Pyetje: A eshtë logjike e drejtë që Kosova, me shumicën e popullsisë shqiptare, të quhet multietnike, kurse Maqedonia e Veriut, me 35 % shqiptarë, të përballet me sfida në arritjen e barazisë gjuhësore dhe etnike?
Përgjigje: Është rast unik, ndodhta në nivel botëror, që Kosova me një popullësi tej 90 % shqiptare, të imponohet si shtet multietnik. Dhe, kjo bëhet për t`u dhënë të drejta enorm e, të veçanta minoriteteve, pakicave bashkëjetuese, si askund në botë! Ndërkohë që ndërkombëtarët ngulmojnë që Qeveria e Kosovës të krijojë Asociacionin njëetnik, për komunat me shumicë serbe! Kjo është hipokrizi e llojit të vet. Dhe, kjo kërkesë ka pykuar Kosovën përtej një dakade. Maqedonia dikur, tani, me shtesën Veriore, është krijesë e rrethanave të veçanta politike të kohës.
Shembull:
Maqedonia është shtritë në tokat shqiptare. Duke shfrytëzuar forcën e shtetit jugosllav, ajo ushtroi dhunë ndaj popullsisë shqiptare në Maqedoni. Ilustrojmë: Për 3 nxënës maqedonas, mësonin në gjuhën maqedonase edhe 37 nxënës shqiptarë! Me ndarjen nga Federata jugosllave, u matën në fushë-betejë shqiptarët me maqedonasit. Dhe, këta të fundit u mundën dhe kurrë më nuk do të arrijnë ta kthejnë të kaluarën.
Pyetje: A mund të thuhet që standardet e demokracisë neolibrale janë të dyfishta, duke favorizuar disa shtete mbi të tjerët, veçanrisht kur bëhet fjalë
për të drejtat e grupeve etnike dhe gjuhësore?
Përgjigje: Standardet e demokracisë neoliberale, tashmë, janë dëshmuar se janë të dyfishta dhe favorizimi i disa shteteve mbi të tjerët po ndodhë. Kjo lexohet qartazi, kur është fjala për të drejtat e grupeve etnike dhe gjuhësore. Kjo po manifestohet jo vetëm brenda shteteve, por edhe tek shtetet me demokraci të zhvilluar, nën maskën e monitorimit, bëhen krah i të fortit, duke e shtypur të dobtin!
Pyetje: A po tentohet nga pushteti në Maqedoninë e Veriut, të përdhoset gjuha e bukur shqipe?
Përgjigje: Marrëveshja e Ohrit i dha fund konfliktit të armatosur, mes kryengritësve shqiptarë dhe forcave ushtarake e policore maqedonase, në vitin 2001. Tashmë, shqiptarët e Maqedonisë Veriore nuk janë analfabetët dhe barinjtë e viteve`50-a. As Maqedonia nuk e kishte koracën jugosllave. Marrëveshja e Ohrit ndryshoi shumëçka në jetën e shqiptarëve në Maqedoni. Megjthatë, hezitimi, zvarritja e zbatimit vazhdoi në vite. Arsyet ishin subjektive. Bajraktarizmi dhe karrierizmi i politikanëve shqiptarë, shumë syresh edhe konformistë të pushtetit maqedonas, shpejt harruan përbuzjen nacionale, shtypjen, burgjet politike, e deri edhe luftën, gjakun e derdhur. Partitë shqiptare në opozitë, e bënin namin karshi pozitës në pushtet. Kur hypnin në pushtet, heshtnin, gjithçka ishte OK-ej! Përgjatë gjithë kohës të opozitarizmit koalicioni VMR0-DPMNE kishte shantazhuar shqiptarët, që sapo të vijnë në pushtet, do ta korrigjojnë Marrëveshjen e Ohrit në dëm të shqiptarëve. Dhe e mbajtën fjalën, duke filluar me kufizimin e përdorimit të gjuhës së bukur shqipe.
Pyetje: Partia shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, që e bëri dje në Prishtinë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, rreth Ligjit për Gjuhët në këtë shtet?
