Ne Shqiptarët e Amerikës jemi një komunitet pa kokë drejtuese dhe pa program të kombësisë sonë, sepse nuk dalim dot mbi fisin, klanin, apo rehatin materialist.
Pyetja Shqip:
Sa familje me origjinë Shqiptare ka nga Shqipëria dhe Kosova në Amerikë?
Kush e di?! Vetëm Amerika!
Shqiptarët nuk e dinë!
Këto numrat e qylit social$$$ janë bazuar mbi statistika apo jo?
Pa më thoni sa familje Shqiptare u deklaruan Shqiptare në US Census 2020?
E kuptoni se ky mbi 40% i qylit të familjeve Shqiptare në Amerikë është super i ZMADHUAR?
Ok. Hapni US Census 2020 gjeni sa familje Shqiptare janë deklaruar Shqiptarë?
Pastaj, pyetni institucionet a është i vërtetë ky mbi 40% i qylit?
Pse çu bë Amerika?
Ha merr dhe ik???
Hajde provoje kurrizin në Amerikë sa drejt të rri!
A ka qyl! Po, ka qyl, po qylin e rregullon zoti se ua jep faturat në mënyra të tjera, një lloj takse!
Shumë familje Shqiptare ashtu sikundër shumë etni të tjera në shoqërinë Amerikane i bien qylit në Amerikë:
1.Me bursat e plota apo të pjesshme për fëmijët e tyre edhe pse një pjesë e mirë nga këto familje Shqiptare kanë abuzuar duke vjelë sistemin bamirës Amerikan pa djersitur asnjë ditë për Amerikën.
2. Me asistencat për ushqimin, ndërkohë që këto familje Shqiptare kanë punuar fizikisht, por duke punuar me biznese pa fatura dhe me lekë në dorë, kanë fituar të ardhura për të siguruar jo vetëm bukēn e gojës.
3. Qyli me faturat e shëndetit, sidomos nga bashkim-familjet janë barrë e rëndë për shtetasit Amerikanë (ku përfshihen dhe Shqiptarët që aktualisht punojnë punë të rënda me çeqe të vegjël) që punojnë e derdhin taksa në thesin federal, shtetëror dhe të bashkisë.
Ky është një realitet i hidhur në Amerikë dhe pikërisht kjo shtresë parazite Shqiptarësh që kemi në Amerikë, bëjnë be e rrufe për rrethin e të Babëziturve në Shqipëri.
Ajo që mungon këtu (Amerika e di) është vërtetësia se sa familje me origjinë të kombësisë Shqiptare kemi aktualisht që punojnë dhe djersitin për Amerikën, që i kanë hyrë Atlantikut mes për mes, duke paguar taksat ?
Pra, mungon numërimi sipas kombësisë, sepse kjo shifër e qylit nga familjet Shqiptare mund të jetë e madhe bazuar në numrin që deklarojnë në Census vetë Shqiptarët e Amerikës.
Pra, SHQIP, ne nuk kemi një studim statistikor:
Sa familje në Amerikë janë me kombësi Shqiptare?
Sa familje punojnë aktualisht?
Sa familje dalin që i bien qylit dhe ndërkohë kanë prona të patundshme apo biznese?
Këto familje Shqiptare që punojnë e paguajnë taksa pa marrë QYL në Amerikë, e duan vërtetë demokracinë dhe Shqipërinë apo Kosovën pa të Babëzitur!










Discussion about this post