Dardania Press
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Në 1-2 prill ishte përvjetori i Masakrës së Tivarit

“Në 1-2 prill ishte përvjetori i Masakrës së Tivarit. As Tirana, as Prishtina nuk u ndjenë t’i rikujtonin botës një nga të vërtetat më tronditëse historike rreth krimit shtetëror serb”

3 Prill, 2021
in Vështrime
18 1
0
A po ndërhyn Rusia në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri
21
SHARES
267
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Shaban Murati

Qeveritë polake postkomuniste dhe polakët si popull me vitalitet për liri dhe drejtësi e nxorrën nga varri të vërtetën e varrosur nga regjimet komuniste mbi masakrën e Katinit, ku shërbimi sekret rus dhe policia ruse vranë në pabesi 22 mijë ushtarakë polakë në prill të vitit 1940. Sot e gjithë bota demokratike jo vetëm e din të vërtetën zyrtare polake, por edhe e përkujton rregullisht Masakrën e Katinit si një nga krimet e përbindshme të Rusisë staliniste.

Qeveritë shqiptare 76 vjet pas masakrës së Tivarit të prillit 1945, ku u vranë nga policia serbe dhe shërbimi sekret serb rreth 4 mijë të rij shqiptarë, ende nuk kanë dalë me qendrimin zyrtar të dënimit të kësaj masakre gjenocidiale. Shqipëria zyrtare dhe Kosova zyrtare vazhdojnë ta mbajnë rrasën e varrit mbi të vërtetën.

Në 1-2 prill ishte përvjetori i Masakrës së Tivarit dhe as Tirana zyrtare dhe as Prishtina zyrtare nuk u ndjenë t’i rikujtonin botës një nga të vërtetat më tronditëse historike rreth krimit shtetëror serb.

A din njeri ndonjë memorial në territorin e Shqipërisë apo në territorin e Kosovës, nëpër të cilat kaluan karvanet e vdekjes së mijra të rijve shqiptarë për në Tivar, që të ketë ndonjë memorial për të nderuar me një kurorë lulesh jetët, që varrosi masakra barbare serbe e Tivarit? A keni dëgjuar ndonjëherë një udhëheqës të Shqipërisë apo të Kosovës të flasë në ceremoni zyrtare për Masakrën e Tivarit? A kanë historiografia zyrtare shqiptare, akademitë e shkencave dhe institutet e historisë tekste historike zyrtare për Masakrën e Tivarit, që të mësohen në shkollat shqipe? Përse edhe në periudhën demokratike mbahet heshtje varri zyrtare për këtë krim të përbindshëm të Serbisë komuniste?

Nuk dihet ende nëse kjo varrosje e habitëshme zyrtare e një të vërtete tragjike kombëtare vjen nga implikime shtetërore shqiptare në atë masakër, apo nga ndikimi i fuqishëm historik i Serbisë dhe pesha e lobeve serbe në politikat aktuale zyrtare në Tiranë dhe në Prishtinë?

Qeveritë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, para se të hapin muzeume dhe qendra studimore për holokaustin e ebrejve, le të hapin muzeume për holokaustin shqiptar si Tivari apo Kosovë 1999, që ka bërë Serbia mbi kombin shqiptar, dhe të mësojnë nga Izraeli dhe nga populli izraelit si mbahet gjallë kujtesa kombëtare nëpër dekada.

/dita/

Tags: Masakra e TivaritShaban Murati

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Shaip Kamberi: Të drejtat janë univerzale, ato nuk janë mëshirë e shtetit

Kamberi dorëzon rezolutë në Kuvendin e Serbisë për pozitën e shqiptarëve në Luginë

29 Korrik, 2025
Analizë e artikullit të Prof. Hakif Bajramit për Xhemijetin dhe rolin e krerëve të saj

Analizë e artikullit të Prof. Hakif Bajramit për Xhemijetin dhe rolin e krerëve të saj

26 Korrik, 2025
Osman Ferizi

32 milionë euro për të akuzuarit e Speciales / Vjen reagimi i ashpër – kjo është kërkesa urgjente

24 Korrik, 2025
Kamberi: Paralajmërimi i Serbisë për shërbimin e detyrueshëm ushtarak duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës

Edhe një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës

24 Korrik, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In