Dardania Press
E diel, 15 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Gjeopolitikë

Heshtje para furtunës!

Furtuna po vjen, edhe pse për pak javë duket sikur ka heshtje! Kjo furtunë duhet të fshijë nga politika ata që e dëmtojnë interesin tonë kombëtar!E natyrisht që me zgjidhjen çfarë konsideroj se do të vihet në tavolinë nuk pajtohen patriotët shqiptarë. Sepse ata do të duhet të lëshojnë territore!

25 Korrik, 2022
in Gjeopolitikë, Vështrime
20 0
0
Heshtje para furtunës!
23
SHARES
292
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

  PROF. DR. ENVER BYTYÇI  

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë nisur për në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje ekonomike të mijëvjeçarit! Sigurisht që kjo është ngjarje e rëndësishme për Kosovën. Nga ana tjetër Edi Rama shkarkoi sot zëvendësin e tij tamahqar në korrupsion, Arben Ahmetajn. Sigurisht që me urdhër të dikujt, një të madhi në Europë ose me shumë gjasa përtej Adriatikut!

Osmani dhe Kurti do të përpiqen të kurojnë perceptimin e tyre në raportet me SHBA-të, të cilat për hir të së vërtetës nuk kanë qenë aq të ngrohta sa i kishte Hashimi e madje edhe Abdullah Hoti në ditët e mjaltit në bisedimet me Serbinë. Dialogu duket se është bërë shkak i një lloj ftohtësie. Më saktë këmbëngulja për të mos pranuar çfarëdo lloj zgjidhje që shkon vetëm e thjesht në dobi të Serbisë. Por, që po bëhen përpjekje për të imponuar zgjidhje në dëm të Kosovës, kjo gjë është thënë edhe nga Borrell e Lajçak dhe është kërkuar gjithashtu nga diplomatë amerikanë.

“Me ndryshimin e kufijve ose me “Zajednicë”?

Një nga konfliktet prezente është qëndrimi ndaj “Open Balkan”. Nëse amerikanët kërkojnë kyçjen e Kosovës në këtë iniciativë serbe, atëherë duket qartë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të duhet të vihen nën kontrollin e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit! Ky është qëllimi e më pas shkohet lehtas te marrëveshja Kosovë-Serbi me ndryshimin e kufijve ose me Zajednicën, për t’ia lënë shkëmbimin e territoreve një kohe tjetër të afërt. Këtë e mundëson Zajednica. Pra, ndarjen e Kosovës në një kohë tjetër. Asociacioni i Komunave Serbe nuk ka asnjë qëllim tjetër. Nuk synon të drejta më të mëdha të këtyre komunave, sepse ato tashmë kanë çdo të drejtë madje me diskriminim pozitiv për ta, e negativ për komunat ku banojnë shqiptarët!

Shumica e kundërshtarëve në pushtet po joshen me vizita e takime informale në SHBA. Ndërsa, ndonjë prej tyre, si Sali Berisha, po izolohet me qëndrime e vendime për “non-grata”! Ndërkaq servilët e gatshëm ta shesin atdheun e territorin e tij, si Edi Rama, vazhdojnë të provokojnë dhe kërcënojnë me destabilizimin e rajonit, nëse “kokëfortët” nuk dorëzohen e nuk munden. Kryeministri i Shqipërisë ka premtuar stabilitet me lëshime të çfarëdo lloji në gjeopolitikën rajonale, nëse ai mbahet në pushtet! Madje ka garantuar Perëndimin se Serbia do të bëhet pjesë e NATO-s nëse asaj i jepen disa territore nga Kosova e Bosnjë-Hercegovina.

Nëse në Uashington e në Bruksel binden për pragmatizmin serb të integrimit në strukturat Euro-atlantike, ata do të jenë të gatshëm të sakrifikojnë tri shtetet ballkanike, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën për të kënaqur orekset e Serbisë së Madhe. Në këtë lojë ndihma ndaj Serbisë e Edi Ramës është vendimtare. Garancia e Edi Ramës për marrëdhënie të mira me Beogradin me objektiv dhënien e Trepçës Serbisë, është valiumi që ve në gjumë Perëndimin. Me këtë rast “armiku” NATO i Serbisë bëhet aleati i saj, edhe pse qytetarët serbë dhe kisha serbe kurrë nuk do të pajtoheshin me këtë. Nga kjo skemë Rama dhe Vuçiqi e zgjasin jetën e tyre në pushtet. Kjo është arsyeja pse ata i shtyjnë zgjidhjet e dialogut me Kosovën.

Edi Rama si shef i sektit anti-kombëtar

Por, zgjatja nuk mund të shkojë pa limit. Vjeshta që vjen do të jetë e nxehtë në dialogun Kosovë-Serbi. Nuk ka më asnjë alibi për bllokimin e këtij dialogu. Tani duket se ka pak heshtje! Por, edhe një parapërgatitje ofensive kundër atyre që nuk pajtohen me zgjidhjen. E natyrisht që me zgjidhjen çfarë konsideroj se do të vihet në tavolinë nuk pajtohen patriotët shqiptarë. Sepse ata do të duhet të lëshojnë territore! Ndërkohë kundër tyre do të vazhdojnë të jenë jo patriotët shqiptarë me Edi Ramën si shef të sektit anti-kombëtar! Lufta do të precipitojë brenda dy vendeve e shteteve tona, në Shqipëri e në Kosovë. Kush do ta ketë mbështetjen e publikut, ai do ta fitojë këtë luftë. Është vullneti i qytetarëve dhe vota e tyre ajo që përcakton vendimmarrjen!

Shanset janë që anti-kombëtarët ta kenë mbështetjen e disa Fuqive Perëndimore, përfshirë SHBA-të dhe Britaninë e Madhe. Parashikoj se edhe Franca do të vihet në krah tyre. Por, publiku do të homogjenizohet përkrah patriotëve. Do të ishte një mrekulli sikur këta patriotë të dilnin nga radhët e rinisë shqiptare, por duket se edhe kësaj radhe këtë rol lidershipi do të kenë Sali Berisha, Vjosa Osmani, Ilir Meta dhe Albin Kurti! Ka shumë mundësi që këtij skalioni t’i bashkohet edhe Ramush Haradinaj. Por jo edhe Fatmir Limaj! As Ali Ahmeti apo Abazoviç!

Besoj fort se mbështetja e fuqishme e qytetarëve shqiptarë kudo në rajon do të bëjë që në këtë sfidë të fitojnë patriotët, të fitojë Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët në rajon e kudo që ata janë! Furtuna po vjen, edhe pse për pak javë duket sikur ka heshtje! Kjo furtunë duhet të fshijë nga politika ata që e dëmtojnë interesin tonë kombëtar!

Tags: Enver Bytyqi

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Kosova  dhe ShBA  hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri!

Kosova dhe ShBA hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri!

15 Qershor, 2025
LETËR PUBLIKE

LETËR PUBLIKE

14 Qershor, 2025
Harta e Ballkanit për të ilustruar Traktatin e Berlinit të mbajtur më  13 VI – 13 VII. 1878!

Harta e Ballkanit për të ilustruar Traktatin e Berlinit të mbajtur më 13 VI – 13 VII. 1878!

14 Qershor, 2025
Bota kaq e vogel

Bota kaq e vogel

13 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In