Një njeriu që e kupton qartë se ku dëshiron, të gjitha forcat e tij të brendshme i lëvizin në të njëjtin drejtim në të njëjtën kohë, dhe shumë njerëzve të tillë me vullnet të fuqishëm – asgjë nuk mund t’u rezistohet.
***
Në praktikë, shpesh e kam vështirë të vendosi për qëndrimet që duhen mbajtur, sepse situata politike nuk është njëlloj në të gjitha trojet etnike dhe, ndërkohë që marrëdhëniet midis këtyre trojeve – për shkak të faktorit të jashtëm dhe marrëzive të brendshme – janë të komplikuara, një qëndrim i përshtatshëm për një vend mund të jetë i papranueshëm për vendin tjetër.
Pasioni dhe patriotizmi nuk mund të blihen. E keni në gjak, në gjene apo aspak. Dhe, nëse i keni, së bashku ne vetëm mund t`i zgjojmë, stimulojmë, udhëzojmë, ndihmojmë. Duke përdorur metoda cilësore, ne mund të kuptojmë shoqërinë dhe i afrohemi asaj që duam të hetojmë. Dikush dëgjon vazhdimisht për kreativitetin, dhe sa mirë është që njerëzit janë krijues. Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh krijues?
Problemi më i madh për shqiptarët është: Si mund të përdoren materialet e ricikluara njerëzore në këto tridhjetë vjet si burim që promovon kreativitetin në politikë, pra qeverisjen e vendit!? Unë vij me sugjerime, për t’i shkelmuar në bythë dhe për t’i hedhur në koshat e plehrave. Nuk ka pasur kurrë ndonjë përfitim prej tyre, vetëm tragjedi.
Funksionet e përdorimit të mëparshëm të materialit nuk duket se pengojnë krijimtarinë dhe ne si të vetëdijshëm nuk shqetësohemi se ai do të shkatërrohet pasi vetë materiali me defekte të lindura nuk është i shtrenjtë ose synohet të përdoret në ndonjë kontekst tjetër. Nëpërmjet riciklimit nga koshi i plehrave, materialet e ricikluara të bastardëve kanë humbur edhe atë pak funksion pozitiv që ndoshta e kishin dhe kjo i tërheq krimbat, minjtë dhe buburrecat, pse jo edhe qentë endacak të bashkëpunojnë, zhvillojnë dhe ndërtojnë kreativitetin e tyre në mënyrë të imagjinueshme dhe të paimagjinueshme.
***
Të pushtuarit që kanë humbur betejën propagandistike e kanë humbur luftën përgjithmonë, ndaj mos bini viktimë e spiunëve të armikut që minimizojnë rolin e propagandës përmes internetit, “ yll analistëve” të TV dhe portale të pista, ata janë mbeturina biologjike që kundërmojnë për së gjalli.
Përgjegjësia ime (e çdonjërit prej jush) është të marr përgjegjësi për atë për të cilën jam përgjegjës. Për sa kohë që jeni i shëndetshëm dhe i rritur, duhet të jeni motori i jetës tuaj. Të tërhiqem dhe të ulem në vetminë e pyllit dhe të ndjehem mirë dhe errësirë rreth meje, ky është gëzimi i fundit. Është vetë brendia e secilit prej nesh burimi i trishtimit ose gëzimit.
***
Mos kërko të flasësh me të vdekurin, as bamirësi nga koprraci. Mercenari i stërzgjatur me këlyshët e tij, nuk kishte lënë për asnjë moment shansin për të kryer spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet stërgjyshore, thënë më mirë, dëbimin e rinisë, intelektualëve, zejtarëve dhe të pashpresëve nga toka amë me anë të varfërisë, papunësisë, shtrëngimit, presionit ose frikës. Qëllimi: për të vjedhur vendin, trashëgiminë tonë, tokën pellazge-ilire-arbërore, komplotin e tij ndaj gjithçka shqiptare. Për të mbushur vendin me emigrantë rrugaç joligjor nga i gjithë rruzulli tokësor, sipas urdhrave të armiqve. Ai nuk mund të lëvizë dhe të shpëtojë në ferr pa ndihmën tuaj.