Përgjigje: Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, thotë: “Ekziston mundësia e shfuqizimit të “Ligjit për Gjuhët”, ka krijua një lloj kaosi juridik, i cili ka rezultuar me kaos politik, mosbesim dhe dilema. Mund të shfuqizohet, të rishikohet, duke bërë ndryshime në dispozita të caktuara, ose të mbetet ashtu siç është”. Nisma e Partisë Nacionaliste, “E Majta” ia kishte dërguar Gjykatës Kushtetuese, pas miratimit të ligjit në vitin 2019. Reagimi nga partitë politike shqiptare ishte i ashpër dhe i njëzëshëm, duke kërcënuar se çdo cënim i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, do të këtë pasoja të rënda. Kreyeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte biseduar rreth Ligjit për Gjuhët, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, para se të fillonte Mbledhja e Përbashkët e dy qeverive, në Prishtinë. Dhe, në konferencën e përbashkët dy kryeministrat e përsëritën këtë çështje.
Pyetje: Kurti dje tha se çështja e gjuhës i takon Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, pasi tri dispozita të Ligjit për Gjuhët janë dërguar në Komisionin e Venecias?!
Përgjigje: “Ligji për Gjuhët” e avancon gjuhën shqipe me statusin e gjuhës zyrtare, krahas maqedonishtës, në komunat ku shqiptarët përbëjnë 20 % të popullatës, edhe në komunikimin me institucionet e larta shtetërore. Por, tre nene janë dërguar për shqyrtim Komisionit të Venecias: Përdorimi i gjuhës shqipe në kartëmonedha; në uniformat ushtarake, policore dhe të zjarrëfikësve. Reagim ka bërë Agjensia për Zbatimin e Gjuhëve, e cila e konsideron zvoglim i të drejtave themelore, siç është përdorimi i gjuhës. Ndërkohë që spektri i partive maqedone, VMRO-DPMNE dhe Lidhja Social Demokrate në opozitë, kanë heshtur. Kryeminstri Albin Kurti deklaron se çështja e gjuhës i takon Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut!? Lë të besojmë se kjo është një “lapsus lingua” e kryeministrit Kurti. Sepse dilemat për këtë çështje i ka zgjidhur Institucioni Ligjvënës, Parlamenti, me shumicë dërmuese votash. Edhe kryetari i Kuvendit, Kostadinovski, thotë se “Gjykata Kushtetuese në asnjë rast nuk merr vendime politike, por vetëm vendime kushtetuese”.
Pyetje: “Në Maqedoni të Veriut nuk ka ligj për përdorim të gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston Ligji për përdorim të gjuhëve, që e përmend shifrën 20 për qind, por nuk është ligj për përdorim të gjuhë shqipe, është për përdorim të gjuhëve”, – ka thënë Kurti.
Përgjigje: Deklarata e përsëritur e kryeministrit Albin Kurti: “Shqipja nuk ka qenë kurrë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”. Por, ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve, që përmend shifrën 20 %, që nuk përcakton, nuk përmend shqipen me emër. Partia e Ali Ahmetit, BDI, reagoi, duke i bërë thirrje Albin Kurtit që të mos vihet në shërbim “të asnjë përpjekje që cënon barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve”. Ekspertët mendojnë se Ligji është, por nuk ka gjetur përdorim të gjerë, të barabartë me gjuhën maqedone. Ndërkohë që Amandamenti i 5-të i Kushtetutës e njehë si gjuhë zyrtare edhe gjuhën e qytetarëve, të cilët e flasin 20 % e banorëve. Por kjo është përdorim i kufizuar, sepse “nuk e njeh në komunikim me shtetet tjera dhe jo në të gjithë territorin e Republikës”.
Pyetje: Kjo deklaratë e Kurtit erdhi pasi u pyet edhe pse është vendosur të mbahet tani takimi mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut kur po diskutohet Ligji i Gjuhëve në Shkup. Kurti gjithashtu tha se pret vendim të drejtë, që nuk bën përjashtime dhe respekton shumëgjuhësinë?!
Përgjigje: Mendoj se kryeministri Kurti duhej të reagonte, pse të merret Gjykata Kushtetuese, me një çështje politike, të cilin e ka aprovuar, respektivisht, ligjësuar Parlamenti, sepse ka buruar nga një marrëveshje, siç është ajo e Ohrit. Dhe, aq më pak “se pret vendim të drejtë, që nuk bënë përjashtime dhe respekton shumëgjuhësinë”.
Pyetje: BDI ka thënë se deklaratat e Kryeministrit Kurti nuk qëndrojnë dhe tha se është për keqardhje që këto deklarata “përputhen me narrativat që synojnë të minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?!
