Serbët në Kuvend i përfaqëson Lista Serbe që, de facto është në varësi të diktatorit Alexandar Vuçiç, diktator, sepse vazhdon spastrimin etnik të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe gjithashtu edhe në Sanxhak.
Gjithë ky investim i pallogaritshëm i NATO, SHBA dhe BE në Kosovë, bëhet edhe për Bashkimin Europian, ndërsa është vërtetuar edhe mbështetja ushtarake e Listës Serbe në Kosovë nga regjimi i Vuçiç, një satelit midis Moskës dhe Pekinit megjithëse po ndihmon edhe Izraelin ushtarakisht.
Pse luan BE me dy standarte ?
Si mund të përballet Kosova demokratike sot kur në Kuvend udhëheqës të Listës Serbe kanë qënë deri në ngjarjen anti-shtet të Banjskës krah i armatosur i Beogradit?
Perëndimorët duan demokraci në Kosovë!
Edhe ngërçin e ringritjes së institucioneve me rrugë demokratike që ka mbetur tek mosplotësimi i numrave e krijon edhe artificialisht ky dhjetëvendësh i garantuar me kushtetutë për pakicën Serbe.
A guxon kush nga partitë e dala nga radhët e UÇK të bëjë numrat për qeveri me krahun e armatosur të Beogradit, Listën Serbe në Kosovë?
Hapur, ne e quajmë tradhëti, sepse udhëheqësit e Listës Serbe dolën hapur si grup i armatosur kundër shtetit të Kosovës.
Si ka mundësi që një pakicë etnike të lejohet nga fuqitë Perëndimore të vazhdojë të mbajë peng edhe shumicën absolute Shqiptare, sepse pikërisht ua kanë bërë peshqesh 10 vende në Kushtetutë?
Pra, kali i Trojës me emër Lista Serbe është në kuvend!
A kanë probleme partitë dhe liderët Shqiptarë me zgjidhjen e ngërçit ?
Po!
Liderët Shqiptarë nuk e kanë
guximin e bashkëpunimit mes tyre për të mirën e Kosovës!
Nuk ka sot popull më luftarak dhe më të duruar se populli Shqiptar Kosovës në Europë që aspiron liri, sovranitet dhe demokraci!
Nuk ka!
Partitë politike ja kanë borxh Kosovës dhe popullit Shqiptar këtë VENDNUMËRO të panevojshme!
Bëhuni burra për veten tuaj, për shtetin që ju duhet më shumë se kurrë, për gjakun e dëshmorëve dhe jetët e pagjetura!
Problemi është se me shtrirjen e kontrollit në Veri,
janë prerë edhe fije biznesi kontrabande që ndoshta kanë ushqyer edhe faktorë politikë Shqiptarë në Kosovë.
Sidoqoftë, Amerika është këmbëkryq në Kosovë dhe pas zgjidhjes demokratike, siç duket me zgjedhje të reja,
Perëndimorëve tu kërkohet haku për përfaqësimin REAL të Shqiptarëve, Serbëve dhe etnive të tjera në Kuvend!
Çdo të thotë kjo?
2.3% i Serbëve ti jepet haku aq sa i takon!
Pse nuk kanë Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut 10 vende në parlament të Beogradit?
Pse nuk kanë përfaqësim e punësim Shqiptarët autoktonë në Luginë të Preshevës në polici dhe në pushtetin lokal edhe pse kanë shumicë në të tre komunat?
Po në Sanxhak pse nuk ndihmohen për më shumë të drejta Identitetare Shqiptarët ?
Çfarë ka më mirë një Serb i Kosovës sesa një Shqiptar i Kosovës Lindore a Sanxhakut?
Përkrahje absolute ndërkombëtare për Serbin e Kosovës dhe një diskriminim edhe me mosveprim ndërkombëtar për të drejtat të Shqiptarit në Preshevë a kudo në Serbi!
Deri kur kështu?
Derisa të bëhet Bota Serbe e plotë, apo ndonjë skemë Abkazie apo Osetie, apo tip republika Srpska?!










Discussion about this post