“Është e njohur që shqiptarët kanë dhënë jetën për të mbrojtur boshnjakët – harresa e kësaj sakrifice është padrejtësi historike.”
Një pjesë e opinionit boshnjak, edhe sot, vazhdon të mbështesë narrativa historike të formuluara nga burime serbe, ndonëse ekzistojnë mijëra dokumente dhe dhjetëra libra autentikë – të shkruar në turqisht, gjermanisht, anglisht dhe në gjuhë të tjera nga autorë të pavarur – që dëshmojnë kontributin dhe solidaritetin historik të shqiptarëve ndaj boshnjakëve, sidomos në kohë lufte dhe represioni.
Daciç thekson se është e njohur, madje e dokumentuar ndërkombëtarisht, që shqiptarët shpesh kanë sakrifikuar jetën për të mbrojtur boshnjakët nga represioni serb, si në të kaluarën e largët ashtu edhe gjatë shekullit XX. Në anën tjetër, ai përmend edhe mënyrën se si nacionalizmi serb, në emër të urrejtjes ndaj popujve autoktonë të Ballkanit, ka prodhuar dhunë vetë-shkatërruese dhe ideologji të rrezikshme.
Megjithatë, sipas tij, trondit fakti që disa boshnjakë sot, nën ndikimin e kësaj narrative, i konsiderojnë shqiptarët si kërcënim dhe përqafojnë idenë e “bashkëjetesës me serbët”, duke harruar të kaluarën e afërt plot tragjedi. Daci i konsideron këto qëndrime si pasojë e një fushate të fuqishme dezinformimi, që jo vetëm i largon boshnjakët nga miqtë e tyre natyrorë, por i shtyn drejt nënshtrimit politik dhe kulturor ndaj strukturave sllave që historikisht i kanë shtypur.
Ai vë në dukje edhe përhapjen e një frike të shtirur për “shqiptarizimin” e boshnjakëve, gjë që – sipas tij – përfaqëson përpjekjen për të ruajtur dominimin e identitetit sllav dhe për të ndalur çdo afrim të natyrshëm kulturor apo gjuhësor ndërmjet dy popujve vëllezër.
Në përmbyllje, Daciç bën thirrje për vetëdije historike dhe kujtesë kolektive. Ai nënvizon se boshnjakët e arsyeshëm dhe të ndërgjegjshëm sot ndodhen para një sfide të madhe: si të ruajnë identitetin e tyre pa rënë pre e propagandës që i përdor si mjet kundër shqiptarëve.
/redaksia dardaniapresss,net/
Diskutim rreth këtij postimi