Dardania Press
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

NË ROZHJË PROMOVOHET VËLLIMI I SHTATË I “LIBRIT TË BARDHË TË VIKTIMAVE TË SANXHAKUT” – NDARJA E PLAKETËS SË ARTË PËR ISMET AZIZIN

Rozhajë, 13 korrik 2025 – Në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Rozhajë, u mbajt sot promovimi i vëllimit të shtatë të veprës madhore “Libri i Bardhë i Viktimave të Sanxhakut”, i autorit Fehim Džogović. Ky botim i fundit është i përkushtuar viktimave të komunës së Rozhajës gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore (1941–1945), dhe përmban dokumentacion të çmuar për fatin tragjik të civilëve..

14 Korrik, 2025
in Kosova, Kultura, Sanxhaku, Vështrime
14 0
0
NË ROZHJË PROMOVOHET VËLLIMI I SHTATË I “LIBRIT TË BARDHË TË VIKTIMAVE TË SANXHAKUT” – NDARJA E PLAKETËS SË ARTË PËR ISMET AZIZIN
16
SHARES
201
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjarja u organizua nga Instituti për Histori, Demografi dhe Antropologji i Sanxhakut (IHDAS), që vepron në kuadër të Akademisë Boshnjake, me seli në Rozhajë dhe Novi Pazar.

Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore e shkencore morën pjesë emra të njohur të botës akademike, si akademik Ferid Muhić, akademik Šerbo Rastoder (drejtor i Institutit), dr. Sait Šabotić, si dhe autori i veprës Fehim Džogović. Moderatore e takimit ishte znj. Gordana Ganić.

Me këtë rast, u ndanë edhe mirënjohje dhe “Plaketa të Arta” për personalitetet që kanë dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e punës së Institutit.

Njëra ndër Plaketat e Arta iu nda z. Ismet Azizit, kryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, njëherësh studiues i njohur i historisë së Sanxhakut dhe ndër të vetmit studiues shqiptar që ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në dokumentimin e gjenocidit në krahinën e Sanxhakut dhe viseve të tjera shqiptare për rreth kësaj krahine.

Kontributi i tij u veçua sidomos për punimin e paraqitur në Konferencën Shkencore të mbajtur nga ky Institut vitin e kaluar, ku trajtoi Gjenocidin serbo-malazez në Bihor dhe ndikimin e tij në themelimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Ky studim la gjurmë të thella në opinionin akademik dhe hapi rrugë për një bashkëpunim të ri ndërinstitucional dhe ndërkulturor.

Z. Azizi, në fjalën e tij të shkurtër falënderuese, vlerësoi këtë nderim si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të urave të besimit dhe bashkëpunimit në Sanxhak dhe më gjerë, me theks të veçantë në promovimin e kujtesës historike dhe të vërtetës.

“Kjo plaketë është një simbol i besimit dhe i hapjes për një të ardhme më të ndritshme ndërmjet popujve tanë, mbi bazën e respektit dhe njohjes së së vërtetës historike,” u shpreh Azizi.

redaksia

Tags: “Kosova për Sanxhakun”Ismet AziziRozhaja

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

RRITJA E AUTORITETIT POLICOR, RRITË CILËSINË E SHERBIMIT

22 Korrik, 2025
FALËNDERIM PËR TURNIRIN TRADICIONAL HUMANITAR – PFAFFENHOFEN 2025

FALËNDERIM PËR TURNIRIN TRADICIONAL HUMANITAR – PFAFFENHOFEN 2025

15 Korrik, 2025
NË ROZHJË PROMOVOHET VËLLIMI I SHTATË I “LIBRIT TË BARDHË TË VIKTIMAVE TË SANXHAKUT” – NDARJA E PLAKETËS SË ARTË PËR ISMET AZIZIN

NË ROZHJË PROMOVOHET VËLLIMI I SHTATË I “LIBRIT TË BARDHË TË VIKTIMAVE TË SANXHAKUT” – NDARJA E PLAKETËS SË ARTË PËR ISMET AZIZIN

14 Korrik, 2025
APK çon në prokurori afro 50 kallëzime penale, prej tyre katër deputetë

APK çon në prokurori afro 50 kallëzime penale, prej tyre katër deputetë

13 Korrik, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In