Përgjigje: Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar kryeministrin Kurti, se “deklarimet e tij, jo vetëm që nuk qëndrojnë, por janë edhe shumë të dëmshme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”. Dhe, vërtet, rikthimi për ta negociuar çështjen e kufizimit të gjuhës shqipe, është skandal dhe do t`u dalë “dardhë me bisht” nacionalistëve maqedonas, të cilët po rrezikojnë shumë e, ndoshta, fajësi të pariparueshme. Kanë perënduar ato kohëra, kur maqedonasit i mbizotëronin dhe i sundonin shqiptarët me skajmëri cinizmi dhe banditizmi. Dua të besoj se kryeministri Kurti ka mangësi totale, për çështjen e gjuhës shqipe atje, edhe pse ka qenë koxha i rritur, në atë kohë të ligjësimit të gjuhës shqipe, krahas asaj maqedonase!
Pyetje: “Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, janë të pavërteta dhe të papranueshme. Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, miratuar si pjesë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e njeh qartë dhe garanton përdorimin e gjuhës shqipe, si një gjuhë zyrtare dhe si një e drejtë themelore e shqiptarëve”, – tha BDI në reagim.
Pak histori – retrospektivë:
Dajë e nip, Fazli Veliu – kryetar i LPK-së dhe Ali Ahmeti, vërtet ishin kuadro të hershëm, por ishin edhe disa kuadro të tjerë, që bënin politikën e Organizatës – LPK-së, të lidhur fort me Sigurimsat, (UDB-ashët) enveristë dhe partinë e tyre kriminale në Tiranë. Ata intrigonin për përçarjen e emigracionit dhe të shqiptarëve të përbotshëm. LPK-ja sabotoi mbijetesën ekonomike në Kosovë, në 10-vjeçarin e zi të Millosheviçit, duke shpifur për Fondin Shtetëror të 3 %-it dhe duke e shpikur Fondin ilegal e privat “Vendlindja thërret”. Nëse Fazliu dhe Aliu, me Kryesinë e tyre ishin për luftën e përbashkët, bashkimin e faktorit ushtarak, edhe pse LPK-ja kishte “komandantë” pa ushtarë, Hashim Thaçi, me shokë, ishte kundër këtij bashkimi, ashtu siç ishte edhe Tirana zyrtare social-komuniste, me aleatët tjerë kundër-Kosovës. Hashimi, me bandën e tij “politike”, bëri puç ndaj Kryesisë së Vjetër, duke i akuzuar për tradhti, përfshi Fazli Veliun dhe Ali Ahmetin, duke përvetësuar, dhunshëm, Organizatën -LPK-në, Fondin e saj, fletushkën përçarëse-kundrakombëtare, “Zëri i Kosovës”. Thonë se “çdo e keqe ka një të mirë”. Lufta në Maqedoni, e zuri të ndarë Fazliun dhe Aliun, nga Hashimi, me shokë, i cili nuk mundi “t`i fuste hundët” në drejtimin e luftës në Maqedoni, ashtu siç do ta dështonin, më vonë, luftën në Kosovën Lindore. Rrjedhimisht, Ali Ahmeti me shokë, dolën fitues në luftën e tyre të shenjtë,
Mëkatet e Ali Ahmetit:
- 1) Kur i ngarkuari me punë të jashtme i LPK-së, Bardhyl Mahmuti, zbuloi dhe denoncoi rekrutimin e Hashim Thaçit, si agjent i DGSE, agjensi informative franceze, me shef Danjean Arnaud, dhendër i Serbisë, këtë e mësoi edhe Aliu. Por, e heshti krimin e madh, kur dihet se Hashimi i rekrutua nga agjenti freng, për llogari të Serbisë. Dhe, këtë e konfirmon drejtori i Shërbimit Sekret të Francës, Pierre Seramy. Dëmet që Hashimi i shkaktoi vendit, po i vuan sot Kosova. Opozita e kontaminuar PAN-iste, poshtërsisht dhe kriminalisht, vazhdon ta heshtë tradhtinë e madhe, në vend që ta pranojë se shefi i tyre u shantazhua me dosje faktike, që bëri Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, duke vrarë shumë qindra kundërshtarë politikë, luftëtarë të devotshëm, për çlirimin e Atdheut-Kosovë.
