1.
Skënderbeu kur erdhi nga Beteja Janoshhuniade në Hungari drejt Krujës së Flamurit të të parit 28 Nëntor 1443 thuhet se ka qëndruar përkohor edhe në qytetin e Prizrenit, ku te lumi i Drinit të Bardhë u takua edhe me Princin Pjetër Spani e djalin e tij trashëgimtar Lekën. Këta, thuhet, se kishin edhe lidhje gjaku të përbashkëta me Skënderbeun, të atin e tij, Gjonin e Kastriotëve. Këta të dy princa e biznesmenë me prona e tregëti nga përtej detit e deri lart Alpeve, nga Raguza e deri në minierat e Novoberdës, i dhanë disa kuaj me vehti, ku në njërin prej tyre kishte edhe florinj që ishte pjesë e “thesarit të parë” i Shtetit çerek shekullor të Skënderbeut të Madh Arbnor.
Përgjatë qeverisjes së dekadës së parë (1444-1445) thuhet se Skënderbeu shkoi edhe një tjetër herë në Novoberdë (Neueberg/Artana) për të kryer sanksione financiare shtetërore, ndoshta me arbnorin Llesh Spani–princi i qytetit të thesartë të Noverberdës.
Pjetër Spani me të katër djemtë e tij trashëgimtarë Leka, Bozdo (Bozhidari), Oroshi (Vruo) dhe Marku, ishin përkrah Skënderbeut në Beslidhjen historike të Lezhës (2 mars 1444), për të ngritë Shtetin Skënderbegian, për të krijuar Arbninë (Shqipërinë Natyrore) të Lirë, të Pamvarun e Sovrane, tuj përfshi edhe shtete e treva etnike shqiptare në Ballkanin e sotëm.
Tue i ra fjalës për shkurt, me pasë një analizë të thellë e të gjanë komplekse historike kisha (kishim) me thanë se 555 vjet ma vonë nga Beslidhja e Madhe e Lezhës, pa Skënderbeun, kuvendet e luftërat e tij, nuk do të kishim një Kosovë të Lirë në 12 qershorin 1999, me kontributin e NATO-s, me ndihmen e miqëve tanë euroatlantikë, me luftën e UÇK-së e gjakun e derdhur edhe në pesë shekujt e fundit.
2.
Gjithçka thamë ma nelt, ka të bajnë me nji fakt: po të ngrihej Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nga varri, si në legjendat tona të lashta, e me shkue edhe një herë tjetër në rajonin e Prizrenit të Kosovës, atëherit kishte me i marrë me veti thuprat legjendare të legjendës së simbolikës lartnore të bashkimit kombëtar arbnor-shqiptar dhe me to kishte me i rrehë vençe, alla-shqiptarçe, 24/7, gjithata politikanë të djeshëm e të sotëm të Kosovës dardane. E në fund, me i lidhnue fort nëpër ato shufra legjendare e me i lanë si shtylla turpi në mes të Prishtinës, në sheshin me emrin e tij.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tue i thuprav vençe, kishte me iu thanë politikanëve të 2008-tës të pas Pavarësisë së Kosovës, Kryeministrit Thaçi në Hagë e presidentin Sejdiu në Prishtinë se “nuk luftova 500 vjet ma herët për Pavarësi Arbnore Shqiptare nga Perandoria Otomane (Turqia) për me ngritë Ju në rajonin e Prizrenit, në ish kryeqëndren e Kosovës, një “komunë turke” me 5 mijë banorë”!
Çka asht “komuna turke e Mamushës”(!) në ato 23 km2 sipërfaqe e me 5 mijë baonrë vetëm politikanët e djeshëm e të sotëm të Kosovës mundet ta shpjegimojnë realisht! Si është e mundur të jenë turqë në shumicë kaq të madhe mamushët e sotëm, ku të gjithë drejtuesit komunarë, nga kryetari e nënkryetarët e komunës, nga shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, nga kryesuesi i kuvendit të komunës, nga drejtorët e drejtorive të komunës, mbajnë mbiemra shqiptarë, vendbanimesh e fisesh shqiptare, veçse i shkruajnë me alfabetin turk, si: Krasniqi, Morina, Mazreku, Zogaj, etj. (!)
Çështja shtrohet kështu, kësisoj:
A ka të tilla “komuna Mamusha” në Turqinë e sotme euroatlantike, ku gjenden historikisht shqiptarë të shumtë të emigruar si në Stamboll (ish kryeqytetin e Turqisë), në Bursa, Tokat, Sakarja etj.?! Jo. Jo. Jo!
