Dardania Press
E martë, 2 Dhjetor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Gjeopolitikë

SHBA: Çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës hyn zyrtarisht në agjendën e Kongresit Amerikan

Në Washington DC është shkruar sot një faqe e re për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Falë angazhimit të vazhdueshëm të komunitetit shqiptar në SHBA dhe diplomatëve miq, çështja e diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve atje u ngrit për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë në një dëgjim zyrtar të Kongresit Amerikan.

2 Dhjetor, 2025
in Gjeopolitikë, Vështrime
14 0
0
SHBA: Çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës hyn zyrtarisht në agjendën e Kongresit Amerikan
16
SHARES
203
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Në Washington DC është shkruar sot një faqe e re për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Falë angazhimit të vazhdueshëm të komunitetit shqiptar në SHBA dhe diplomatëve miq, çështja e diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve atje u ngrit për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë në një dëgjim zyrtar të Kongresit Amerikan.

Në Nënkomitetin për Evropë të Komitetit për Punë të Jashtme, Kryetari i këtij nënkomiteti, Kongresisti Self, e shndërroi çështjen e Luginës së Preshevës në pjesë të politikës së jashtme të SHBA-ve. Ai deklaroi se pasivizimi i adresave dhe diskriminimi sistematik i shqiptarëve etnikë nga institucionet e Serbisë është plotësisht i patolerueshëm, duke paralajmëruar se këto praktika mund të rihapin konfliktet e brishta në Ballkan, sidomos në kontekstin e qasjes agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

Shkruan Faton Bislimi në facebok
“Edhe një lajm historik e fantastik nga dëgjimi kongresional në Komitetin për Punë të Jashtme që ende po vazhdon në Capitol Hill!
Sot u shkrua HISTORI për Luginën e Preshevës — në zemër të Kongresit Amerikan. 🇺🇸🇦🇱
Kongresisti Self: “”Sot po e prezantoj edhe një rezolutë për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Ka ardhë koha që Serbia të mbahet përgjegjëse për diskriminimin etnik ndaj tyre…”
Për mbi dy dekada kam pasur nderin të jem i angazhuar në Washington, DC për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sot, në dëgjimin për Ballkanin Perëndimor në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit, respektivisht në Nëkomitetin për Evropë, ndodhi diçka që deri dje dukej e pamundur:
Miku ynë, kongresisti Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, prezantoi REZOLUTËN e parë në historinë e Kongresit Amerikan për çështjen e Luginës së Preshevës.
Po, e lexuat mirë: HERA E PARË NË HISTORI.
Kjo rezolutë kërkon nga Departamenti i Shtetit të përgatisë dhe të paraqesë një raport zyrtar mbi diskriminimin e shqiptarëve në Luginë nga Beogradi — përfshirë:
• pasivizimin e adresave, të cilin Kongresi e quan hapur “spastrim etnik me mjete administrative”
• mosnjohjen e diplomave
• mungesën e përfaqësimit proporcional në institucionet shtetërore
• dhe praktika të tjera diskriminuese, të faktuara e të dokumentuara prej vitesh
Kongresi Amerikan, sot, i dha zë të fuqishëm Luginës.
Për mua personalisht — pas gjithë viteve punë, lobim, takime, raporte, shkresa, dhe angazhim të palodhur — kjo është një ditë që s’e harroj kurrë.
Çfarë nderi… Çfarë krenarie… Çfarë shpërblimi për gjithë atë angazhim… dhe çfarë motivimi për të vazhduar edhe më fuqishëm!
Ky është një mesazh i qartë: Lugina e Preshevës NUK është e harruar. Të drejtat e shqiptarëve NUK mund të shkelën pafund. Dhe zëri ynë, kur është i bashkuar, dëgjohet deri në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
Sot u hap një kapitull i ri. Sot i treguam botës se drejtësia vonon, por kur vjen… vjen me ZË TË MADH.
Mirënjohje e përzemërtë dhe e përjetëshme për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Dallas, veçanërisht per z. Gino Mulliqi dhe miqët e bashkëpatriorët tjerë që e bënë të mundur këtë ngjarje historike, dhe takimin tonë me Kryetarin Self në Dallas në Tetor 2025.
Vazhdojmë përpara — më të fortë se kurrë!!

Kjo ndërhyrje zyrtare në Kongresin Amerikan shënon një kthesë të rëndësishme për Luginën e Preshevës, duke e futur problemin e pasivizimit dhe diskriminimit në vëmendjen e politikës së jashtme të SHBA-ve. Nisma pritet të hapë rrugë për veprime të reja diplomatike dhe presion ndërkombëtar ndaj Beogradit. Mbetet tash detyrë e institucioneve shqiptare dhe faktorëve politikë e shoqërorë që ta shfrytëzojnë këtë momentum historik.

dardaniaress

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Korab Blakaj: “Kosova është testi i ndershmërisë politike – Mogerini nuk ka vepruar kurrë me motive të pastra”

Korab Blakaj: “Kosova është testi i ndershmërisë politike – Mogerini nuk ka vepruar kurrë me motive të pastra”

2 Dhjetor, 2025
SHBA: Çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës hyn zyrtarisht në agjendën e Kongresit Amerikan

SHBA: Çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës hyn zyrtarisht në agjendën e Kongresit Amerikan

2 Dhjetor, 2025
ELEGJITË SI PËRKUJTIM ARTISTIK PËR TË BIRIN – MENTORIN

ELEGJITË SI PËRKUJTIM ARTISTIK PËR TË BIRIN – MENTORIN

1 Dhjetor, 2025
Kthesa e rrezikshme: pse po largohen turqit nga Mali i Zi?

Kthesa e rrezikshme: pse po largohen turqit nga Mali i Zi?

1 Dhjetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In