Sidoqoftë, kriminelët e dy shteteve tona jo funksionale, FYROM-it dhe trojeve tjera nën pushtim, do të përfundojnë pas hekurave në një moment, dhe ju me indiferencën tuaj, por edhe sepse mungon uniteti, nuk mund t’u bëni asgjë tradhtarëve injorantë dhe të korruptuar, edhe pse dëmi që ata bëjnë shpesh është shumë i madh. Katastrofë e paimagjinueshme.
Unë jam i mendimit personal se zgjimi dhe reagimi (kundërvënia) nuk është një luftë e pakuptimtë. Asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu. Të gjitha këto i them sepse dita e përballimit përfundimtar me tradhtarët është shumë afër, mbase më afër sesa mund ta imagjinojmë. Nepotizmi, mercenarizmi, servilizmi ndaj të huajve dashakeq, tradhtia ndaj kombit dhe vendit, krimi dhe korrupsioni është një ndjekëse e vjetër e politikës shqiptare, ku në pjesën më të madhe ka të bëjë me krijimin e synuar të një kornize politike brenda së cilës për shumë hajna, pederastë e kriminelë mafioz, deri tani të pandëshkuar, ia vlen barra qirasë (është e leverdishme) që të jetojnë nga ajo.
***
Urrejtja patetike ndaj shqiptarëve fle në qoshet e thella të mendjes së pushtuesve të trojeve tona etnike dhe zgjohet e shpërthen në kohë vështirësish, turbullirash, trazirash e rrëmujash. Si kjo e sotmja.
Gjyshi im (oficer i lartë me shumë përvojë luftarake), nuk kishte mëshirë për armiqtë e jashtëm dhe tradhtarët dhe nuk zgjodhi epitete për t’i përshkruar ata. Tradhtarët janë mësuar të jetojnë vetëm nga intriga, nga zvarritja, ata as nuk mësojnë atë që është e ndershme, as atë që është e dobishme për njerëzit dhe atdheun.
Nëse nuk e konsideroni këtë që them si të vërtetën e pakontestueshme, gjithmonë do të mashtroheni.
Ne nuk arrijmë asgjë duke diskutuar këtë vetëm në një fushë të komenteve në internet. Aparati i pushtetit ilegjitim mafioz e di atë. Ata, në mediumet e blera, të liga antikombëtare, lejojnë vetëm mjaft grindje dhe muhabet për këtë temë për t’i bërë shqiptarët naiv e kokëtul të ndiejnë se po bëjnë diçka, edhe nëse në të vërtetë është e padobishme. Nëse ndonjë psikopat (të cilët falë Zotit i kemi me tepricë) ka një nevojë të tmerrshme për të hyrë në pushtet, nevoja për të ruajtur pushtetin është edhe më mizore. Kush fiton pushtet e humb mendjen. Ajo që kemi arritur duke diskutuar këtë çështje është që shpresojmë se gjithnjë e më shumë njerëz do të shohin çmendurinë, dhe kështu të votojnë (veprojnë) për një ndryshim pozitiv.
E vetmja gjë që mund të ndryshojë situatën dramatike në të cilën ndodhemi tani, është ujitja e Pemës së Lirisë.
Gjatë njëzet-tridhjetë viteve të fundit të “lirisë” dhe “demokracisë”, shqiptarët e trojeve, pse jo edhe të diasporës, kanë vrarë njëri-tjetrin si asnjë komb tjetër në botën e civilizuar ku edhe përkasim. Unë nuk merrem me spekulime, nuk njohë asnjë prej tyre, prandaj nuk mund të zgjedhë asnjë mendim se kush, kur, pse, qysh dhe cilin e vrau. Të mos kesh asnjë mendim është gjithashtu zgjedhje, sepse nëse nuk ke vetë një mendim, i jep mendimit të të tjerëve më shumë liri veprimi.
Lumturia dhe liria e tepruar i shkatërrojnë njerëzit po aq sa fatkeqësia e tepërt. Kur Zoti u jep njerëzve të gjitha të mirat e kësaj bote, atëherë ata besojnë se nuk kanë më nevojë për Zotin dhe bëjnë gjithçka që është kundër tij. Këtë e bëjnë më shumë hoxhallarët dhe priftërinjtë jobesimtarë shqipfolës që shkatërrojnë Kombin e krijuar nga i Plotfuqishmi.
