Dardania Press
E shtunë, 10 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

Batajnica: 26 vite nga Masakra e Mejës, 23 vite nga heshtja mbi varrezën masive dhe 2 pyetjet që djegin ende

13 maji – një datë e ngulitur në kujtesën e errët të ish-Jugosllavisë, dikur shënohej edhe si dita e policisë jugosllave. 13 maji do të mbetet gjithashtu edhe si dita kur policia jugosllave mori goditjen publike, në stadiumin e Zagrebit (në ndeshjen e futbollit më 13 maj 1990, mes ‘Dinamos’ së Zagrebit dhe ‘Zvezdës’ së Beogradit. Pra, dita që paralajmëronte fillimin e fundit të Jugosllavisë. Një fund që mori kuptim të plotë me ngritjen e të shtypurve, me ringritjen e popullit tonë në përpjekjet e tij shekullore për liri.

10 Maj, 2025
in Vështrime
13 1
0
BEL02 - 20010709 - BATAJNICA, SERBI, JUGOSLLAVI: Gazetarët fotografojnë një varr masiv në Batajnicë pranë Beogradit të hënën, më 9 korrik 2001. Në fund të një shtegu të dheut të mbuluar me bimësi që gjarpëron përmes një baze të policisë speciale në periferi të Beogradit, një gropë e hapur shënon vendin ku agjentët e ish-regjimit të Slobodan Millosheviqit fshehën trupat e rreth 36 shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës dy vjet më parë. EPA PHOTO EPA/SASA STANKOVIC/AS-ms

BEL02 - 20010709 - BATAJNICA, SERBI, JUGOSLLAVI: Gazetarët fotografojnë një varr masiv në Batajnicë pranë Beogradit të hënën, më 9 korrik 2001. Në fund të një shtegu të dheut të mbuluar me bimësi që gjarpëron përmes një baze të policisë speciale në periferi të Beogradit, një gropë e hapur shënon vendin ku agjentët e ish-regjimit të Slobodan Millosheviqit fshehën trupat e rreth 36 shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës dy vjet më parë. EPA PHOTO EPA/SASA STANKOVIC/AS-ms

15
SHARES
193
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
13 maji – një datë e ngulitur në kujtesën e errët të ish-Jugosllavisë, dikur shënohej edhe si dita e policisë jugosllave. 13 maji do të mbetet gjithashtu edhe si dita kur policia jugosllave mori goditjen publike, në stadiumin e Zagrebit (në ndeshjen e futbollit më 13 maj 1990, mes ‘Dinamos’ së Zagrebit dhe ‘Zvezdës’ së Beogradit. Pra, dita që paralajmëronte fillimin e fundit të Jugosllavisë. Një fund që mori kuptim të plotë me ngritjen e të shtypurve, me ringritjen e popullit tonë në përpjekjet e tij shekullore për liri. Por, kjo nuk ishte goditja e parë. Nëntë vite më herët, më 13 maj 1981, në Prekazin legjendar, Tahir Meha me Babën Plak, Nebih Mehën, nga kulla e Emin Latit, i kishin dhënë një tjetër goditje forcave jugosllave – duke ngritur zërin e lirisë me pushkë.

13 maji- dikur dita e e njohur si dita e policisë jugosllave, sot kjo datë qëndron si kujtesë e dhunës shtetërore dhe si simbol i një prej krimeve më të mëdha të fshehura: varreza masive e Batajnicës.

Në një zonë ushtarake të njohur me të njëjtin emër, në periferi të Beogradit, u zbulua një nga plagët më të thella të luftës në Kosovë, varreza masive ku ishin groposur mbi 700 trupa, kufoma të shqiptarëve, viktima te luftës, në përpjekje të autoriteteve të Beogradit për të zhdukur gjurmët e krimeve.

  • Batajnica dhe dy dilemat që ende djegin: Djegia dhe rruga e kufomave

Batajnica, në veriperëndim të Beogradit, në zonën ushtarake “13 Maji”, ishte vendi ku u zbulua një nga varrezat masive më të mëdha. Pas raportimeve për kamionët-frigoriferë që kishin bartur kufomat gjatë luftës nga Kosova në Serbi, gërmimet vlerësohet, që filluan në muajin Qershor të vitit 2001. Sipas raporteve dhe të dhënave zyrtare, gërmimet në lokacionin në Batajnicë, më saktësisht në Batajnica 01, kishin filluar më 2 qershor 2001. Gjatë vitit 2001 ishtë trajtuar edhe loakcioni Batajnica 2. Ndërsa gjatë vitit 2002 ishin adresuar, në kuptim të gërmimit vlerësues Batajnica 03 – Batajnica 08, ndërsa një gërmim ishte kryer edhe në vitin 2014, si Batajnica 09.

Sipas raportetve të ekspertëve ndërkombëtar, bazuar në të dhënat e para pas procesit të zhvarrimit, nga lokacionet e gërmuara, janë zbuluar dhe zhvarrosur 744 viktima, përfshirë fëmijë, gra shtatzëna, të moshuar. Sigurisht, bëhet fjalë për të dhëna ose numrin minimal të individëve të zhvarrosur, meqë pas procesit të ri-ekzaminimit numri i viktimave të zhvarrosur është edhe më i madh.

