Dardania Press
E premte, 7 Nëntor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Muamer Zukorliq nxitës i përçarjes midis boshnjakëve dhe shqiptarëve!

Diplomati shqiptar Shaban Murati e sheh shumë të dëmshëm qëndrimin e ish Myftiut Muamer Zukorliq, në lidhje me zgjidhjen e  mosmarrveshjeve në mes Serbisë dhe Kosovës.

3 Nëntor, 2023
in Vështrime
56 3
0
Një hall i madh diplomatik, përse e shtyu Lavrov tri herë vizitën e tij në Serbi, çfarë lidhje ka kjo me Kosovën dhe zgjedhjet në SHBA
68
SHARES
847
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Diplomati Shaban Murati konstaton: ” jo rastësisht u zgjodh politikani boshnjak Muamer Zukorliç për të paraqitur ofertën serbe të rimbajtjes së Kosovës në gjirin e Serbisë sipas modelit të Çeçenisë, Dagestanit dhe Tatarstanit në Rusi.”

“Duke shërbyer si përçor i propozimit kolonialist të Serbisë politikani boshnjak nxit një përçarje të re midis boshnjakëve dhe shqiptarëve në Sanxhak dhe në Serbi. Në rajonin e Sanxhakut është në zhvillim e sipër një rrymë e re aktive e ndërgjegjësimit të qytetarëve për origjinën e tyre shqiptare, pas një politike zyrtare dhjetravjeçare të Serbisë për asimilimin dhe boshnjakëzimin e detyruar të tyre. Popullsia shqiptare ka qenë dominuese në rajonin e Sanxhakut. Në datën 3 nëntor 2019 kryetari i Partisë së “Aksionit Demokratik të Sanxhakut”, Sulejman Ugljanin, i cili ka qenë ministër në qeverinë e Serbisë në vitet 2008-2014, parashtroi platformën e të drejtës së popujve të Sanxhakut për një entitet autonom politiko-territorial, me fuqi legjislative, ekzekutive dhe juridike. Në fakt kjo është një kërkesë e hershme e Sanxhakut për autonomi politiko-territoriale, për të cilën kanë votuar me unanimitet gjithë votuesit e atij rajoni në tetor të vitit 1991. E re në platformën e politikanit të njohur boshnjak dhe ish-ministër i qeverisë së Serbisë është kërkesa e tij për “statusin special të Sanxhakut si një komunitet i qytetarëve dhe i popujve të barabartë, në të cilin shqiptarët, boshnjakët, malazezët dhe serbët, janë popuj shtetformues”. Kjo platformë, ku shqiptarët renditen të parët, i është paraqitur presidentit të Serbisë, qeverisë dhe parlamentit të Serbisë.”

“Rryma e re e ndërgjegjësimit kombëtar të shqiptarëve të Sanxhakut e ka shqetësuar pa masë Beogradin, i cili nëpërmjet institucioneve shtetërore dhe shërbimit sekret serb po ndërmarrin fushatë pas fushate për të krijuar përplasje midis boshnjakëve edhe shqiptarëve të Sanxhakut dhe për të mos lejuar qytetarët të konfirmojnë prejardhjen dhe përkatësinë e tyre kombëtare shqiptare. Ndaj Beogradi ka zgjedhur nënkryetarin boshnjak të parlamentit serb që të dalë si megafon i “bashkëjetesës paqësore të popujve” brenda Serbisë, ku ai fton edhe Kosovën që në emër të kësaj bashkjetese të rifutet në gjirin e Serbisë si Çeçenia, Tatarstani dhe Dagestani në gjirin e Rusisë”.

Gjithë shqetësimi serb, që shpreh nënkryetari i parlamentit të Serbisë, është që “Kosova të mos shkojë te përqafimi me Shqipërinë”. Sipas tij, Kosova duhet të kthehet te përqafimi me Serbinë, dhe ai pa pikën e skrupullit politik dhe fetar përdor për Kosovën termin fetaro-ortodoks serb “Kosovë dhe Metohi”.

Oferta e re serbe që Kosova të ndjekë modelin e Çeçenisë, Tatarstanit dhe Dagestanit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, është një përpjekje e freskët e Beogradit për të devijuar dhe për të zgjatur sa më shumë afatin e zgjidhjes së dialogut me njohjen reciproke midis dy shteteve.
Është e qartë se kjo ofertë përbën një gjethe të re fiku në herbariumin e propozimeve të thara diplomatike serbe dhe ruse për të zgjidhur marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës në formën e modelit të Tirolit të Jugut, të dy Gjermanive, të Qipros, ndalimit të dy shteteve shqiptare, dhe së fundi te modeli i Çeçenisë, Dagestanit dhe Tatarstanit. Është e paraditur se as Kosova dhe as SHBA e BE nuk do ta pranojnë ofertën e re allaruse të Serbisë, sepse Kosova është një shtet i pavarur i njohur nga afro 120 shtete të botës, ekzistenca dhe zhvillimi i të cilit garantohet nga mbrojtja dhe aleanca me SHBA dhe Perëndimin. Shpresojmë që Shqipëria të mos përsërisë gabimet dhe të mos bjerë pre e propozimeve të reja kurth të Serbisë, siç ka rënë në të kaluarën duke pranuar modelet serbe të Tirolit të Jugut apo duke dalë si Serbia kundër krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës me tezën idiote se nuk mund të ketë dy shtete shqiptare.”

Në fund diplomati shqiptar ia bënë me dije  z. Zukorliq se “Kosova shtet i pavarur dhe sovran është përgjigja ndaj çdo lloj deviacioni apo kameleontizmi diplomatik të strategjisë koloniale serbe dhe ruse për Kosovën. Kosova do të ekzistojë si shtet i pavarur në daç ta njohë, në daç të mos e njohë Serbia.” përfundon Murati.”

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Analizë e zgjeruar e Kapitullit “Shqiptarët” në veprën “Nga Kosova në Detin e Kaltër” të Branislav Nushiqit

Analizë e zgjeruar e Kapitullit “Shqiptarët” në veprën “Nga Kosova në Detin e Kaltër” të Branislav Nushiqit

7 Nëntor, 2025
FONDI SHQIPTAR I NDIHMËS, 1914, New York

FONDI SHQIPTAR I NDIHMËS, 1914, New York

7 Nëntor, 2025
Horror/Vrasja makabre e Aqif Blytës. Familjarët gjetën gjysmën e trupit. Çfarë kishte brenda çarçafit (VIDEO)

Horror/Vrasja makabre e Aqif Blytës. Familjarët gjetën gjysmën e trupit. Çfarë kishte brenda çarçafit (VIDEO)

6 Nëntor, 2025
Fisnikëria e Përgjegjësisë dhe Loja e Egove Politike

Fisnikëria e Përgjegjësisë dhe Loja e Egove Politike

6 Nëntor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In