Në këtë pikë, demokracia jonë e brishtë është nën sulm nga të gjitha anët, siç nuk e kemi parë në vende të tjera në kohët moderne. Vendi ynë i është dhënë armikut dhe ky regjim ilegal po e shkatërron atë nga brenda. Ky është një sulm ndaj ligjeve tona. Qenies sonë, moralit, kulturës, gjuhës sonë, traditave familjare natyrore: babai dhe nëna, e jo çmendurive jashtëtokësore: prindi numër 1 e prindi numër 2. Këta bastardë shqipfolës, që shërbejnë si mercenarë të pushtuesve dhe armiqve të vendit të vet për përfitime të fëlliqura vetjake në kurriz të kombit dhe atdheut, nuk na përfaqësojnë, është një pakicë. Megjithatë, shumë e rrezikshme, nëse i lejojmë të mashtrojnë edhe më tutje. Është një bandë e ndotur kuislingësh të cilën duhet ta shporrim nga vendi sa me shpejt të jetë e mundur.
Unë jam i tronditur dhe i trishtuar që kombi ynë ka ardhur në një moment kaq të errët. Ne duruam shumë gjatë historisë, kështu që nuk duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Puna jonë për vitet e ardhshme duhet të jetë për të vendosur demokracinë e vërtetë, sundimin e ligjit dhe zgjimin e dinjitetit kombëtar dhe forcës. Për të mos nxituar në kaos. Shqipëria duhet të jetë e nderuar, ne jemi bërë i vetmi vend dhe komb në botë që vëllazërohemi me ata që duan që ne të mos ishim, me egërsirat kanibalë që me shekuj, për shkak të marrëzisë dhe përçarjes sonë, na kanë pushtuar dhe kanë kryer shumë gjenocide ndaj nesh, dhe planifikojnë të kryejnë gjenocidin e radhës të cilin ua harton vëllai i madh i Karpateve. Për të filluar me kolonizimin e mëtejshëm të vendit nga serbo-çetnikët e egër, “Ballkanin e hapur”?! Për hyrjen-daljen e tyre në detin Adriatik tonin, dhe blerjen e të gjitha pasurive të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) që do t`i bëjë vendësit të huaj në vendin e tyre, shpronësimin e shqiptarëve autokton nga gjithçka që kemi trashëguar nga paraardhësit. Kjo është ajo që kemi qenë gjithmonë, vasal të pushtuesve!
O shqiptar! Duhet të jesh i vetëdijshëm. Nëse jo për veten tënde, atëherë për hir të pasardhësve të tu. Si qenie njerëzore, ju jeni shuma e mendimeve tuaja, e fjalëve tuaja dhe e veprimeve tuaja. Ngrihu tani, menjëherë!
Njerëzit nuk e kanë falur kurrë gjakderdhjen, edhe kur ishte e nevojshme, gjë që tregon se jeta e njeriut është më e çmueshmja që të tjerët mund t’i vjedhin ose t’i shpëtojnë.
Nën diellin e qiellit të gjitha gjërat ndriçohen me një shkëlqim të barabartë bujar dhe vetëmohues; por nën diellin e jetës njerëzore të gjitha gjërat ndriçohen ndryshe, ngjyrosen ndryshe dhe shprehen ndryshe.
Shqiptarët e shtypur dhe naiv besojnë kot që bashkëngjitja e një të drejte në letër nga pushtetarët analfabetë por shumë gënjeshtar e mafioz, do të thotë se ajo bëhet realitet. Detyra e mediumeve të mirëfillta është të jenë absolutisht të pavarura, të informojnë drejtë opinionin, të demaskojnë mashtruesit, duke filluar nga denoncimi i pasurisë marramendëse joligjore të këtyre krijesave qoftëlarg, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të kontribuojnë në ngritjen e akuzave dhe ndjekjes penale, të ndihmojnë në ngritjen e shtetit ligjor. Mirëqenies, ndaljes së emigrimit, ribashkimit…
Njerëzit e këqij ikin nga miqtë, sepse, me instinkt, ikin nga e vërteta; dhe miqësia është një e vërtetë e madhe, sepse është ndershmëri e zhveshur. Unë shoh gjithë të keqen në botën shqiptare që është rezultat i forcave të liga.
Unë nuk mund të shtirem se nuk jam i zemëruar në Perëndinë pse ka lejuar të lindin këta legenë. Megjithatë, Zoti nuk ka kontroll të plotë, por as Ai nuk ka faj.
Diskutim rreth këtij postimi