Dardania Press
E hënë, 10 Nëntor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Gjeopolitikë

NOLI ME FLAMURIN E SHENJTË KOMBËTAR

Artur Vrekaj: Më poshtë po sjellim shkrimin programor të Lef Nosit  bazuar në pjesëmarrjen e tij në  urdhërimin prift të Fan Nolit më 8 Mars, 1908;  i botuar në gazetën “Kombi” të Sotir Pecit në Boston, MA të SHBA, më 13 Mars, 1908.

10 Nëntor, 2025
in Gjeopolitikë, Vështrime
14 1
0
NOLI ME FLAMURIN E SHENJTË KOMBËTAR
17
SHARES
209
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

 

Titulli: Një vepër kombëtare me rëndësi të madhe

“Një nga më të mëdhatë nevoja në të ngrehurit planin kombëtar tonin, është pa fjalë edhe të shqiturit e Ortodoksëve Shqiptarë nga kisha Greke.

Kjo punë doemos do të shqitë edhe lirinë e gjuhës (Shqipe) nga qeveria Turke,  e cila një ditë, me nder a me pahir, do të shtrëngohet të na japë të drejtat kombëtare.

Ky mendim s’është i ri ndër Shqiptarët, jo ngaqë propaganda kombëtare ka qënë fat i pafuqishëm,  dukej si i padalë në krye. Të mbledhurit e Shqiptarëve në Amerikë në këtë shesh (në New York, 8 Mars, 1908) sa të gjerë aq edhe të lirë për vepra kombëtare edhe politike, lumturisht i dha shpirt e shpresëdalje me krye këtij mendimi të drejtë të atdhetarëve të mençur e të flaktë, që ju vunë me gjithë zemër atij mendimi edhe më 8 Mars, të Dielën që shkoi dhe vunë gurin themeltar në kishën e Nju Jorkut përpara qindra atdhetarëve të Krishterë dhe Myslimanë, të përzierë edhe vëllezërit e tjerë të Italisë (Arbëreshët) duke bërë prift atë që ishte i vetmi burrë sot për sot këtu në Amerikë për këtë flamur të ndritshëm, z.Fan Nolin.

Kjo vepër ngaqë morën pjesë edhe vëllezërit tanë të Italisë mori një fytyrë, së gjithash, Shqiptare. S’mbetet dyshim se Shqiptarët e Amerikës në paçin dashuri edhe vëllazëri ( pa të cilat s’bëhen kurrë punë të mëdha) në mes tyre do të zënë fletët më të bukura të historisë kombëtare. Po njeriu kur rrok një punë duhet më parë të mendohet si të mundë të hapë edhe rrugën që të shkojë mbarë e të mos mbetet përgjysmë e për turp.

Prandaj, duhet menduar mirë se kjo punë që nisëm, nuk është të hapim kisha e të bëjmë priftërinj në dhe’ të huaj ku të ndenjurit e kanë për ca kohë, po të vënë gurin themeltar te një kishë krejt Shqiptare e të pavarur nga armiqtë në Shqipëri.

Duhet, që fara të hidhet këtu në Amerikë edhe të mbijë dhe të na japë pemë në Shqipëri.

Një shoqëri fetare, e cila të përkujdeset si për njërën edhe për tjetrën degë feje në Shqipëri duke u përmbajtur, jo vetëm me ndihmat e Shqiptarëve të këtushëm, por edhe me ndihmat e tërë kombit Shqiptar.

Kjo shoqëri, sot për sot, duhet ta ketë qëndrimin këtu në Amerikë dhe prej këtej të veprojë për të mirën e nevojave fetare të gjithë Shqiptarëve. Të kthejnë pak nga pak librat fetarë të çdo dege edhe të shtypin një të përkohshme të këtillë, e cila të ushqejë Shqiptarisht, si të Krishterët dhe Myslimanët me bashkëpunonjës nga më të arsyeshmit Shqiptarë.

Në krye të kësaj shoqërie të qëndrojë Shenjtëria e tij z.Fan Noli, i cili  sot është hipur mbi një shkallë, nga e cila po të bjerë, djeg pas edhe shpresat e ëmbla të bashkëatdhetarëve të atatdheut.

Duke dëftyer sjellje të pëlqyeshme, të urtë dhe vullnet të shëndoshë ndër punët që mori, (Noli) do të arrijë një ditë të hyjë me flamurin e shenjtë kombëtar në dorë, në fushat e bukura të atdheut, ku do ti dalin e ta presin të gjithë me dega dafine në duar e ti vënë në kokë kurorën, e cila u jepet atyre që punojnë për atdheun me mish edhe me shpirt.”

Filadelfia, 12 Mars, 1908.

Mal’ i Vashës.

Shënim:

Lef Nosi dhe Fan Noli patën një korrespondencë të vazhdueshme, sidomos gjatë vitit 1908, për ti kërkuar Patriarkanës Greke të Stambollit të dërgojë në Shqipëri dhespot që flet gjuhën Shqipe dhe të njohë kombësinë Shqiptare.

 

 

 

Tags: Artur Vrekaj

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Shkolla e Vjetër e Kokajt shpallet pasuri e trashëgimisë kulturore dhe fillon restaurimi

Shkolla e Vjetër e Kokajt shpallet pasuri e trashëgimisë kulturore dhe fillon restaurimi

10 Nëntor, 2025
NOLI ME FLAMURIN E SHENJTË KOMBËTAR

NOLI ME FLAMURIN E SHENJTË KOMBËTAR

10 Nëntor, 2025
Foto: Shoqata Kombëtare Boshnjako-Amerikane

Me rastin e 101-vjetorit të masakrës së Shahoviqit në Sanxhak

10 Nëntor, 2025
Valmira Dubova

Lidhjet dhe Njohjet – Edicioni Politik

9 Nëntor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In