Nuk jam optimist për Luginën e Preshevës, as për politikanët e saj, e as për vetëdijen që mbizotëron në mesin e qytetarëve tonë, por as për qasjen e Republikave tona karshi Luginës së Preshevës dhe Serbisë.
I. Qasja e Serbisë ndaj Luginës së Preshevës
Natyrisht kurrë nga Serbia nuk pres që ajo të demokratizohet, civilizohet dhe të
respektoj marrëveshje, ligje të saj demokratike në letër por jo në praktikë a ligje
ndërkombëtare. Pas vitit 2001, me përfundimin e Luftës së UҪPMB-së, Serbia vazhdoi luftën
dhe veçmas speciale, por jo edhe ne. Serbia vazhdimisht dhe publikisht deklaronte armiqësi
ndaj Kosovës, ku përfshinte edhe Luginën e Preshevës. Lehtazi shihet qasja e Serbisë ndaj
Luginës së Preshevës:
1. Qasja e Serbisë kundër Kosovës( Shqiptarëve) dhe Luginës në aspektin ndërkombëtar:
a. Qasja e Serbisë kundër Kosovës(Shqiptarëve) dhe Luginës, në arenën ndërkombëtare,
bëri që çështja e Luginës të harrohet edhe nga vetë delegacionet e Kosovës, Shqipërisë,
poashtu edhe nga faktori ndërkombëtar( pasi ky e shihte që faktori politik i Luginës
ishte në gjumë!).
2. Qasja e Serbisë kundër Luginës:
a. Bishtnimi i Marrëveshjes së Konçulit 2001 dhe i detyrimeve ndërkombëtare për
respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, pakicave kombëtare etj. Këto të
garantuara edhe me dokumente dhe nga institucione ndërkombëtare, madje edhe në
ligjet e Serbisë, shumica e këtyre akteve normative ndërkombëtare janë pranuar(Kartën
e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën e përgjithshme për të drejtat e njeriut, Pakti
ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore; Pakti Ndërkombëtar për
të Drejtat Civile dhe Politike etj), por që në praktikë nuk zbatohen.
b. Zvogëlimi, shtypja dhe luftimi i Vetëdijes Kombëtare Shqiptare dhe intelektualëve,
“bashkim-vllaznimi” me Serbi dhe forcimi i ideologjive të dobishme për Serbinë.
1. Zvogëlimi, shtypja dhe luftimi i Vetëdijës Kombëtare Shqiptare dhe intelektualëve.
Në kuadër të kësaj forma të ndryshme, si arrestimin, kërcënimin, dënime të
ndryshme, dëbime a diskriminime të nacionalistëve Shqiptar( p.sh: shumica e
veteranëve të Luftës së UҪPMB-së janë përndjekur, arrestuar a detyruar të ikin nga
vendlindja, pastaj shumica e intelektualëve diskriminohen, izolohen, përjashtohen,
nuk u njihen diplomat etj. Armiqësimin, përçarjen, pengimin, shkëputjen, ndarjen
në forma e mënyra të ndryshme të Shqiptarëve të Luginës me ata të Kosovës,
Maqedonisë, Shqipërisë.
2. Bashkim-vllaznimi me Serbi duke joshur, blerë, financuar, kredituar, punësuar,
dhënë hapësirë, individëve dhe subjekteve politike që ishin në dobi të
drejtëpërdrejtë të Serbisë apo në dobi të tërthortë( forconte, mbështeste etj një
politikan a parti politike për t’ia kundërvënë politikanit, partisë politike që ishte më
e dëmshme për interesat e Serbisë, etj).