A njihet ndokund në Turqi Gjuha Shqipe si gjuhë zyrtare sikurse është turqishtja gjuhë zyrtare në të gjithë Kosovën, e treta gjuhë zyrtare në Kosovë (Shqipe, Serbe, Turke)?! Jo, askund, në asnjë rast apo vendbanim të Turqisë!!! Pra, edhe në Zgjedhjet Parlamentare të 14 shkurtit 2021 kishte nga KQZ e Kosovës një Fletë-Votimi në tre gjuhët:Shqip-Serbisht-Turqisht. KFOR-i Turk në Prizren, kur hapi një rrugë me donacionet e tij (më 2018) në mënyrë tejet skandaloze i pati vnue në hymje tabelën në 4 gjuhë: turqisht, serbisht, anglisht dhe shqip, ku shqipen e lanë të katërten në listën rendore, ndërkohë që Prizreni ka 98 për qind shqiptarë rrënjas ndër mijëravjeçarë histori.
A ka ndokund në Turqinë sotme shkolla në gjuhën Shqipe në të gjitha nivelet, sikurse ka zyrtarisht në Kosovë, jo vetëm në gjuhën Shqipe, Angleze e Serbe, por edhe në gjuhën Turke e atë Boshnjake. Jo. Jo. Jo!
3.
E prapë po due me thanë se në koft se do të ngrihej Gjergj Kastioti– Skënderbeu nga varri, si në legjendat tona të hershme, e të shkonte në Novoberdën (Artanën) e sotme (me mbi 1/3 shqiptarë etnikë); të shkonte në rajonin e Gjilanit, Prishtinës, Mitovicës e Ferizajt, kishte me i zhdëp me rrahje të thuprave të tij të legjendës së bashkimit arbnor-shqiptar, shumë prej politikanëve kryesorë të Kosovës dardane, për gjithçka banë padenjësisht e paturpësisht mbi hartën e këtyre rajoneve e të Kosovës me ngritjen legjislative-juridike e marrëveshje ndërkombëtare të 10 komunave me shumicë serbe (!) në kuadrin e të ashtuquajturit famëkeq e krejt kundërshqiptari: “Asociacioni i Komunave Serbe” (Bashkësia e Komunave Serbe).
Historia e krijimit të komunës Kllokot-Vërboc (2009-’10 dhe 2013) në brendësi të komunës Viti të rajonit të Gjilanit të duket si një llokoçtje apo vorbullim, si një farë bashkëpunimi i turpshëm apo nënshtrim i frikshëm i klasës politike shqiptare të Kosovës ndaj Serbisë e klaneve pro-sllave përkohore e përjetësore në EuroAtlantikën e sotme ndërplanetare.
E, kësohe kohe “Kllokotiane” Presidente e Kosovës ishte Atifete Jahjaga, një “mëkat” në politikën e Kosovës e mëkatore në politikat e saj, si dhe kryeministër i Kosovës, ishte Haxhim Thaçi, që me “pushkën” e luftës së tij kontributive për Lirinë e Kosovës, “e vrau vetveten” politikisht në Pavarësinë e Paqen e mapasme të Kosovës, kontigjent (jo)politik në Gjykatën e Hagës. Përndryshe, Thaçi-politikani i formatit të madh që luftoi të heqin “prangat e robërisë” sllave ndaj Kosovës, i vnoi prapë Kosovës pranga të tilla me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë dhe me lëshimet ndaj kishave serbe në Kosovë, po, njiherit-gjithashtu, ia vnoi edhe vetvehtes në Hagë!
Kllokotizmi i 10 komunave të famëkeqit Asociaocion të Komunave me Shumcië Serbe në Kosovë më kujton çkyemjet e harrnimet ndërkombëtare mbi hartën e Afrikës kontinentale. Llokoçitjet politike e diplomatike të Kosovës e Bashkësisë Ndërkombëtare me komunën e Kllokotit më duket si rasti ma ekstrem i shembëllimit me Afrikën, si në rastin e shtetit Lesotot – Monarkisë Kushtetuese Parlamentare, brenda shtetit republikan të Afrikës së Jugut (!)