-
2) Dërgimi i 40 djemëve nga Kosova në Kumanovë, nga ish-komandantët, mësohet se qëllimi ishte eliminimi fizik i disa prej tyre, të cilët rezultojnë se ishin të implikuar në krime, për rrjedhojë, të akuzuar dhe dëshmitarë potencialë – njëheresh, të Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Në këtë aferë kriminale, krahas ndoca komandantëve të Kosovës, lakohet edhe emri i Ali Ahmetit.
Sot, akuzat e Aliut dhe të BDI-së së tij, ndaj Albin Kurtit qëndrojnë, se deklarimet e tij favorizojnë pozitën e sotme maqedonase dhe dëmtojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, lidhur me tendencën për ta abroguar – Ligjin për Pëdorimin e Gjuhës Shqipe- në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, Ali Ahmeti ka premtuar se në njërën nga mbledhjet e ardhshme, do të diskutohet edhe “për Ligjin për Gjuhët, pasi Gjykata Kushtetuese maqedonase pritet ta rishikojë dhe “me gjasë ta shfuqizojë” nenin 9 të këtij ligji”.
Thirrja e Ali Ahmetit, për kryeministrin Albin Kurtit, që ta bëjë korrigjimin e deklarimeve të tij paushalle dhe hiç të bazuara, lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut, është sa e natyrshme, aq edhe e nevojshme. Por, lajthitja e Kurtit, në deklarimet e tij, duhet kuptuar për mungesë të informacionit të pamjaftueshëm dhe assesi të qëllimshëm. Ndërsa hezitimi, ngurrimi për ta bërë korrigjimin e nevojshëm, do të ishte gabim, për të mos thënë, fajësi.
Situata e krijuar lidhur me Përdorimin e Gjuhës Shqipe, ka ngjallur polemika në mes dy grupimeve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Koalicioni -VLEN-, i kryesuar nga Arben Taravari, akuzon Ali Ahmetin dhe partinë e tij BDI, por edhe shqiptarët, meqë flet në vetën e parë: “Gabimi si shqiptar në Maqedoni ishte që nuk insistuam në momentet të caktuara, kur ndryshimet Kushtetuese vareshin nga shqiptarët, që 20 %-shi të hiqet”, si kuotë kushtëzuese për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Pastaj, fajësi faktike është edhe memecllëku, heshtja ndër vite e dekada, përgjatë bashkëqeverisjes me partitë maqedonase, lidhur me ligjin në fjalë.
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Mickoski, akuzoi opozitën LSDM dhe BDI, duke thënë se “i kishin shumicën e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Dhe, për 5 (pesë) vite i kanë mbajtur në sirtar dokumentet përkatëse. Dhe, tani që ne jemi në pushtet, i nxjerrin ato në sipërfaqe!” Në përgjigje të çështjes të përdorimit të gjuhës shqipe, kryeministri Mickoski thotë se “askush nuk është kundër gjuhës shqipe dhe se ajo nuk e pengon askënd”. Këto fjalë të bukura e ngushëlluese, janë mjegullnajë. Përndryshe, ai, me qeverinë e tij, duhej t`i drejtohej Parlamentit, i cili ka aprovuar ligjin për gjuhët në Maqedoni, në kuadrin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
BDI-ja e Ali Ahmetit me partnerët aktual në koalicion, nuk e kursen me akuza -VLEN-in”, se po arsyeton partnerët në pozitë për shumçka. Madje, edhe koalicioni i subjekteve politike shqiptare, me partitë politike maqedone, duhej të kushtëzohej, jo vetëm për përdorimin e gjuhës, por edhe për probleme dhe padrejtësi të tjera nacionale. Megjithatë, VLEN zotohet se “shqipja nuk do të jetë përqindje”. E thënë në sintezë, të paktën, është ngushëlluese, madje edhe shpresëdhënëse.
Në rrethanat e bashkëjetesës shqiptaro-maqedonase, shqiptarët do të duhej të bashkoheshin në një parti, por, me kusht që të lejohet -fraksioni brenda partiak-, njësoj me demokracitë pluraliste të Evropës. Ballkanasit, nostalgjikë të komunizmit, duan ta konkurojnë Titon, në udhëheqje deri në vdekje. Andaj, nuk marrin guxim, për ta lejuar fraksionin brenda-partiak. Sepse, një parti e bashkuar, me shumësinë e deputetëve të njëzëshëm, do ta kushtëzonin pushtetin e lazdruar e mujshor të maqedonasëve cinikë dhe hiç fisnikë.