Në rastin e kësaj varreze masive jo të gjitha pikat (mikrolokacionet) ishin konfirmuar si varreza masive, në këtë rast në BA04, BA06 dhe BA08, si dhe BA09, shënohen si negativ në kuptim të gjetjes dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore të viktimave të luftës. Dhe pikërisht, kjo është edhe një nga shumë dilemat që bart më vete lokacioni i varrezës masive dhe që ende nuk ka përgjigje.

Sipas Raportit të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur(ICMP) BA 06 nuk është varrezë. Ajo është një sipërfaqe rrethore me një hapësirë prej 6 x 6m në të cilën ka pasur djegje intenzive. Një numër i vogël i mbetjeve mortore të fragmentuara dhe të djegura janë gjetur së bashku me disa fragmente të vogla të rrobave të djegura, fragmente të drunjëve të djegur dhe të shkrumbuar, fragmente të vogla të gomave të djegura të makinave, dhe fragmente të metalit dhe qelqit. Të njëjtin konkluzion kishte edhe BA 08, që sipas Raportit nuk është varrezë. Ashtu si BA 06, kjo është një zonë në të cilën ka pasur djegje intenzive. Nga ky lokacion janë gjetur gjithsej pesë pjesë të kufomave, të gjitha me shenja të djegjeve. Dëshmi të djegies kishte edhe në BA05, BA03, ashtu si edhe në BA 02 dhe BA01.

Përderisa një përqindje e madhe e mbetjeve të padëmtuara mortore janë gjetur të mbuluara me mbulesa plastike dhe në arkivole të zeza. Shumica e kufomave kishin të veshur rroba, dhe asnjëra nga to nuk kishte veshmbathje ushtarake. Përderisa në BA 05 disa kufoma kishin kartela të vogla plastike me numra të cilët ishin të ngjitura në jakët e rrobave të tyre.

Viktimat e Batajnicës ishin nga disa nga masakrat më të rënda të kryera nga policia serbe dhe ish-Ushtria Jugosllave gjatë luftës në Kosovë. Përfshirë Masakrën e Mejës (27 Prill 1999), por edhe masakrat si në Suharekë (masakra në familjen Berisha, më 26 mars 1999), Vushtrri (masakra më 22 maj 1999), Nakaradë (masakra në familjen Mirena më 21 prill 1999), Masakra në qytetin e Pejës (më 27 mars 1999), masakra në qytetin e Gjakovës (më 7 dhe 11 maj 1999), Masakra në Lybeniq (më 1 prill 1999), Masakra e Sllovisë (15 prill 1999), Masakra në Landovicë (më 26 mars 1999), si dhe viktima nga lokacione e masakra tjera të kryera gjatë luftës nga forcat serbe.

Sot, në përvjetorin e Masakrës së Mejës, kujtojmë jo vetëm atë mizori, jo vetëm masakrën dhe vrasjen e 376 viktimave, por edhe krimin e dytë: fshehjen e trupave në Batajnicë.

Më shumë se 300 viktima të masakrës së Mejës, më saktësisht sipas të dhënave të para 303 viktima, ishin gjetur dhe zhvarrosur pikërisht nga varreza masive në Batajnicë.

Meja mbetet një nga plagët më të dhimbshme të popullit tone, dhe varri i fshehur në Batajnicë është dëshmi e përjetshme e dhunës shtetërore serbe.

Por edhe sot, dy dilema të mëdha vazhdojnë të sfidojnë procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur dhe të rëndojnë shpirtin e familjeve:

1. Pasojat e djegies:

Në lokacionet BA06 dhe BA08, nuk u zbuluan varreza masive të mirëfillta, por zona me djegie intenzive. Ishte konfirmuar se aty u gjetën fragmente të trupave të djegura, goma, metale, rroba të djegura. A ishte kjo edhe një tentative që krahas zhdukjes të trupave, të asgjësohen dhe zhduken edhe gjurmët e krimit, apo një përpjekje për të shmangur fotografimin ajror? Opsioni i dytë tanimë mbetet e paqëndrueshme, në veçanti pas pranimit të pamjeve satelitore përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Gjurmë djegieje u gjetën edhe në BA03, BA02, dhe BA05. Dhe pashmangshëm që kjo sfidon zbardhjen e plotë të fatit të personave të zhdukur. Dhe mbetet pa përgjigje ndikimi i ‘këtyre gjurmëve të djegieve’ në raport me procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

2. ‘Rruga’ gjatë bartjes së kufomave:

Ende nuk dihet rruga gjatë bartjes së kufomave nga vendi i vrasjes deri në Batajnicë. Ku janë ndalesat? Varret masive në Kosovë? Në burgje? Në morgje? Nga vinin qeset plastike, mbulesat, apo kartelat me numra të ngjitura në trupat në Batajnicë?

