Pas disa studimeve të suksesshme, Kujtim Matell na vjen kësaj here me librin studl- mor “E vërteta për Dodonën dhe Epirin”, I cili është ndërtuar mbl katër teza që zbardhin të vërtetat për Dodonën dhe Epirin. Autori analizon Dodonën dhe Epirin në rrafshin historik duke zbuluar disa të vërteta të cilat ose kanë qenë të shtrembëruara, ose kanë qenë të panjohura.
Deformimi më i madh në Epir ka qenë ven- dosja e Dodonës në vendin e gabuar, që re- zultoi me shtrembërimin e historisë deri në ekstrem. Ndaj autori i studimit “E vërteta për Dodonën dhe Epirin”, e fillon pikërisht me zbardhjen e së vërtetës duke formuluar tezën: “Dodona nuk është në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës.”
Për ta vërtetuar këtë tezë, autori solli në studim të gjithë autorët e antikitetit që kanë treguar se në cilën pjesë të Epirit Ishte vendo- sur Dodona dhe cila ka qenë topografia e saj. Gjithashtu ka marrë në shqyrtim të gjitha gjet- jet arkeologjike të luginës së Carakovistës të zbuluara nga Karapanos dhe arkeologët e tjerë pas tij siç ishin Evagjelides dhe Dakaris.
Që nga autorët e antikitetit nuk kanë asn- jë të dhënë për vendndodhjen e Dodonës në luginën e Carakovistës, autori i studimit Kujtim Mateli, ka sjellë Kostandin Karapanon I cili e fillon studimin e tij kështu:
“Tempulli i Dodonës, me gjithë famën e tij, deri më tani Ishte pothuajse i panjohur. Autorët grekë dhe latině na japin informacione shumë të paplota, të cilat nuk janë të mjaftueshme për të na dhënë një ide se çfarë ai ishte, as për të na treguar vendin e saktë të vendndodhjes së tij. Monumentet epigrafike ose figurative, që lidheshin me këtë tempull dhe që do të kishin shërbyer për të kompensuar heshtjen e au- torëve antikë ose për të plotësuar informacio- net e tyre, gjithashtu na mungojnë.”
Autori i studimit Kujtim Matell, pavarësisht se Karapanos e ka pranuar mungesën e dësh- mive të autorëve të antikitetit për ta vendosur Dodonën në luginën e Carakovistës, në një punë kërkimore për gati 20 vjet arrin në përfun- dimin se nuk gjenden dëshmi për ta vendosur Dodonën në mes të Epirit, pozicion ku gjendet Janina dhe lugina e Carakovistës.
Autori i përgjigjet pyetjes. Nëse dëshmitë e autorëve të antikitetit nuk e vendosin Dodonën në mes të Epirit, por në veri të tij, në tokën e Molosisë, në kufijtë e Atintanisë Ilire, a gjeti Karapanos dhe arkeologët e tjerë pas tij ndonjë dëshmi arkeologjike që të vërtetonin Dodonën në Carakovistë?
Autori analizon të gjitha gjetjet arkeologjike sipas inventarit që Karapanos kishte dokumen- tuar në dy librat e tij dhe arrin në përfundimin që Dodona nuk ndodhej në luginën e Carakovistës sepse:
-Asnjë gjetje arkeologjike nuk e ka një mbishkrim që të vërtetonte që al al q qytet i përkiste Dodonës.
-Të gjitha gjetjet arkeologjike që I drejtoheshin Hyjnisë vërtetojnë se atje nderohej Di Naio, kurse në Dodonë, Hyjnia nderohej si: Di
Dëshmitë e autorëve të anti- kitetit që e vendosnin Dodonën në veri të Epirit, në tokën e Molosisë dhe mungesa e gjetjeve arke- ologjike që të vërtetonin Dodonën në luginën e Carakovistës, kanë vërtetuar tezën e Kujtim Matelit se Dodona nuk gjendet në luginën e Carakovistës, në mes të Epirit, në Jugperëndim të Janinës. Në vërtetim të kësaj teze që gjendet në pjesën e parë të titulluar “Dodona nuk ndodhet në jugperëndim të Jani- nës në luginën e Carakovistes” faqe 25-146, H autori është mbështetur në 113 dëshmi që vijnë nga autorët e antikitetit dhe nga mbishkrimet e gjetura në luginën e Carakovistës.