Ilustroj me një shembull në hershmëri, nga vitet e largta ,`60-a, rrëfim në vetën e parë:
Në vitet `60-a, isha mësues në një fshat të Prishtinës. 10 shkolla përrreth, fillore dhe 8-vjeçare. Asnjë gazetë, asnjë revistë, asnjë libër, për rrjedhojë, asnjë bibliotekë. Shkolla 8-vjeçare, “Hysni Zajmi”, në Vrellë të Istogut, ku, dikur isha nxënës, i kishte të gjitha këto. Në Prishtinë ia mësyva magazinës të “Librit Shkollor” dhe libra të tjerë, lektyrë për moshën e ciklit të ulët dhe të lartë të fillorës. Vura re libra të bollshme, disa të sistemuara, por edhe plot të tjera të stivosura dhe të zhubrosua. Revista “Pioneri”, “Zëri i rinisë”, …Nëpunsja më priti mirë. I tregova pse erdha këtu dhe e luta të na ndihmonte, si shkolla të një zone, të harruara nga shteti. I thashë se fshatarët janë të varfër, por diçka paguajmë ne, mësuesit. Nëpunsja, më tha “shkoni ke drejtori”, duke më treguar zyrën e tij.
Një pritje e akulltë. I tregova arsyen e vizitës. “Kemi disa rregulla financiare”, – më tha drejtori. I thashë se isha në magazinën Tuaj, kishte edhe revista dhe libra, të cilat nuk përdorën më për shitje. “- O, koke mi i bibliotekave”,- u gjegj drejtori burokrat! I përlotur, i thashë, shoku drejtor, edhe mësues, edhe mi, sikur nuk shkon! Heshti pak, ndoshta u pendua, por nuk e shprehu as me fjalë dhe as me sjellje. “-Mirë, mirë, leje adresën dhe të njoftojmë”, – më tha drejtori, që nuk dha përgjigje kurrë!
Prej andej shkova në Redaksinë e “Zëri i rinisë”. Kryeredaktori Ali Sutaj, redaktori Ali Jasiqi, me stafin tjetër, më pritën dhe më përcollën me çantën plotë.
Përveç nxënësve, edhe mësuesit kishin nevojë të lexonin. Sakaq u ndodha në Redaksinë e “Jeta e re”, të bacës Esad Mekuli. Si gjithmonë, urtak e shumë njerëzor. “-Hyrë në magazinë dhe merr gjithçka, që janë më shumë se tri kopje”, – më tha i miri dhe njerëzori baca Esad.
Në kuadrin e Redaksisë “Nova Makedonia”, në Shkup, botoheshin revista “Fatosi” dhe “Gëzimi”. Më drejtuan në zyrën e xhaxhi Mehmedali Hoxha, kryeredaktor, por edhe shkrimtar e poet i njohur. Shumë i gatshëm, dhe “jemi të nderuar që interesoheni për botimet tona”,- më tha xhaxhi Mehmedali. Dhe, mori në telefon vartësin e tij maqedonas, nëpunës të financës, për të bërë abonimin në shumësi, për shkollat tona, në një zonë të Prishtinës. Për çudë, ai e akuzoi “për tregti të fshehtë me Kosovën, shefin e tij Mehmedali!” Shpërtheu me lot, gadi përvajshëm. Si për ta rimarrë vetën, mori në prehër, vajzën e xhaxhait tim, nxënëse e klasës së tretë fillore, Hasimen. “U thuaj shoqeve edhe shokëve të shkollës, se xhaxhi Mehmedali ishte drejtor i madh, por vartësit maqedonas, jo vetëm nuk e dëgjonin, por edhe llogari i kërkonin!” Mori nga biblioteka e zyrës së tij, 47 libra, të autorëve shqiptarë dhe të huaj (përkthime) dhe disa ekzemplarë të Revistave të cituara, duke premtuar abonimin dhe dërgimin me postë të tjerave. Dhe e mbajti premtimin.
E bëra gjithë këtë tiradë fjalësh, për të treguar se maqedonasit, si dje, para 60 vitesh, ashtu edhe sot, vazhdojnë të jenë alergjikë, ndaj gjuhës tonë të bukur, njëra nga tri gjuhët indo-evropiane më të vjetra në botë, por edhe ndaj kombit tonë.
Diskutim rreth këtij postimi