Dardania Press
E hënë, 12 Janar, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi. Mos e kërko fajin te bota: asimilimi është zgjedhje familjare

Gëzim Mekuli: Një mbrëmje, kur u kthye nga universiteti, shkrimtari i madh Ernesto Sabato, dëgjoi se djemtë e tij po flisinin frëngjisht me njëri-tjetrin.

12 Janar, 2026
in Vështrime
14 0
0
Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi. Mos e kërko fajin te bota: asimilimi është zgjedhje familjare
17
SHARES
207
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
 Atëherë ai mblodhi familjen dhe, duke treguar derën e shtëpisë, tha:
“Kjo derë mbyllet jo vetëm për të mos hyrë qentë dhe furtunat, por edhe për të mos dalë prej këtej ajo që na përket vetëm neve. Nën këtë çati do të flitet vetëm gjuha jonë. Kurrë mos harroni se kush jemi.”
Kështu reagoi ky prind, pedagog dhe intelektual, i cili jetonte në Paris, ku jepte kurse të gjuhës dhe letërsisë italiane. Ky është modeli i intelektualit që unë e vlerësoj dhe e dua.
Sepse gjuha shqipe nuk humbet rastësisht; ajo humbet kur nuk mbrohet nga ne prindërit. Në mërgim, asimilimi dhe humbja e identitetit sot nuk vijnë nga jashtë shtëpisë, por brenda saj. Është familja ajo që e asimilon fëmijën; jo Norvegjia, Gjermania, Amerika, Franca apo Italia.
Kur prindërit zgjedhin gjuhën e huaj për të biseduar me fëmijët e tyre, kinse për “prakticitet”, ata nuk po e ndihmojnë fëmijën, por po e marrin në qafë dhe po ia thajnë rrënjët. Akoma më keq është kur prindërit nuk e flasin si duhet as gjuhën e vendit dhe këtë gjuhë të cunguar e përdorin si mjet komunikimi me fëmijët e tyre. Në këtë mënyrë fëmija mëson gabim gjuhën e vendit dhe, në anën tjetër, nuk mëson fare shqip. Pasojat janë të këqija edhe në shkollë…
Një fëmijë i lindur dhe i rritur jashtë hapsirës shqiptare, që nuk flet shqip, është rezultat i mospunës së prindërve, e jo i ndonjë domosdoshmërie të jashtme të shtetit ku jeton. Të gjitha institucionet arsimore të shteteve ku jetojnë mërgimtarët shqiptarë i këshillojnë prindërit që në shtëpi të flasin me fëmijët e tyre në gjuhën e nënës apo të babait; në rastin tonë, në shqip.
Si mësimdhënës dhe prind në Norvegji, e përjetoj këtë realitet (thuaja) çdo ditë. Ja një shembull i thjeshtë: ka prindër që, kur flasin shqip me fëmijët e tyre në qerdhe apo në shkollë, flasin me zë të ulët, disi me turp dhe me pasiguri; ndërsa kur flasin norvegjisht, flasin me zë të lartë, krenarë dhe me një kënaqësi të tepruar. E këtë aktrim të keq të prindërit fëmiu e kupton ndryshe: “Gjuha shqipe qenka më e dobët, më e pavlefshme dhe më e pavlerë se gjuha norvegjeze”. Këtu fillon edhe të ndërtohet ndjenja e pasigurisë, krizës së identitetit, dhe “kompleksi i vlerave të vogla” tek fëmiu: “Ne shqiptarët qenkemi të vegjël e qenka turp të flitet shqip, andaj ne duhet të identifikohemi me kulturën tjetër, me gjuhën tjetër, me kombin tjetër, po jo me kombin shqiptar, me gjuhën shqipe e me rrënjët shqiptare.” Këto janë rezultate të arritura nga hulumtiet shkencore të shkencave të pedagogjisë shumëkulturore. Mund ti vërtetoni, të dashur lexues!
Më e rënda dhe më e dhimbshme është hipokrizia e disa intelektualëve në mërgim. Ata shkruajnë për kombin shqiptar, mbajnë ligjërata për identitetin, krekosen dhe kritikojnë politikën në Kosovë e Shqipëri pse nuk ka shkolla shqipe në mërgim, ndërsa në shtëpitë e tyre fëmijët e tyre nuk flasin shqip, belbëzojnë keq dhe nuk duan as të dëgjojnë për prejardhjen e tyre.
Këta “intelektualë” luajnë rol të dyfishtë: patriotë në publik, asimilim në familje. A ka peshë fjala e tyre për gjuhën si vlerë kombëtare e njerëzore, kur “intelektuali” i tillë e ka përjashtuar nga shtëpia dhe familja e vet gjuhën shqipe?
Popujt përparimtarë e dinë se gjuha nuk është dekor kulture, por themel identiteti. Vetëm ne sillemi sikur kultura shqiptare është ngarkesë dhe e pavlerë. Pastaj pyesim pse gjenrata e re nuk ka lidhje të fortë me hapsirën shqiptare, pse nuk emocionohet, pse nuk reagon. Si mund ta dojë një fëmijë atdheun e prindërve nëse ti si prind, pa ndalë hiq, ke kritikuar dhe ke gjuajtur “gurë e dru” në gjuhën dhe kodin kulturor shqiptar?
Çfarë vlere kanë shkrimet e tua pë kombin, nëse fëmiu yt nuk kupton asnjë fjali shqip dhe nuk ndjen asgjë kur përmenden Kosova, Shqipëria apo shqiptaria?
Të dashur lexues,
E fillova me shkrimtarin e madh argjentinas me nam botëror, Ernesto Sabaton por, po e përfundoj me Fishtën:
“Pra mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim që na la i pari,
trashigim s’ia len ai fmis.”
Pajtoheni me mua?

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Sistemi i vlerave  dëshmi e raportëve  shoqërore

Me Vetëvendosjën fitoi populli dhe Republika e Kosovës

12 Janar, 2026
Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi. Mos e kërko fajin te bota: asimilimi është zgjedhje familjare

Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi. Mos e kërko fajin te bota: asimilimi është zgjedhje familjare

12 Janar, 2026
Gjermania mbështet procesin e transformimit të FSK-së

Gjermania mbështet procesin e transformimit të FSK-së

12 Janar, 2026
VIZITA E FADIL HOXHËS E VIDIQIT DHE “HALLAKAMA” NË QAMO “SKËNDERBEU” NË PRESHEVË (1982)

Kolonizimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me serbë dhe “shqiptarë të serbizuar”

12 Janar, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In