2
Po nëse burimet historike dhe gjetjet arke- ta ologjike vërtetuan se al qytet nuk i përkiste Dodo- nës, autori i studimit shtron pyetjen: cilit qytetërim I përket qyteti I luginës së Carakovistës?
Për të arritur në një përfundim të saktë dhe që më pas të ngrinte një tezë, autori mbështetet mbi përfun- dimet e arkeologut Dakaris të cilat i parashtroi në konferencën shkencore, të vitit 1984, organizuar në Francë nën drejtimin e arkeologut Pierre Ca- banes, i cili thotë: “Vendi i shenjtë i epirotëve ishte qendër e Aleancës Epirote (343/2 deri në vitin 234/3) dhe më vonë Koinion | Epirit (234/3 deri në vitin 168).”
Ky qytet, duke qenë qendër e institucioneve epirote ka përfaqësuar më mirë se çdo qytet tjetër i Epirit kulturën epirote, e cila gjendet e dokumentuar në një numër të madh gjetjesh arkeologjike që i përkasin këtij qytetërimi. Pas këtij dokumentimi që qyteti i luginës së Cara- kovistës ka qenë Sell e Institucioneve Epirote, autori i këtij studimi, Kujtim Matell, I përgjig jet pyetjes që vete ka parashtruar: duke qenë Sella e Institucioneve Epirote, cilit qytetërim i përkasin këto gjetje arkeologjike?
Duke i marrë në analizë pjesën më të mad- he të këtyre gjetjeve arkeologjike, si qeleshja epirote apo cyla dyjare, arrin në përfundimin se ky qytet i përket qytetërimit pellazgo-ilir. Po ash- tu, emrat e përveçëm të njerëzve të përdorur në Epir, oponenti i Karapanos, M.E.Egger, i ka gjetur si emra epirotë që nuk përdoreshin në botën helene.
Në arritjen e përfundimit që Epiri i përket qytetërimit pellazgo-ilir, autori ka përdorur burimet e autorëve të antikitetit dhe përfundi- met që kanë dhënë oponentët e Karapanos në analizën që u kanë bërë gjetjeve të luginës së Carakovistës, të cilat gjenden të dokumentuara në pjesën e dytë të titulluar: “Dëshmi të qytetërimi pellazgo-ilir te qyteti i luginës së Carakovistës”, faqe 149-230, ku ka shfrytëzuar 78 burime nga autorët e antikitet
3
Në tezën e tretë: “Dodona ndod- het në Dëshnicë të Përmetit” autori analizon burimet historike, të cilat lidhen me pozicionin gjeografik të Dodonës në Epir dhe topografinë e saj. Për të përcaktuar venndodhjen e Dodonës, autori ka sjellë pothuajse në mënyrë shteruese autorët e antikitetit duke u mbështe- – tur kryesisht te gjeografët dhe udhëtarët të cilët shkruar, kur Dodona ekzistonte në kohër e tyre dhe disa edhe e kanë vizituar atë. Autor dëshmitë e tyre i quan të sakta dhe i konsid eron si dëshmi të dorës së parë, mbi të cila mund të mbështetesh për të arritur në përfun dime të qëndrueshme dhe të sakta. Autorët mb të cilët është mbështetur autori i studimit dhe qe mbi bazën e tyre e ka përcaktuar Dodonën në Dëshnicë të Përmetit janë: Kladio Tolomeo, Sky laks Kariandensis, Hekateu i Miletit, Stefan Bi zantini, Vib Sekuestri, Straboni, Diodor Sikulus Tit Livi, Polibi, Dionis Halikarnasi, Gaius Julius Solinus etj. Autori i studimit vlerëson në mënyrë të veçantë burimet e Perandorisë Romake qe vendosin Dodonën dhe malin Tomar në luginër e Aos (Vjosa e sotme) në tokën e Molosisë dhe në kufijtë e Atintanisë Ilire, duke e konsiderua malin Tomar të Dodonës si mal që ndante Ilirine me Epirin.