Kjo zhvendosje e dhunshme mbetet një nga misteret më të mëdha që kërkojnë ndriçim.

  • Përgjegjësia shtetërore dhe heshtja që vazhdoi

Fshehja e trupave në varreza masive, si ajo në Batajnicë, ishte pjesë e një strategjie të organizuar shtetërore. Nën urdhrat e Komandës së Përbashkët nga niveli më i lartë institucional në Beograd, zbatohej një politikë kriminale që mund të përmblidhej me parullën monstruoze:
“Pa trup, nuk ka krim” (No body, no crime).

Kjo parullë shpjegon gjithë mekanizmin e zhdukjes: të vriteshin, të largoheshin trupat, të mos mbetej gjurmë. Dhe kështu, dhimbja e familjeve të bëhej e përhershme – pa varr, pa mundësi përkujtimi, pa drejtësi.

Pas rrëzimit të Millosheviçit, personeli i përfshirë në fshehjen e trupave theu heshtjen, nga frika e ndjekjes nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë (GJPNJ).

Millosheviçi ishte paditur për krime në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, përfshirë edhe operacionet e fshehjes së krimeve. Ai vdiq më 11 mars 2006, para se të përfundonte gjyqi.

GJPNJ shpalli fajtorë, nga Ushtria Jugosllave (Nebojsa Pavkoviç, Dragoljub Ojdaniç, Sreten Lukiç), nga Ministria e Brendshme e Serbisë (Vlastimir Djordjeviç, Sreten Lukiç) e deri te Zëvendëskryeministri (Nikola Sainoviç).

Ata u dënuan edhe për transportimin dhe fshehjen e trupave si pjesë e një politike shtetërore.

  • Rastësi të rënda që do të duhej të tronditin edhe Evropën

Varreza masive në Batajnicë, por edhe varrezat masive si në PetrovoSello (një zonë tjetër ushtarake/policore) dhe ajo në afërsi të Liqenit Peruqac, ishin iniciuar gjatë qeverisë së Zoran Gjingjiq. Qeveria Gjingjiq në Serbi, përmes Grupit Punues të themeluar në kuadër të Ministrisë së Brendshme, kishte konfirmuar ekzistimin deri të 11 varreve masive në territorin e Serbisë.

Mirëpo, Zoran Gjingjiq u vra më 13 mars 2003, në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Serbisë. Thuhej që ditën kur u vra Zoran Gjingjiq, ai kishte të planifikuar një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ana Lind, e cila ndodhej në Beograd në kohën e atentatit.

Për një ‘rastësi’ të rëndë,  Ana Lind u vra më 10 shtator 2003 në një qendër tregtare në Stokholm nga një shtetas suedez me origjinë serbe.

Të njëjtin fat me ish-Kryeministrin kishte edhe gazetari Dragoljub Vitomiroviq, i cili pësoi në një aksident me makinë (maj 2001), pak ditë pasi publikoi artikullin “Trupat në Kamion Frigorifer – Sekret Shtetëror”.

Këto vrasje mbesin si simbole të një epoke të trazuar, ku e vërteta për drejtësinë rrezikohej në çdo hap. E vërteta që refuzohet e mohohet edhe tani.

  • Refuzimi i rikthimit, mohimi i kujtimit dhe forca e familjeve

Rikthimi në lokacionin e varrit masiv në Batajnicë, mbetet një nga kërkesat e vazhdueshme viteve të fundit. Në veçanti, në adresimin e dilemave të lartcekura, por edhe bazuar në disa nga analizat, në kuptim të shqyrtimit në mënyrë të hollësishme të të dhënave dhe listës së personave të zhdukur. Meqë, aktualisht janë edhe më shumë se 50 viktima të luftës, të vrarë, të rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm pikërisht në datat apo masakrat, viktimat e të cilave u gjetën në Batajnicë.

Nuk ka ende datë, për rikthimin në Batajnicë, përkundër kërkesave të vazhdueshme.

Në Batajnicë, përkundër kërkesave dhe iniciativave të shqoërisë civile të mbështetura edhe nga familjet e viktimave, ende nuk ka asnjë pllakë përkujtimore.

Refuzimi për të ndriçuar të vërtetën, refuzimi për të njohur të vërtetën, refuzimi për të nderuar viktimat, është po ashtu krim, dhe është edhe dhunë tjetër mbi kujtesën.

Por, pavarësisht kësaj, edhe në këtë përvjetor, në 27 Prillin e Mejës dhe tërë Kosovës, familjet e viktimave kanë qëndruar me dinjitet dhe forcë.

Çdo ditë, çdo vit, do t’i rikujtojnë botës se krimi nuk mbulohet me harresë dhe se dhimbja nuk shuhet me mohime.

Ne nuk do të ndalemi në kërkimin për të vërtetën dhe drejtësinë.

Dhe është amanet i brezave për të lartësuar lirinë dhe për të nderuar jetët që u flijuan.

Dukagjini

Diskutim rreth këtij postimi

  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In