2
3. Forcimi i ideologjive të dobishme për Serbinë, qoftë atyre që drejtëpërdrejtë
shkojnë në interes të Serbisë apo edhe të tilla që tërthorazi janë të dobishme për
Serbinë, përfshirë edhe ato politike, fetare, antiperëndimore( veçmas anti-
amerikane), proturke, proruse. Ideologjitë e tilla si radikalizmi, ekstremizmi dhe
terrorizmi Islamik, pastaj turkofilizmi, boshnjakizmi, rusofilizmi,
antiamerikanizmi, antisemitizmi, izolacioniste(shkëputja nga aleatët perëndimor
dhe izolim i Kombit tonë), nacionalizmit radikal gjoja Shqiptar, etj janë
promovuar, mbështetur, nxitur nga qarqe shtetërore dhe agjenturore të Serbisë, tek
Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Madje element lojalist të Shqiptarëve të
Luginës së Preshevës, janë rekrutuar si agjent të Serbisë a ideologjive tjera
filoturke, filoerdoganiste, filoruse, antiamerikane, nacionaliste ekstreme gjoja
Shqiptare etj, për t’i përdorur për qëllime të drejtëpërdrejta a të tërthorta për
qeverinë e Serbisë a kundër Interesave Kombëtare Shqiptare.
c. Izolimi, varfërimi, vështërsimi i jetës, diskriminimi dhe mos-respektimi i të drejtave
dhe lirive individuale dhe kolektive të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe
lehtësimi i shpërnguljeve. Përfshirë vështërsimin në nxjerrjen e dokumenteve, punësim,
mbijetesë të pavarur( agro-blegtori), pasivizimi i adresave, gjobitje dhe dënime
material, administrative, kundërvajtëse dhe penale etj.
d. Përfshirja në veprimtari kriminale të qytetarëve e sidomos të rinjëve të Luginës së
Preshevës. Kjo dukuri e rekrutimit sidomos rinisë Shqiptare të Luginës së Preshevës,
mund të vërehet që shumica e atyre të rinjëve që janë shoqëruar me familjarë të
policëve të Serbisë( polic shqipfolës), më pas janë nxitur të përfshihen edhe në
kriminalitet.
1. E që kjo praktikë është aplikuar nga vitet 1992 e më pas, ku të rinjë rekrutoheshin
nga grupe të rinjësh, që shkaktonin terror tek të rinjët dhe qytetarët e tjerë që kishin
integritet e dinjitet në Luginë.. P.sh: Grupe të tilla si e “2Pac” në Preshevë.
2. Përfshirja e agjentëve, agjentëve islamik të Serbisë, për të promovuar,
propaganduar radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik, madje duke u
përfshirë edhe në akte terroriste islamik, në Luginë, rajon( sidomos në Republikë të
Kosovës, por edhe në Maqedoni), pastaj edhe në vendet perëndimore. Janë një
numër i konsiderueshëm i të tillëve, që veprojnë si “hoxhallarë vehabi”, si gjoja
këngëtar, si gjoja aktor etj.
3. Përfshirja pastaj në krime ordinere, të tilla si kontrabanda me narkotik, grabitje,
vjedhje etj. Sidomos në vendet e Europës Perëndimore e gjetiu.
II. Qasja e Republikave të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Luginës dhe e vetë
Shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Para rreth 10 vitesh, së paku kërkoheshin edhe me protesta disa të drejta dhe liri për
Shqiptarët në Luginë, sot as të tilla më nuk ka. Faktoriteti i Shqiptarëve të Luginës së
Preshevës, gradualisht është dobësuar, identiteti dhe vetëdija Kombëtare Shqiptare në
vazhdimësi është dobësuar, derisa vazhdimisht janë forcuar ideologji jomiqësore dhe
armiqësore kundër Shqiptare.