Si është e mundur që klasa politike kllokotiane e Kosovës të pranojnë që Kllokoti të jetë në vitin 2013 një nga 10 komunat e Kosovës me shumicë serbe, ta futin në rrjetën merimangore të Serbisë së Millosheviçit e të Vuçiçit, ndërkohë që në vitin 2011, simbas publikimeve botnisht, kishte vetëm 2.556 banorë, nga të cilët 1.362 ishin shqiptarë (53.29 %), ndërsa serbë ishin 1.172 vetë (40.05 %) e të etnive të tjera: 9 romë, 1 turk dhe 9 të tjerë të papërcaktuar në etninë e tyre?! Kësokohe, sikur Jahjaga e Thaç të kishin pak ma shumë qindresë, sikurse e manifestojnë sot Osmani e Kurti qëndresën e tyre diplomatike e politike, sot nuk do të kishim Kllokot komunë më vete, (me 23 km2), do të kishim një komunë ma pak dhe një hall ma pak, tek famëkeqi Asociacion, do të ishte ndryshe sot situata politike e diplomatike, ekonomike e ushtarake, në Kosovë, në veri të Kosovës.
Çkyemjet pansllave vuçiniane dhe harrnimet diplomatike ndërkombëtare, sikurse dhe paaftësitë, plastelinizimet, kllokotimet diplomatike e politike të disa liderëve të Kosovës si Thaçi, Sejdiu, Mustafa, Jahjaga e të tjerë, i krijuan 10 komuna të Asociacionit famëkeq përgjatë dekadave të fundit me firmat, vendimet, dekretet, marrëveshjet, vulat e tyre, si: 4 të tilla në Rajonin e Mitrovicës: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq; 3 të tilla në Rajonin e Gjilanit, si: Kllokoti, Parteshi, Ranillugu; 2 të tilla në Rajonin e Prishtinës, si: Novoberda (Artana) e Greçanica; 1 në Rajonin e Ferizajt, si komuna e Shtërpcës.
4.
Po të ngrihej Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nga varri, si në legjendat tona të kahershme, do të shkonte me patjetër në Prishtinë dhe do të takonte Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, guximtarin e ditur, për me e faleminderue për largpamësinë, aktet e veprimtarimin e tij diplomatic e politik të shtrirjes së sovranitetit të shtetit të ri të Kosovës në të gjithë territorin e saj, çka nuk ka ndodhur në këto dekadat e fundit, prej 12 qershorit 1999 të Lirisë së Kosovës, në pothuaj një çerek shekulli shtetësie të re të Kosovës.
Kryeministri qëndrestar Albin Kurti me veprimet e tij shtetërore në veri të Kosovës e kreu aktin ma të lartë të shekullit XXI në historinë e Kosovës dardane, duke e shtrirë pavarësinë e Kosovës të 17 shkurtit 2008 deri në komuna në Veri të Kosovës, me kryekomunarët e rinj të zgjedhur, me vendosjen e rendit e qetësisë publike, me shtrirjen e veprimtarisë zyrtare të Kosovës edhe në këto komuna të Kosovës.
Po, njiherit, Skënderbeu i Madh, do të mbante me vehte shufra edhe për Qeverinë Kurti, e ma së parit, për Ministrine Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, për ministrin në dy vitet e fundit, Elbert Krasniqi, qoftë edhe për faktin e vetëm se prej shumë vitesh portal (Ëebsajti) rks-gov.net Komunat e Kosovës-Republika e Kosovës nuk figurojnë me të dhana, me asnjë të dhanë konkrete sikurse komunat e tjera, komunat e të ashtuquajturit famëkeq “Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe”, si komunat Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Ranillug, Partesh, Kllokot, etj., ndërkohë që këto, shumë sish, i gjen plotore në portale (Ëebsajte) zyrtare të Serbisë. Edhe në Ëebsajtin e tij të Qeverisë, Ëebsajti i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ora i ka mbetur në 18 shtator 2018, tek Profili i atëherit (pdf) për komunat e shtetit të ri të Kosovës.
Ndërkohë që në Veri të Kosovës, për shtrirjen e sigurinë e sovranitetit të shtetësisë së Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dërgon “forcat e tij paqeruajtëse” edhe të armatosur, edhe me me pushkë, edhe në zjarrin vullkanik të rrezikut pansllak vuçinian, atëherit ministri i tij, Ilbert Krasniqi, pse nuk e kap “penën” dhe me e rifreskue (pdf) e ëebsajtit të tij me të dhanat e reja komunare të vitit 2023, sikurse me i krye edhe plotërimet me të gjitha komunat në ëebsajtin: rks.gov.net Komunat e Kosovës-Republika e Kosovës.
5.
Eh, po të ngrihej Skënderbeu si në legjendat e hershme shqiptare e të shkonte në kambet e veta deri në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinën e pas Lirisë e Pavarësisë së Kosovës, nuk do t’i mjaftonin thuprat e legjendës së bashkimit arbnor-shqiptar për t’i zhdëp së rrahuni politikanët e Kosovës nga vilat kështjellare në Kosovë e deri në Kështjellën Gjykatore të Hagës!
Diskutim rreth këtij postimi