 Maj, 2025
Një nder i madh për Kosovën

Një nder i madh për Kosovën

28 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In