Autori i studimit, Kujtim Mateli, thotë se vendndodhja e Dodonës është në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës, në shpat te malit Trebeshinë, ku ndodhet kalaja antike dhe poshtë saj një qytet antik me rreth 600 rrënoja rrënoja, lumi i Dëshnicës (Dodon) që rrjedh përgjatë luginës së Dëshnicës, rrëzë malit Trebeshinëdhe fusha e Këlcyrës me përmasat 6 km x 1.5 km që në antikitet identifikohej si Fusha Hellopia. Përcaktimi i vendndodhjes së Dodonës gjendet në pjesën e tretë dhe të katërt, faqe 233-342 dhe autori në këtë përfundim ka arritur duke u mbështetur në 77 burime të autorëve
antikë, por edhe atyre modernë që kanë përcaktuar territorin e shtrirjes së Atintanisë, e cila në veriperëndim kufizohet nga Apollonia, kurse në juglindje me rrjedhën e lumit Aos dhe malin Trebeshinë (Tomar), mendimet e të cilëve përputhen me ato të autorëve të antikitetit duke vërtetuar kështu vendndodhjen e Dodonës në kufijtë e Atintanisë dhe në tokën e Molosisë.
4
Në tezën e katërt, autori i studimit Kujtim Mateli, trajton përkatësinë etnike të Dodonës, e cila është pellazgo-ilire. Në vërtetim të kësaj teze, janë sjellë pothuaj të gjithë autorët e antikitetit që e quanin Dodonën pellazge dhe banorët e Epirit të njohur si pellazgë deri në shekullin e parë pas Krishti…
4 Në tezën e katërt, autori i studimit Kujtim Mateli, trajton përkatësinë etnike të Dodonës, e cila është pellazgo-ilire. Në vërtetim të kësaj teze, janë sjellë pothuaj të gjithë autorët e antikitetit që e quanin Dodonën pellazge dhe banorët e Epirit të njohur si pellazgë deri në shekullin e parë pas Krishtit, kurse më pas në burimet e autorëve helenë dhe latinë, edhe banorët e Epirit janë quajtur ilirë, sepse epirotët dhe ilirët i përkisnin së njëjtës etnie. Në vazhdim, autori Kujtim Mateli, e paraqet Dodonën një produkt pellazgo-ilir, analizon katër provat e Karapanos mbi bazën e të cilave ai e kosideronte Dodonën një faltore helene, të cilat në analizën shkencore të të këtij studimi, nuk janë veçse pretendime absurde të Karapanos dhe mbështetësve të tij të botës helene. Autori tregon për pamundësinë e helenëve që të depërtonin në faltoren e Dodonës. Këtë e tregon fakti, kur athinjotët donin të bënin një ndryshim në Dodonë, u ndaluan rreptësisht nga Olimbia e Epirit, e cila dërgoi delegatët e saj në Athinë duke u kujtuar se nuk mund të kryenin asnjë veprim në Dodonë. Në vitin 219 para Krishtit, Dodona u shkatërrua nga strategu i Etolisë, Dorimahu. Nëse Dodona do të ishte helene, ata nuk do të shkatërronin faltoren e tyre. Më pas, në vitin 168 pas Krishtit, Epiri u pushtua nga romakët, ku secili popull qeverisej sipas kufijve të tij dhe Epiri, bashkë me të edhe Dodona, u bënë pjesë e Ilirisë. Teza e katërt: Përkatësia etnike e Dodonës është pellazgo-ilire, është trajtuar në pjesën e pestë dhe të gjashtë, faqe 345-408. Në vërtetim të kësaj teze, autori ka sjellë 64 burime nga autorët e antikitetit, të cilët vërtetojnë përkatësinë pellazgo-ilire të Dodonës dhe Epirit. Në tërsinë e vet libri studimor i Kujtim Mateli është një pasuri e çmuar që u shërben jo vetëm vendasve të tij, por edhe studimeve historike në tërësi. Lexuesi i thjeshtë dhe studiuesi, secili nga niveli i tij, do të gjejnë në këtë libër të dhëna interesante dhe me vlerë për të vërtetën e vendndodhjes së Dodonës dhe shtrirjen e Epirit. Institucionet shkencore shqiptare kanë përpara një studim serioz, i cili duhet të merret në konsideratë dhe secila nga tezat e paraqitura në këtë libër, duhet të bëhet pjesë e debateve shkencore
Diskutim rreth këtij postimi