Mirza Hajdinoviq rrjedh nga një familje patriotike e Sanxhakut. Xhaxhallaret e tij Biku dhe Deka Dresheviq ( Dreshaj ) janë shembulli më i mirë i atdhetarizmit dhe qendreses shqiptare në Sanxhak. Ata qenë luftetar të Lirisë dhe të Bashkimit Kombëtar dhe komandant të shquar në mbrojtjeen e trojeve etnike gjatë Luftës ë Dytë Boterore. Nga ky trung familjar rrjedhë Mirza Hajdinoviq, që mbiemrin e ka sipas gjyshit të tij e që dihet mirëfilli pse nuk kanë trashiqguar mbiamrin Dreshaj. Në historin shqiptar janë të mirënjohur këta burra.
Edhe Mirza i përket plejadës së intelektualve të ri e veprimtarëve të çeshtjes kombëtare në Sanxhak.
Mirza Hajdinoviq ka lindur më 2 korrik të vitit 1977 në Pazar të ri. Ai shkolën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Pazar të Ri. Në vitin 1997 filloj studimet në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, por, për shkak të shpërthimit të luftes atje i nderpreu studimet në shtator të vitit 1998. Në vitin 2000 vazhdon studimet në fakultetin ekonomik në Sarajevë dhe atje qendroi deri në vitin 2004. Vitin e katërt të studimeve dhe temën e diplomës e ka mbrojtur në Fakultetin Ekonomik në Novi Sad të Vojvodinës. Në vitin 2021 mbron temenë e magjistraturës në Fakultetin filozofik në Nish , në departamentin e e Gazatarisë dhe komunikimit ku për temë pati “Protestat politik dhe komunikimi jo i dhunshëm në kohën e rrjeteve sociale” tëmë të cilën më sukses e mbrojti.
Në vitin 2005-2011 punoi në Telekomin e Serbisë – telefonia mobile për Sanxhak”, përfaqesues i Kompanis “Santel” ku kreu detyrën e menaxhim – biznesit dhe shitjes mobile për tri vite më radhë.
Mirza Hajdinoviq shumë i ri u anëtaresua në levizjen gjithpopullore në Sanxhak, në Partin e Aksionit Demokratik dhe qe shumë aktiv në të gjitha strukturat e saj. Shumë herë që kandidat në listat zgjedhore qoftë në zgjedhje lokale në Pazar të Ri, apo në ato parlamentare për parlamentin Popullor serb. Në dy palë zgjedhjet e fundit ka qenë në listën e Këshillit Nacional Boshnjak, në atë të “Vetvendosjes” dhe “Bashkimi boshnjak” të cilin e ka mbeshtet PAD. Sot Mirza është udhëheqes në Komisionin zgjedhor të PAD-SDA për Sanxhak dhe anëtar i kryesisë së kësaj partie. Ka qenë këshilltar pranë klubit parlamentar të koalicionit PAD- SDA- PDD dhe këshilltar në klubin politzik të PAD-SDA Sanxhjakut dhe Shqiptarët e Luginës” 2016- 2023. I punësuar në Këshillin Nacional Boshnjak në Pazar të Ri. Pos kësaj ai është edhe Kryeredaktor në mediumin “Behar” i cili funksion në Pazar të Ri. Si rrjet i informimit në Sanxhak dhe informimit regjional ku shikuesit e përcjellin përmes portalit dhe rrjeteve të internetit. Tani RTV “Behar”që emetohet në gjuhen bosane dhe merret kryesisht më historikun e Sanxhakut. Mirza ka publikuar artikuj gazetaresk në portale vendore e nderkombëtare më tema për Sanxhakun ku teme qendrore kanë Sanxhakun , të drejtat dhe lirit e minoriteteve. Ai ka shoqeruar Dr. Sulejman Uglaninin , kryetar i PAD-të në takimet zyrtare në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi. Mr. Mirza Hajdinoviq është shumë komunikues dhe njohes i mirë i politikës aktuale në Serbi dhe regjion. I njohur në qendrimet e tija të shëndoisha dhe parimore në mbrojtjewn e te drejtave dhe lirive të njeriut e në vepanti si njohes i çeshtjeve politike në Sanxhak, ai është i ftuar dhe pjesëmarres aktiv në shumë në shumë konfereca , trueza të rrumbullakëta dhe tribuna të organizuara në vend dhe jasht vendit. Është autor i shumë artikujve gazetares në portalet e internetit kua temë qendrore gjithmonë ka të drejtat e lirë e njeriut dhe pakicat kombëtare si dhe çeshtja e Sanxhakut. Sherbehet mirë më gjuhën angleze.
Ai është i martuar më doktoreshen , specialiste e neurologjisë Hanadi Hajdinovioq dhe janë prind të tre fëmijëve, vajzës Aishës, djemve Muhamedit dhe Mehmetit. Jeton dhe vepron në Pazar të Ri.
Diskutim rreth këtij postimi