Dardania Press
E martë, 4 Nëntor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Boshnjakët e Shqipërisë

Në Shijak, Sukth, Shënavlash e zonat për rreth, janë evidente më shumë se kudo ndjenjat e miqësisë tradicionale midis kombit boshnjak dhe atij shqiptar

5 Shtator, 2021
in Vështrime
37 2
0
Boshnjakët e Shqipërisë
45
SHARES
561
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Në Shijak, Sukth, Shënavlash e zonat për rreth, janë evidente më shumë se kudo ndjenjat e miqësisë tradicionale midis kombit boshnjak dhe atij shqiptar. Kjo për faktin se qytetarët shqiptarë jetojnë në harmoni të plotë me rreth dhjetë mijë boshnjakë, të vendosur këtu para 150 vjetësh. Paqja, toleranca, dialogu dhe mirëkuptimi janë tregues si njifikativ jo vetëm i komuniteteve fetare shqiptare, por edhe në marrëdhënjet e shqiptarëve me këtë komunitet. Këto ui evidentuan më së miri në takimin jubilar me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Shoqatës, Boshnjakët e Shqipërisë “Zambak”, si mbrojtëse e interesave të këtij komuniteti.

Një koinçidencë e bukur, përvjetori i 20-të i kësaj Shoqate me 150-vjetorin e vendosjes së boshnjakëve në Shqipëri….. Edhe pse ata atje janë vendosur para një 150 vjetësh, edhe sot e kësaj dite e ruajnë gjuhën, kulturën, traditat e tyre.

Duke iu referuar komunitetit boshnjak që jeton në Shqipëri, z.Fiqiri Kllari, Konsull Nderi i Bosnjës në Shqipëri dhe njëherësh kryetar i Shoqatës “Zambak”, vlerëson para së gjithash integrimin e plotë të boshnjakëve të Shqipërisë në jetën e vendit. Kllari që ka kontribuar aq shu[1]më për përmirësimin e nivelit të jetesës së këtij komuniteti, sot më shumë se kurrë i gëzohet faktit që komuniteti boshnjak në Shqipëri jeton në kushte jashtëzakonisht të mira dhe se ata janë tërësisht të integruar në jetën e vendit.

Gjithashtu, ky diplomat i lindur, me kontribut madhor në forcimin e marrëdhënieve të miqësisë Shqipëri-Bosnje vlerëson edhe hapësirat dhe potencialet e mëdha për bashkëpunim të frytshëm, në veçanti në fushën e turizmit, të energjisë, në fushën ekonomike, në fushën e arsimit, të kulturës, të transportit, infrastrukturave të rëndësishme, si dhe në tërheqjen e investimeve me interes të ndërsjellë në të dy vendet. Pikërisht për këtë kontribut ai është nderuar me titujt “Qytetar Nderi” i Durrësit dhe Shijakut nga këshillat bashkiakë të bashkive respektive. Sot më shumë se kurrë kanë vlerë këto tituj për Fiqiri Kllarin, konsull nderi i Bosnjës në Shqipëri, kryeplak i fshatit Borakë dhe president i shoqatës Zambak e cila është shoqata kombëtare e boshnjakëve të Shqipërisë, ndërsa si biznesmen ai është president i kompanisë Gllavica. Gjithashtu ai është nderuaredhe me titujt “Ambasador Nderi i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet” dhe “Honoris Causa” nga kryetari i Akadamise Universale Boterore të Paqes, Madhu Krishan.

Në një ceremoni të vecantë në pallatin e kulturës “Aleksandër Mosiu” në Durrës, me praninë e përfaqësuesvetë komunitetit boshnjak, të pushtetit lokal e jo vetëm, Kllari e konsideroi privilegj marrjen e titujve të akorduar.

Titujt ju dorëzuan nga kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako dhe kryetari i Akadamise Universale Botërore të Paqes, Madhu Krishani, të cilët theksuan se nderimi i Fiqiri Kllarit vjen pas kontributit të dhënë ndër vite. Kryebashkiaku Dako është shprehur se qyteti i Durrësit do ti nderojë gjithmonë njerëzit e punës, si Fiqiri Kllari që kontribuojnë për qytetitn bregdetar.

Banorët e komunitetit boshnjak të vendosur prej dekadash në fshatin Koxhas e Borake të Xhafzotajt, e vlerësojnë Fiqiri Kllarin, si një njeri me humanizëm dhe kontribut të vecantë në dobi të komunitetit boshnjak. Ata flasin me admirim për kontributin e z. Kllari në ndihmë të komunitetit boshnjak të rrethit të Durrësit, shpirtin e tij human dhe mbi të gjitha reputacionin që ai ka fituar me punë e përkushtim të jashtëzakonshëm në dobi të bashkëqytetarëve të tij. Kreu i Shoqatës “Zambak” është tepër i familjarizuar me ta. Janë të shumtë projektet e iniciuar dhe realizuar nga kjo shoqatë në dobi të këtijkomuniteti, projekte këto që përgjithësisht mbajnë emrin e konsullit Kllari.

Po këtë admirim shpreh edhe Mjeshtri i Madh, Isa Tare, i cili nuk e humbi miqësinë me të edhe në ato vite të tmerrshme të diktaturës, kur Fiqiriu u persekutua familjarisht vetëm e vetëm pse kunati i tij, nuk u kthye më në atdheun e mjeruar, pas një aktiviteti sportiv ndërkombëtar. Në Shqipëri jetojnë rreth dhjetë mijë boshnjakë, por për ta dihet pak. Para 150 vjetësh, ata nga Bosnje-Hercegovina u nisën për në Turqi, kanë ndaluar në Durrës dhe mbeten aty, ku edhe ruajtën gjuhën dhe kulturën.

Përveç se në fshatrat Shijak, Koxhasë dhe Borakë, boshnjakë ka edhe në Fier, në jug të Shqipërisë jo fort larg nga Vlora, pastaj në Kavajë, në Tiranë dhe në disa qytete të tjera.

MEMORIA HISTORIKE E KOMBIT
Refleksione & profile
Autor:
Halil Rama

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Analizë mbi librin ‘Për shqiptarët’ të Aleksa Bogosavleviqit (1897)

Analizë mbi librin ‘Për shqiptarët’ të Aleksa Bogosavleviqit (1897)

3 Nëntor, 2025
KONFLIKTI MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË MUND TË ZGJIDHET VETËM NGA AMERIKA

KONFLIKTI MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË MUND TË ZGJIDHET VETËM NGA AMERIKA

3 Nëntor, 2025
Ligji i Vasojeviqëve dhe transformimi i një fisi shqiptar në bartës të ideologjisë antiosmane!

Ligji i Vasojeviqëve dhe transformimi i një fisi shqiptar në bartës të ideologjisë antiosmane!

29 Tetor, 2025
Prejardhja e Vasojeviqëve dhe procesi i formimit të identitetit të tyre etnik

Prejardhja e Vasojeviqëve dhe procesi i formimit të identitetit të tyre etnik

28 Tetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In