Dardania Press
E hënë, 12 Janar, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Qeveria e Kosovës të protestojë zyrtarisht në Bruksel, jo në facebook

Shaban Murati: Revanshi serb për shkatërrimin e shtetësisë së shtetit të pavarur të Kosovës vazhdon i shfrenuar.

29 Tetor, 2020
in Vështrime
59 3
0
Sekuenca serbe
71
SHARES
883
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Në 28 tetor në tekstin e betimit të qeverisë së re serbe, të kryesuar nga Ana Bernabiç, deklarohet se qeveria betohet se do të ruajë me përkushtim Kosovën si pjesë e Serbisë. Të njejtin betim anti Kosovë bëri edhe presidenti serb Vuçiç, kur u zgjodh president në 2017. Qeveria e re serbe e bëri këtë betim kolonialist për aneksimin e Kosovës pas rifillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel me ndërmjetësimin e BE dhe një ditë para raundit të ri të bisedimeve në Bruksel në 29 tetor.
Qeveria e Kosovës, në vend që në shenjë proteste të anullonte këtë raund bisedimesh me Serbinë, dhe në vend që në kanale diplomatike të ngrinte në këmbë kryeqytetet perëndimore për këtë rrugë të rrezikshme, ku Serbia po e fut dialogun, mjaftohet me një reagim në facebook të një zyrtari të saj.
Diplomacia kërkon protesta zyrtare në Bruksel, ku duhet të shkundet BE për qendrimet recidiviste koloniale të Serbisë dhe për qendrimet e papranueshme proserbe, që po manifeston hapur i dërguari i posaçëm i BE, Lajçak. Diplomacia e BE nuk lexon facebook-un e babës së vet dhe jo të lexojë atë të zyrtarëve të dorës së dytë në Prishtinë.
Qeveria dhe diplomacia e Kosovës duhet të përplasin këmbët në Bruksel, në Uashington, në Berlin, në Paris dhe kudo, që të dëgjohet zëri dhe protesta e saj për çdo akt dhe hap të Serbisë kundër shtetit të pavarur të Kosovës. Nëse politikanët e Prishtinës në vend që të mbrojnë Kosovën e rrezikuar, po angazhohen më shumë për ndarjen e kolltuqeve të ardhshme, nuk bëjnë gjë tjetër veçse inkurajojnë Vuçiçin dhe Bernabiçin të legalizojne ambicjet e tyre kolonialiste ndaj Kosovës.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Protesta e thirrur nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” në Tiranë, duhet të jetë konstruktive dhe paqësore

Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan

11 Janar, 2026
Seria e dështimeve nga Siria në Venezuelë

Seria e dështimeve nga Siria në Venezuelë

11 Janar, 2026
Mërgimtari me qëndrim në Gjermani pson nga  aksidenti

Mërgimtari me qëndrim në Gjermani pson nga aksidenti

10 Janar, 2026
9 janari në heshtje: Dodiku mes nacionalizmit dhe presionit nga Uashingtoni

9 janari në heshtje: Dodiku mes nacionalizmit dhe presionit nga Uashingtoni

10 Janar, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In