Dardania Press
E premte, 9 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

Ali Ibër Nezaj, gurrë frymëzimi edhe për kohën e sotme

Shkruan: Mehmet PRISHTINA

15 Nëntor, 2020
in Vështrime
20 1
0
Ali Ibër Nezaj, gurrë frymëzimi edhe për kohën e sotme
23
SHARES
286
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ali Ibër Nezajt është modeli më tipik i kombinimit të pushkës dhe kullës në funksion të çështjes kombëtare shqiptare. Madje jo rastësisht Kulla e Ali Ibër Nezajt, në Shipshan të Malësisë së Gjakovës,  nga historiografia është cilësuar si  “Selia e fundit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, edhe për faktin se në të kanë qenë mysafirë nderi e figura të shquara të shqiptarizmës  si Sylejman Vokshi  , Ymer Prizreni, Hasan Prishtina, Jakup Ferri e të tjerë.

Emri i Ali Ibër Nezajt është një nocion i pashkëputur, si mishi me thoin,  nga veprimtaria e tij politike, diplomatike e luftarake në kuadër të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kësaj të fundit ai i dha jehonë me krismat liridashëse, duke mobilizuar aradha të pafundme vullnetarësh nga Malësia e Madhe në frontin e luftës çlirimtare, përfshi edhe betejat e lavdishme  në Shtimje e Slivovë, më 21-22 prill 1881, por edhe në luftimet për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Moraçës. Një viti më parë, konkretisht në janar 1880 Ali Ibër Nezajt merr pjesë në betejën epike kundër 12 mijë forcave të Mark Milanit.

Ali Ibër Nezaj gjithë talentin dhe shkathtësinë luftarake e sublimoi në menaxhimin e resurseve ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke qenë  ZëvendësKomandant i Forcave të Armatosura në Qeverinë e Përkohshme të kësaj Lidhjeje. Por gjithë kjo përvojë nuk erdhi rastësisht, pasi që ai ishte pjesëmarrës i shumë betejave dhe aksioneve, ku u shqua me trimëri dhe zgjuarsi, ashtu siç u tregua edhe në “Aksionin e Gjakovës”, ku Ali Ibër Nezaj ishte një ndër organizatorët kryesorë në likuidimin e  Mehmet Ali Pashë Maxharrit dhe ndihmësit të tij Abdulla Pashë Drenit. Ky aksion i suksesshëm ngadalësoi  aneksimin e krahinës së Plavë-Gucisë nga ana e  Malit e Zi, që ishte në frymën e vendimeve të Kongresit  të Berlinit. Prandaj, sot kur kujtojmë figurën e Ali Ibër Nezajt, pashmangshëm mendja na shkon edhe tek kontributi i tij madhor në mbrojtjen e krahinave shqiptare në Mal të Zi.

Një prej veçantive të pakrahasueshme të popullit shqiptar ndër shekuj, ka qenë edhe toleranca fetare, e cila e ka ruajtur unitetin kombëtar pavarësisht besimeve e orientimeve fetare. Por toleranca fetare nuk do të arrihej pa  rolin largpamës të prijësve shqiptar, siç ishte edhe Ali Ibër Nezajt, i cili parandaloi një skenar me përmasa tragjike në mes të popullatës myslimane dhe asaj katolike të Gjakovës, që ishte organizuar nga armiqtë e çështjes sonë kombëtare , pa përjashtuar edhe  kishën serbe të Deçanit. Mirëpo ky skenar nuk u realizua fal ndërhyrjes së Ali Ibër Nezajt, kurse mbi këtë ngjarje kishte raportuar edhe konsullit anglez në Prizren:

“Vitin e kaluar pas vrasjes së Mehmet Aliut, u diskutua seriozisht për shkatërrimin e kishës katolike të Gjakovës dhe një masakër të përgjithshme ndaj të gjithë të krishterëve të qytetit. Dhe ishte ndërhyrja e Ali Ibrës që e ndaloi këtë fatkeqësi.Ali Ibra i cili është kryetar i fisit më të fuqishëm të të gjitha fiseve malore të kësaj krahine, ka treguar gjithmonë një prirje dashamirësie ndaj popullsisë së krishterë dhe për më tepër ai më premtoi se mbrojtja e tij do të vazhdojë dhe se ai do ta quajë si detyrën e tij të ndërhyrjes për çdo rast persekutimi kundër të krishterëve”, shkruante konsulli anglez.

Modeli unik i figurës emblematike kombëtare të Ali Ibër Nezajt, nuk do të mund të arrihej poqese ai nuk do të posedonte disa virtyte të veçanta, aq shumë të nevojshme edhe për kohën që po e jetojmë sot. Ai refuzoi kategorikisht tituj e grada, sidomos nga të huajt, qofshin ata turqë apo sllavë. Ky virtyt i Ali Ibër Nezajt ishte përfshi madje edhe në raportet e konsujve të huaj, të cilët i informonin qeveritë e tyre për shkëlqimin e karakterit të një patrioti, që ishte edhe çelës i pathyeshmërisë së tij kundrejt furtunave që sillte koha.

Konsideroj se pikërisht figura e Ali Ibër Nezajt , duhet të shndërrohet në shkollë të edukimit tonë kombëtare, prandaj shfrytëzoj rastin që në emër të familjeve tona të mëdha Hasan Prishtina, Ismail Qemajli, Isa Boletini, Azem Bejta,Sylejman Vokshi,Dacajt e Rozhajes, Bajram Curri, Elez Isufi, Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Tahir Meha, Jasharajt e Prekazit dhe  gjithë ata që sakrifikuan  jetën për të shtrenjtën liri, të punojmë në arritjen e një uniteti më të madh kombëtar, duke zëvendësuar interesat personale me ato madhore kombëtare dhe duke u dhënë përparësi ideve e çështjeve që prodhojnë më tepër energji veprimi për kauzën tonë të madhe, e që është bashkimi brenda një hapësire pa bajraqe krahinor, ideologjik e politik. Kombi ynë është një granit që vazhdimisht ka nevojë për t’u gdhendur nga  dora e kujdesit dhe përkushtimit atdhetar. Jemi me fat si komb që pjesë e atij graniti ishte edhe patrioti  Ali Ibër Nezaj, ndërkohë që neve na mbetet të gdhendim ardhmërinë e brezave me veprat e pavdekshme që na e la ai amanet.
Lavdi figurës dhe veprës së Ali Ibër Nezajt!

 

Tags: Bajram CurriLidhja e PrizrenitTropoja

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

8 Maj, 2025
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

8 Maj, 2025
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

7 Maj, 2025
Akademi Përkujtimore në nderim të heroit kombëtar Sali Çekaj

Akademi Përkujtimore në nderim të heroit kombëtar Sali Çekaj

29 Prill, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In