1. Këshilli Kombëtar Shqiptar nën Serbi
3
Këshilli Kombëtar Shqiptar nën Serbi, gjegjësisht ky pseudo-këshill, ka 29 antarë( të
zgjedhur nga partitë politike përmes zgjedhjeve) dhe 6 komisione me nga 5-15 antarë. 1
Komisionet: për arsim dhe arsim të lartë, kulturë, informim dhe botime, përdorim zyrtar të
gjuhës dhe shkrimit shqip dhe komision për rininë dhe shoqërinë civile, 2 kompetencat e këtij
pseudo-këshilli, janë mes tjerash edhe: përcakton propozimet e simboleve kombëtare,
shenjave dhe festave të pakicës kombëtare( e që të gjithë e dijmë që për Famurin tonë, disa
qindëra qytetar shqiptar të Luginës janë gjobitur e dënuar); inicon procedurën para Gjykatës
Kushtetuese, Mbrojtësit të qytetarëve, ombudsmanit krahinor dhe vendor dhe organeve tjera
kompetente, kur vlerëson se është bërë shkelja e të drejtave dhe lirive të garantuara me
Kushtetutë dhe me ligj e pjesëtarëve të pakicave kombëtare( mijëra raste të shkeljeve të të
drejtave individuale dhe kolektive të qytetarëve shqiptar të Luginës së Preshevës janë bërë,
por asnjë rast nuk dëgjohet zëri i këtij pseudo-këshilli); inicon procedurën nga pika
paraprake në emër të pjesëtarëve të pakicave kombëtare, bashkë me autorizimin e
mëparshëm të marrë me shkrim( e as në emër të ndonjë qytetari viktimë të Luginës së
Preshevës nuk është bërë); merr qëndrimet, fillon nisma dhe ndërmerr masat lidhur me të
gjitha çështjet të cilat janë të lidhura drejtpërsëdrejti me pozitën, identitetin dhe të drejtat e
pakicës kombëtare( nuk ka bërë qoftë ndonjë gjë konkrete dhe serioze në këtë drejtim). E
njejta gjë ndodhë edhe me të gjithë politikanët dhe partitë politike lokale në Luginë të
Preshevës, derisa ka pasur disa deklarata gjoja patriotike. Avokati dhe përfaqësuesi legjitim
për Shqiptarët e Luginës së Preshevës do duhej të ishte Këshilli Kombëtar Shqiptar, i
zgjedhur dhe përfaqësuar denjësisht prej, për dhe nga Shqiptarët e Luginës.
2. Partitë politike të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Por shohim që politikan lokal, marrin përsipër avokimin dhe përfaqësimin e
Shqiptarëve të Luginës, jo për Interes të Shqiptarëve të Luginës, por për interese personale
dhe partiake. Kjo përçarje nuk evitohet as nga partitë politike në Luginë, e aq më pak nuk
kërkohet nga Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, që politikanët dhe partitë politike të
Luginës të jenë të bashkuara kur bëhet fjalë për t’u ndesh me Serbinë në mbrojtje të Interesit
të Shqiptarëve të kësaj ane.
3. Politikanët dhe partitë politike të Kosovës dhe Shqipërisë
Politikanët dhe partitë politike të Kosovës dhe Shqipërisë, në vazhdimësi, kanë
instrumentalizuar individ dhe grupe qytetarësh të Luginës së Preshevës, për qëllime politike
interne në Kosovë. Por përpos deklaratave sipërfaqësore, cinike, pseudopatriotike, asgjë e
asnjëherë seriozisht nuk është bë diç konkrete( as ato “donacione” e “ndihma humanitare të
qeverive të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë” dedikuar Luginës, nuk kanë qenë
shpërndarë meritorisht gjegjësisht janë keqpërdorë; donacionet e librave kanë qenë më shumë
lojë; kërkesat për lejim të Abetares dhe librit të historisë, poashtu ka qenë joserioze). Këtë
cinizëm, paturpësi e pabesi e bazoj që Bajram Begaj presidenti i Republikës së Shqipërisë,
më 22 shtator 2023, 3 kërkon sa për sy e faqe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të Shqiptarëve
të Luginës, pasi së pari këtë e kishin kërku Sekretari i SHBA-së, më 12 dhe 13 shtator 2023 4
1 Neni 39, i Statutit.
2 Neni 38, i Statutit.
3 https://www.euractiv.com/section/all/news/albanian-president-demands-equal-rights-for-albanians-in-
serbia-as-in-kosovo-at-un-assembly/
4
dhe Von Cramon raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, më 19 shtator 2023. 5 Mos
të harrojmë, kjo nuk është e fundit, në vazhdimësi edhe më parë, SHBA dhe vendet e Europës
Perëndimore si të ndara a edh institucione respektive të BE-së, kanë trajtuar çështje që janë
në interes të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës- derisa zëri i Shqiptarëve të Luginës dhe
politikanëve të saj është venitur, zëri i aleatëve tonë në Perëndim është forcuar.
