Dardania Press
E diel, 17 Gusht, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Letër publike! Ju deputetë heshtakë dhe Ju me “gishta” të ngritur, Jeni duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Republikës!

Fadil maloku: Me heshtjen (abstenim) mortore dhe me qëndrim (votim)"delesh", nëse vazhdoni edhe në seancën e sotme të 22(!?), Ju faktikisht, (pa dallime partiake!), po e ri dëshmoni se; fare nuk e keni merituar votën tonë!?

27 Maj, 2025
in Vështrime
14 1
0
Letër publike! Ju deputetë heshtakë dhe Ju me “gishta” të ngritur, Jeni duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Republikës!
17
SHARES
208
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Ja po u jap vetëm tri arsye, nga i gjithë boshllëku i arsyeve që janë evidente;
� Arsyeja e parë dhe kryesore, sepse shumica nga Ju që (jo) rastësisht keni zënë një ulëse në aulën e Kuvendit, as që e keni në fokus idenë se përse po votoni apo po abstenoni. Ju, deputetët me qëndrim “delesh”, pra me pozicione abstenuese, fare s’jeni kah e kuptoni se jeni shndërruar në figura shahu të “shefit” Tuaj dhe po i shërbeni grupeve të interesit që po fshihen prapa! Dhe se në ato ulëse (të shenjta) Ju të tjerët që me indiferencën dhe aprovimin e vendimeve “unanime” përmes “gishtave”, veç sa po ri dëshmoni se nuk jeni vetja e Juaj;
� Arsyeja e dytë, sa po mund të shihet nuk “banon” edhe aq te “gishtat” e Tuaj, sa te sistemi (korruptues) zgjedhor që Juve (jo)meritorëve u mundësoj që përmes sovranit të katapultoheni në aulën e institucionit më të rëndësishëm në Republikën e Kosovës. Katapultë kjo, që disave prej Jush u nxori nga vala e anonimitetit social, ai intelektual e politik e u shndërroj në persona (VIP-a) me “peshë të lartë specifike”. Me të vetmin qëllim që të shpejtoni krijimin e institucioneve shtetërore dhe kështu të hapni rrugë për ta materializuar fatin, synimet dhe ambiciet e gjeneratave të reja që duhet ta rrumbullakojnë procesin e shtet ndërtimit;
�Arsyeja e tretë, që mendoj se po u rëndon (si “shpata e Demokleut”) mbi supet Tuaja, ka të bëjë me aktin dhe faktin që Ju; ose s’po e kuptoni, ose s’po doni ta kuptoni barrën dhe rëndësinë që e keni marrë përsipër për të artikuluar e avokuar interesin e shtetit në këto kohëra të zymta. Ta dini se papërgjegjësia e Juaj (që po detektohet përmes abstenimit!) bashkë me indolencën (që po hetohet përmes “disiplinës” për të votuar si në kor!) që u është amputuar artificialisht në ndërgjegje, se duhet t’i shërbeni vetëm; partisë, klanit, grupit, ideologjisë, e jo shtetit ka me u zhveshë tërësisht nga e drejta e votës sonë në zgjedhjet në horizont.. Andaj, kuptoni që “gishtat”, bashkë me abstenimet Tuaja, për këto 22 seanca rresht vetëm sa po zhvlerësojnë e zbehin besimin tonë për votën qe u kemi dhënë!
P.S. Hapni sytë e ndërgjegjësohuni, se durimit tonë po i vjen fundi!

 

Tags: Fadil Maloku

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

16 Gusht, 2025
Shqiptari të falë çdo gjë por jo SUKSESIN!!!

Shqiptari të falë çdo gjë por jo SUKSESIN!!!

16 Gusht, 2025
NATO dhe Kosova: Aleanca që lindi nga nevoja për liri dhe u forcua nga përkushtimi për paqe

NATO dhe Kosova: Aleanca që lindi nga nevoja për liri dhe u forcua nga përkushtimi për paqe

14 Gusht, 2025
𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬

𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬

13 Gusht, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In