Kohë më parë, pinjolli i fisit të njohur kelmendas, të Vuklit, Prof. Ali Daci, i cili ndoqi rrugën e burrave më të shquar të fisit dhe të kombit të vet, më dhuroi librin e tij, “Shtigjet e përgjakura”. I pushtuar nga një mosdurim intelektual, i kam kushtuar orë të shumta leximi, studimi dhe analizimi të këtij libri të një rendësie të veçantë.
Me të hapur kopertinat më bien në sy emra të njohur të krijimtarisë dhe historisë shqiptare; redaktor, Prof. Fran Camaj, recensent, Prof. Dr. Selim Daci, korrektor, Prof. Isa Nikçi dhe, Ing. Xhevat Ahmetaj. Katërdhjet kapitujt dhe nënkapitujt, të përfshira brenda 240 faqeve të librit, ndjekin linjën kronologjike të zingjirit të gjatë të një kohe lufte. Të një kohe gjakatare, të një kohe satanësh e mizorësh.
Brenda kopertinave të veta, libri përfshinë 1384 emra njerëzish, moshash dhe gjinish të ndryshme, rreth 70 emra vendbanimesh, 34 fotografi, 47 fotoportrete dhe 9 faksimile. Tek ky autor na shfaqen katër karakteristika; njohja , kujdesi, përgjegjësia, dhe respekti për popullin e tij. Ruan stilin e këndshëm, po atë formë publicistike-letrare, me gjuhë të pasur e të rrjedhshme.
Që nga fillimi i kushtohet studimit të thellë, duke nxjerrë në dritë vuajtjet e popullit shqiptarë; të vrarit dhe të masakruarit nga dora kriminale serbe e malaziase dhe, duke i vënë në dispozicion të mësimit nga historianët dhe njerëzit e thjeshtë në përgjithësi.
Si rrjedhoj e një pune hulumtuese, gjykuar jo nga fantazia e autorit, por logjika e ftohtë e fakteve, ka arritur të ndjek rrugën deri në sjelljën e autorëve të krimit para drejtësisë. Pavarësishtë nga denimet që morën kriminelët, kjo ishte një fitore për shqiptarët, familjet e të vrarëve dhe për vetë autorin, Prof. Ali Dacin.
Si thurje tragjike e të ndodhurës së përjetuar dhe të ruajtur si kujtim, përmes rrëfimëve, synon pasqyrimin e jetës njerëzore të një populli, në kohë lufte. Librin e përshkon nga fillimi e deri në fund vërtetësia historike, qëndresa heroike dhe mbrojtja më guxim e interesave të atdheut dhe popullit shqiptarë. Në shënimin e ngjarjeve trishtuese spikat edhe diplomacia e zgjuar, e vendosur, e shkathët e Prof. Ali Dacit, ndaj veprimeve tinzare të regjimit serb e malazias.
Fryma e së vërtetës solli ndër mend të gjitha që populli i kishte parë, dëgjuar e përjetuar e, bashkë me ta edhe vetë autori, që na shfaqet si një hero mitik. Ai, sakrifikoj çdo gjë për t’i paraqitur ato momente dhe ngjarje si rrefyesi dhe deshmitari më i mirë i asaj kohe.
Nuk u tradhëtua nga forca e mendimit për të zbuluar shtigjet e të ikurve nga flakët e luftës, qofshin edhe të përgjakura. Përbindëshat e etur për gjak dhe të dehur për hakmarrje, vunë pusi dhe vranë shpirtërat pa dallim moshe e gjinie.
Ky libër mund të jetë profeci. Përjetëson ngjarjet e hidhura që përjetoi populli i autorit dhe i imi. Flet për mundimet e shqiptarëve që kalojnë provën e torturës e, që rrezikoheshin të shlyheshin nga kujtesa gjatë udhëtimit në kohë.
Rrëfimet për të ndodhurat e përjertuara më trishtojnë, ma mjegullojnë pikëpamjen për jetën. Më krijohet ndjesia se nuk mund ta përfundoj. Disa herë kam menduar të heq dorë nga leximi i „Shtigjet e përgjakura“, por një mbrendi shpirtërore më shtynte të mësoj për fatin tragjik të popullit tim.
Autori, fiton zemrën e lexuesit me përkushtimin dhe militantizmin atdhetar, sidomos me pozicionion dhe këndvështrimin origjinal ne trajtimin e ngjarjeve të përjetuara nga populli shqiptar. Gjatë leximit, Prof. Ali Daci, më mori me vete në bjeshkët e Malësisë së Rozhajës. Atje tek lisat e lartë, majet e të cilëve i rreh erë e tufan i fortë e, poshtë tyre rrënjët ujiten me gjakun e shqiptarëve. Dalëngadalë filloj të kthehëm në botën që e jetova dikur. Fillova të mësohem me trishtimin e asaj kohe.
Shperblimi final i të vrarëve dhe të masakruarve është që do të kujtohen dhe do të mësohen nga popullata shqiptare. Dhe, këtë, falë Prof. Ali Dacit dhe gatishmërisë së të mbijetuarve për të deklaruar përjetimet e tyre të hidhura. Monument të përjetshëm u ngriti të rënve për lirinë e atdheut, të cilët u bënë simbole që i jepin gjak veprës për t’i mbijetuar kohëve në dekada e shekuj.
Pra, lexuesit e mi të dashur, duke e lexuar librin “Shtigjet e përgjakura”, të autorit, Prof. Ali Dacit, do të informoheni për punën Sizifiane të autorit dhe popullatës së Rozhajës me rrethinë.
Diskutim rreth këtij postimi