Ka akte normative ndërkombëtare dhe Europiane( si konventa, protokole, pakte,
rezoluta por edhe vendime të Gjykatave ndërkombëtare etj), kërkojnë që shtetet amë të
mbrojnë dhe avokojnë në emër të popullatave të tyre etnike të mbetura në territoret e shteteve
tjera.
Konventa Kuadër “Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare” ku shprehimisht theksohet
që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës do ta mbikëqyrë zbatimin e saj, derisa
theksohet po ashtu që edhe shtetet joanëtare të Këshillit të Europës do të marrin pjesë në
zbatimin e saj, veçmas shiko nenet 5, 6 8, 7 12.1,12.2, 12.3, 8 17.1, 17.2, 9 18.1, 10 24.1 dhe 24.2. 11
III. Qasja e SHBA-së, BE-së dhe Aleatëve Perëndimor ndaj Luginës së
Preshevës
4 https://www.euractiv.com/section/politics/news/discrimination-of-albanians-in-serbia-reaches-us-secretary-
of-state/
5 https://www.euractiv.com/section/politics/news/von-cramon-serbia-must-choose-eu-or-russia-albanian-
rights-in-south-must-be-addressed/
6 Palët angazhohen të nxisin kushtet e nevojshme për personat që iu përkasin pakicave kombëtare për të
ruajtur dhe zhvilluar kulturën e tyre, dhe për të ruajtur elementet themelore të këtij identiteti,
konkretisht besimin fetar, gjuhën, traditat dhe trashëgiminë kulturore.
7 Palët angazhohen të pranojnë se çdo person që i përket një pakice kombëtare ka të drejtën të manifestojë
fenë apo besimin e tij/saj dhe të krijojë institucionet, organizatat dhe shoqatat fetare.
8
1. Palët, kur është e përshtatshme, do të marrin masa në fushën e arsimit dhe studimeve për të nxitur
njohjen e kulturës, historisë, gjuhës dhe besimit fetar të pakicave kombëtare të tyre dhe të shumicës.
2. Në këtë kuadër, Palët do të sigurojnë ndër të tjera mundësi të përshtatshme për kualifikimin e
mësuesve dhe pajisjen me tekste shkollore, dhe të lehtësojnë kontaktet ndërmjet studentëve dhe
mësuesve të komuniteteve të ndryshme.
3. Palët angazhohen të nxisin mundësi të barabarta për ndjekjen e arsimit në të gjitha nivelet për personat
që i përkasin pakicave kombëtare.
9
1. Palët angazhohen të mos ndërhyjnë në të drejtën e personave që i përkasin pakicave kombëtare për të
vendosur dhe mbajtur kontakte të lira dhe paqësore përgjatë kufijve me personat që banojnë ligjërisht në
shtete të tjera, veçanërisht me ata me të cilat kanë një identitet etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar, apo
një trashëgimi të përbashkët kulturore.
2. Palët angazhohen të mos ndërhyjnë në të drejtën e personave që i përkasin pakicave kombëtare për të
marrë pjesë në aktivitetet e organizatave jo-qeveritare, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
10 Palët do të përpiqen të përfundojnë, kur është e nevojshme, marrëveshje dypalëshe dhe shumëpalëshe me
shtetet e tjera, veçanërisht me shtetet fqinje, për të siguruar mbrojtjen e personave që i përkasin pakicave
kombëtare përkatëse.
11
1. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të mbikqyrë zbatimin e kësaj Konvente kuadër nga Palët
Kontraktuese.
2. Palët që nuk janë anëtare të Këshillit të Evropës do të marrin pjesë në mekanizmin zbatues, sipas
procedurave që do të përcaktohen.
