Në profilin e tij në facebok shkruan : Ram
“Hoti është një nga fiset më të vjetra në truallin etnik shqiptar, me palcë kombtare iliro-arbnore, i prejardhun nga fisi i fuqishëm ilir i Autariatëve, rrënjëngulun në kryerrjedhën e lumit Lim.
Në hershmëni Hoti (Malet e Hotit) shtriheshin deri në malin Komovi, në lartësinë 1.850 m. të të cilit buron lumi Tara.
Emri i këtij lumi ilirian, sipas një albanologu të shquar austriak, ka një shpjegim etimologjik të qartë: ishte lumi i Autariatëve, që shkurtimisht e thërrasin “Tara”.
Në hapësinat gjeo-politike të Malit të Zi, ndërmjet luginave të lumit Tara e të lumit Lim, nga Kolashini, Mojkovaci, Zhabjaku, Pijevilja, Bijelo Polje,Andrijevica, Berana e Plavë-Gucia, jetnonin Autariatët, të cilët ishin ndër tri fiset më të fuqishme të Ballkanit Perëndimor, përkrah Dalmatëve e Liburnëve.
Nëpër shekuj Autariatët mbijetuan si bërthamë fisnore ilire “në viset e brendshme të Bosnjës”, por edhe ecën vrullshëm tue u krahashtri si bashkim fisnor e shtetnor me beslidhje e me forcë në Ultinën bregdetare të Adriatikut të Mesëm (territoret e Ardianëve, etj.) dhe në lindje kah Tribalët ilir (me përzierje të mavonshme trako-kelte) në brigje të Moravës (Serbi Jugore, Bullgari Perëndimore).
Autariatët janë popull luftarak e ndërtimtar që ngritën 27 mijë vjet më herët edhe tri piramidat e mëdha e të lashta ilirie në Visoç të Bosnje-Hercegovinës, që veçmas pas gërmimeve arkeologjike ndërkombëtare do të konkurojnë edhe piramidat klasike të Egjyptit.
Ky është një qytetërim i lashtë i zbuluem në vitin 2006 që na përket ne shqiptarëve iliro-arbnorë të hershëm e të sotshëm, fisit të lashtë të Hotit dhe jo popullsisë së ardhun ma vonë në Bosnje-Hercegovinë.
Për këto tri piramida të lashtë ilire të Autariatëve flasin edhe Semir Osmanagiç, shkenctar boshnjako-amerikan për civilizimet e lashta, autor i nandë veprave shkencore, studiues i piramidave në Amerikën Qëndrore e Jugore, si dhe Zahi Hawass, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve Egjiptiane (2008), arkeologët italianë si Prof. Dr. Rikardo Bret dhe Nikolo Biskonti (qershor 2012), të dhanat e provuara në laboratorin e Kievit në Ukrainë, etj.
Autariatët edhe në shek. VI-V para erës sonë kishin një shtet federal mbretnor me zhvillim politiko-ushtarak e ekonomiko-kulturor tepër të lartë.
Hoti i Vendit, pasardhës të Autariatëve, kanë pasë vendbanim të hershëm në krye të rrjedhës së Limit.
“Djepi i këtij fisi duhet kërkuar në Plavë ose në Guci në Lim” – saktëson albanologu i shquar Milan Shuflaj, duke iu referue dokumentave të vitit 1330 të Manastirit të Deçanit.”










Discussion about this post