Dardania Press
E diel, 12 Tetor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Lavdi për jetë e mot heroit kapiten Adem Ukëhaxhaj – “GURI”!

Osman Feriz: Në altarin e lirisë, u shkrua me gjak dhe nder emri i një burri të rrallë – kapiten Adem Ukëhaxhaj, komandanti i vendosmërisë dhe besnikërisë, i njohur si “GURI”, që u bë gur themeli në organizimin e qëndresës sonë.

2 Qershor, 2025
in Vështrime
15 0
0
Lavdi për jetë e mot heroit kapiten Adem Ukëhaxhaj – “GURI”!
18
SHARES
219
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Osman Ferizi, veprimtar, veteran  i UÇK, në profilin e tij në facebok shkruan:
“Lavdi për jetë e mot heroit kapiten Adem Ukëhaxhaj – “GURI”! ????????????
Në altarin e lirisë, u shkrua me gjak dhe nder emri i një burri të rrallë – kapiten Adem Ukëhaxhaj, komandanti i vendosmërisë dhe besnikërisë, i njohur si “GURI”, që u bë gur themeli në organizimin e qëndresës sonë.
Ai ishte ndër të parët që i doli zot lirisë, u rreshtua krah për krah me kolonel Ahmet Krasniqin, dhe pa humbur kohë nisi organizimin e shtabeve lokale të UÇK-së – me vizion, me urtësi, me vendosmëri. Ishte njeri i fjalës dhe i veprës – komandant që fliste pak dhe vepronte shumë.
Në maj të vitit 1998, pata privilegjin të jem me të në disa vija fronti. Më 25/26 maj 1998, bashkë morëm pjesë në takimin e rëndësishëm të Shtabit Rajonal të Dukagjinit në Gllogjan – aty ku u vendosën gurët udhëheqës të rezistencës në atë pjesë të Kosovës.
Dhe vetëm pak ditë më vonë – më 30 maj 1998– ky burrë i rrallë, ma besoi një detyrë të shenjtë: më dorëzoi rreth 30 trima të rinj nga fshatrat e Dukagjinit, për të marrë armë në Tropojë. Ata burra u bënë forcë e gjallë për përballjen e radhës.
E kam kujtim të çmuar nga ai – një kapelë ushtarake(beret të gjerbërt) me stemën e UÇK-së, të cilën me nder e dhashë më vonë bashkëshortes së tij, zonjës Xhyla, në Gjermani – në banesën e veprimtarit e logjistikut Brahim Ukëhaxhaj, kamë letren që ma dha më porosi për kom. Sali Çekaj (list për armatime dhe teknik komunikimi).
Por zemra më dridhet kur kujtoj ditën që pasoi…
Më 2 qershor 1998, në një ofensivë të egër serbe, GURI u ngrit në përjetësi, duke rënë heroikisht – ashtu siç jetoi: në këmbë, me pushkë në dorë, me atdheun në zemër.
Ai nuk vdiq – ai u përjetësua.
Në rrugën e tij u rrit një brez i tërë lirie.
Në kujtimin për të – gjunjëzohen nderimi dhe lavdia.
Lavdi përjetë kapitenit Adem Ukëhaxhaj – GURI!
Emri yt do të rrojë sa të ketë zemra shqiptare që rrahin për liri!
Nder dhe mirënjohje përherë!”
Osman(Oso) Ferizi, 02.06.2025
Tags: Osman Ferizi

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Ministria e Financave / Republika e Kosovës 

Ministria e Financave / Republika e Kosovës 

8 Tetor, 2025
Kur dhe pse u formuan organizatat “Shkipnia”, “Besa Shqiptare”, “Komiteti i Fshehtë i Kosovës” dhe “Klubi i Shkupit”

Kur dhe pse u formuan organizatat “Shkipnia”, “Besa Shqiptare”, “Komiteti i Fshehtë i Kosovës” dhe “Klubi i Shkupit”

7 Tetor, 2025
Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX

Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX

7 Tetor, 2025
Revizionizmi dhe identiteti boshnjak – mes kujtesës historike dhe sfidave rajonale

Revizionizmi dhe identiteti boshnjak – mes kujtesës historike dhe sfidave rajonale

3 Tetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In