5
Edhe dje, më 31 maj 2024, Parlamenti Europian, i dërgoi letër Serbisë, ku kërkon
mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Këtë letër e
nënshkruan Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten, që ia
drejtojnë kryeministrit dhe dy ministrive të qeverisë së Serbisë. Në këtë letër theksohet
shqetësimi i thellë edhe për mospërmbushjen e Marrëveshjes së Konçulit të 2001, si dhe duke
përmendur shkeljet sidomos dekadën e fundit, të formave të ndryshme të diskriminimit,
përfshirë edhe pasivizimin dhe kufizimin e edukimit dhe mundësisë së punësimit, kujdesin
mjekësor adekuat. Në përfundim të kësaj letre theksohet që dështimi në adresimin e këtyre
çështjeve, nuk minon vetëm parimet e barazizë dhe jodiskriminimit por edhe rrezikon
përkeqësimin e tensioneve dhe jostabilitetit në rajon si dhe rrugën e Serbisë për BE.
Në vazhdimësi, kemi pa që edhe më parë, sidomos dekadën e fundit, shumë më e
zëshme kanë qenë zyrtar dhe institucione të ndryshme të vendeve perëndimore, në veçanti
SHBA-së, BE-së, Britanisë, Gjermanisë, Italisë etj, që kanë ngritur zërin në mbrojtje të
Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Si do duhej:
IV. Qasja që do duhej të kishim Lugina e Preshevës
Organizime qytetarësh, biznesmenësh, nacionalistësh, intelektualësh, sportistësh,
artistësh, politikanësh përfshirë edhe partitë politike etj, qoftë nën ombrellë të Këshillit
Kombëtar( të vërtetë) Shqiptar, a edhe të partive politike, duke u bashkuar për të ideuar
strategji të mirëfillta, për avansimin, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve Shqiptar
të Luginës së Preshevës; zhvillimit ekonomiko-socio-kulturoro-sportiv; avansimin e çështjes
së zgjedhjes përfundimtare të statusit politiko-juridik të Luginës së Preshevës dhe çështja e
sigurisë dhe mbrojtjes së Luginës së Preshevës.
Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk bashkërendojnë e bashkëveprojnë
mjaftueshëm dhe efektivisht në dobi të Luginës së Preshevës dhe faktorit Shqiptar më gjerë.
P.sh:
1. për avansimin, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve Shqiptar të Luginës së
Preshevës; Përmes krijimit të mekanizmave lokal në Luginë të Preshevës, përmes
kordinimit dhe bashkëveprimit me të gjitha komunitetet tjera etnike nën Serbi, përmes
kordinimit me subjekte fizike e juridike( organizata, parti politike, institucione) të
shteteve tona( Republikave të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë etj).
2. zhvillimit ekonomiko-socio-kulturoro-sportiv, duke krijuar strategji nacionale të
Shqiptarëve të Luginës, për zhvillim në këto fusha. Duke kordinuar me shtetet tona
Republikat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, për të zhvilluar këto fusha. Pa harruar
gjetjen e ideve dhe mundësive për eksportim të agro-blegtorisë së Luginës së Preshevës,
për në bregdetin Shqiptar, pastaj për në vendet e treta.
3. avansimin e çështjes së zgjedhjes përfundimtare të statusit politiko-juridik të Luginës së
Preshevës. Duke u kordinu me Republikë e Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe të
Maqedonisë, veçmas duke kushtëzuar dhe reciprokisht me rastin e Serbëve në Kosovë.
Por pa lënë anash edhe bashkërendimin edhe me faktorin ndërkombëtar. Gjithashtu
bashkërendimin dhe kordinimi edhe me gjitha komunitetet etnike nën Serbi dhe me
shtetet fqinje që kanë pakica kombëtare të tyre nën Serbi( psh: Hungari, Bullgari, Kroaci,
Bosnje etj).
6
4. çështja e sigurisë dhe mbrojtjes së Luginës së Preshevës. Kjo e nëndarë në sektorin e
sigurisë publike, ku “policia ekzistuese multiçetnike” të bëhet realisht polici multietnike,
që si në përbërje si në zinxhir komandues përfaqësohet nga përbërja e popullatës lokale.
Kurse çështja e mbrojtjes, duke gjetur mënyra të mundshme, për të ruajtur të gjithë
veteranët e UҪPMB-së, por edhe duke gjetur mundësi që të gjithë të rinjët e moshës për
luftë, të kryejnë trajnime profesionale ushtarake dhe specializime( kryesisht jashtë
Luginës së Preshevës), duke qenë në vazhdimësi në aleanca me komunitetet të tjera
etnike nën Serbi, që në rast të nevojës, të jenë të përgatitur për ta mbrojtur vendin nga
pushteti okupues qendror i Serbisë.
V. Qasjet e Republikave tona, karshi ndikimit rus-serb, ndaj Luginës
Republikat tona( Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës) karshi Luginës së Preshevës
dhe Serbisë, nuk janë kënaqëshëm për shumë aspekte. Republikat tona të Shqipërisë,
Kosovës, nuk janë mjaftueshëm të qëndrueshme ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht për të
qenë kundërpeshë ndaj Serbisë, Panserbizmit, ndikimit rus në Ballkan etj. Në këtë rast do
duhej unifikimi sa më i plotë i shteteve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi,
duke krijuar një Mini-BE, Mini-NATO. Natyrisht, baza e NATO-s në Kuçovë, modernizimi
dhe armatosja e ushtrive të Republikave tona, janë shumë me vend, edhe pse do duhej të ishin
jo vetëm si kundër-reaksion ndaj kërcënimit Serb a rus.
Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk bashkërendojnë e bashkëveprojnë
mjaftueshëm dhe efektivisht në dobi të Luginës së Preshevës dhe faktorit Shqiptar më gjerë.
P.sh:
1. Zhvillimi ekonomik i Luginës së Preshevës, do duhej të ishte shtylla primare, për
Mbrojtjen e Luginës së Preshevës. Ideja e tillë, është e mundur lehtësisht, duke krijuar
marrëveshje me fermerët lokal të Luginës së Preshevës, për t’i tregtuar produktet agro-
blegtoriale të Luginës, për në bregdetin Shqiptar, apo edhe për të lehtësuar dhe ndihmuar
kompanitë lokale të Luginës së Preshevës a edhe nga Shqipëria e Kosova, që t’i
mbledhin prodhimet agro-blegtoriale, për t’i eksportuar në vendet e treta. Në këtë
mënyrë, duke krijuar bazën e ekzistencës dhe fitime për banorët lokal, duke bërë kështu
që mos të kenë arsye ekonomike për shpërngulje.
2. të këshillojnë, motivojnë, korrigjojnë dhe sanksionojnë subjektet (individët) dhe juridike(
partitë politike) të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës( jo duke ndjekur analogjinë me
Listën Srpska në Kosovë), por duke ndjekur praktikën e SHBA-së dhe BE-së, karshi
politikanëve dhe qytetarëve( biznesmenëve) rus pas agresionit rus në Ukrainë.
3. të mbrojnë të drejtat dhe liritë e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në arenën
ndërkombëtare. P.sh: çdo rast të shkeljeve individuale a kolektive të të drejtave dhe lirive
të qytetarëve të Luginës së Preshevës, duke e procedu në instanca ndërkombëtare si në
aspektin politik dhe të drejtësisë etj.
4. të avansojnë çështjen e zgjedhjes së statusit përfundimtar politik të Luginës së Preshevës,
sidomos derisa zhvillohet dialogu për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi; në lidhje
me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë; Eksterritorialitet të kishave ortodokse
serbe etj.
5. të vetëdijësojnë, këshillojnë, dhe në forma e mënyra të tjera jodetyruese qytetarët
Shqiptar të Luginës së Preshevës, në forma të tilla si përmes propagandës, shkollimit-
edukimit, medieve, sportit, kulturës etj. Kurse pa shmangur edhe format sanksionuese në
7
rastet e vërtetuara me gjykime të prera, të qytetarëve tonë të Luginës së Preshevës, që
veprojnë si agjent të Serbisë, Rusisë, Turqisë a ideologjive anti-Shqiptare.
6. të ushtrojnë presion ndaj Serbisë, në raporte ndërkombëtare dhe rajonale, duke
shfrytëzuar çdo situatë të mundshme, për ta avansu statusin social, ekonomik, kulturor
dhe politik të Luginës së Preshevës.
Më:01.06.2024
Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga
punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
Diskutim rreth këtij postimi