Dardania Press
E diel, 5 Prill, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

ALEANCA LDK-PAN AMNISTOI KRIMIN DHE LËNDOI MIQTË E RUGOVËS

IDRIZ ZEQIRAJ: Kryetari i partisë uzurpoi kompetenca tej mbretërore. Ai shantazhonte të gjitha strukturat e partisë. Tandemi Hashimi-Isa kishin planifikuar ta kopjonin tandemin rus Putin-Medvedev, në ndërrimin e posteve president-kryeministër dhe anasjellats!

5 Prill, 2026
in Vështrime
14 0
0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?
17
SHARES
207
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
     Drejtori i Shërbimit Informativ të Francës, Pierre Siramy, me dashje apo padashje, denoncoi në “TV Canal+” francez, se Hashim Thaçi ishte agjentë i yni, agjent i Francës dhe i Serbisë – njëherësh. Ishin bashkëpunëtorët e tyre, brenda LPK së djeshme, PAN-it të sotëm, në mes tyre edhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzuan për sabotimin e Luftës të Kosovës, rrjedhimisht, për tradhti, katërshen  katërshen e parë: Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Kadri Veselin.
     Disa nga “komandantët”, e thojzojmë emërtesën, sepse, realisht, kurrë nuk kanë qenë të tillë, por, vetëm kanë përfituar, në vend që të luftonin armikun, ata hartonin lista morbide vrastare, përgjakën shqiptarët, duke i konsideruar si armiq politikë. Kjo mjaftoi për armiken Serbi, të krijojë dosje për krime faktike të disa “komandantëve”, të cilat Serbia i përdori suksesshëm, për t`i shantazhuar, duke kërkuar shërbime dhe lëshime, të cilat Kosova vazhdon t`i vuajë edhe sot pas një çerek-shekulli.
    Kuadrot që kanë sakrifikuar shumë për LDK-në, janë shqetësuar dhe kanë paralajmëruar Lidershipin, fillimisht, intimisht, për aleancën me shoqërinë satanike, përkatësisht, me eksponentët e PAN-it, që kanë përgjakur LDK-në. Ndonëse nuk kanë hasur në mirëkuptim, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet partinë, kanë denoncuar edhe publikisht “miqësinë” e rreme, duke kërkuar distancimin. Megjithatë, klanit uzurpator kurrë nuk i dëgjoi zërat shqetësues të veprimtarëve veteranë dhe të rinj të LDK-së. Aq më pak u kushtoi vëmendje vërejtjeve të miqve të sinqertë të Presidentit Rugova, të cilët kanë qenë dhe mbetën gjithmonë roje besnike të partisë-Lëvizje, LDK-së!
     Gazeta kombëtare “Bota Sot”, pa referimin tek shkrimet në faqet e saja, në vite e dekada, historia e kohës të sotme e Kosovës, do të ishte e mangët. Botuesi saj, Xhevdet Mazrekaj, me vëllezër, ka rrezikuar shumë, pikërisht, në mbrojtjen e LDK-së, pasqyrimin me besnikëri të përndjekjes, deri në vrasjen të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, veprimtarëve të LDK-së, gazetarëve të kësaj gazete, por edhe brenda llojit, veprimtarët e hershëm të LPK-së, me qëllim të shmangies të konkurrencës për pushtet në të ardhmen. Krimi mori përmasa tmerruese. Nën sundimin e Qeverisë të Përkohshme, në Kosovë, një jetë njeriu kushtonte vetëm një plumb o33 fenik të Markes gjermane!
     Selia e “Bota Sot”, në Zyrih të Zvicrës, kishte 12 redaktorë dhe gazetarë brenda, përfshirë edhe çiftin Skënder dhe Elida Buçpapaj. Lidershipi i LPK-së e gjeti Jeton LLeshin, nga një fshat i Dibrës të Maqedonisë, me librezë të njërës nga partitë e PAN-it, dërgoi “dhuratë” në pako një bombë ruse, e cila po të hapej nga anën e kundërt, do ta hidhte në erë selinë me stafin e gazetës. Megjithatë, zoti Mazrekaj, një mik i mirë dhe besnik i Presidentit Rugova, as pas këtij akti makabër, nuk e ndërpreu botimin e gazetës, qoftë edhe si portal.
      Vitin e shkuar, gazetari dhe intelektuali i kompletuar, Xhevdet Mazrekaj, bëri disa shkrime te serta, duke alarmuar se kah po shkon LDK-ja?! Eksponentë klanistë brenda LDK-së, miq për kokë të PDK-së, u nxituan ta akuzojnë botuesin Mazrekaj se “tradhtoi” LDK-në dhe iu bashkua LVV! Vërtet, ishte një zemër-plasje e Mazrekaj, për katandisjen e LDK-së, të cilës ia ka bërë fushatën zgjedhore përtej tri dekadash radhazi. Gjenerali Napoleon vlerësonte shumë mirënjohjen, madje thoshte se “më shumë i urrej mosmirënjohësit, se sa tradhtarët”.
     LDK-ja i ka borxh ndihmën materiale “Bota Sot”, për ta mundësuar edhe hapjen e një televizioni, si dritare të vetme, për mbështetjen e të djathtës të Kosovës. Aq më parë, kur janë dhjetëra agjenci televizive, që financohen nga e majta vendore dhe ajo e Tiranës zyrtare, për luftimin e të djathtës gjithë shqiptare.
Tags: IDRIZ ZEQIRAJ

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

ALEANCA LDK-PAN AMNISTOI KRIMIN DHE LËNDOI MIQTË E RUGOVËS

5 Prill, 2026
Prezantimi i trashëgimisë Shqiptare në veprimtaritë sportive të SHBA-së është traditë

Prezantimi i trashëgimisë Shqiptare në veprimtaritë sportive të SHBA-së është traditë

4 Prill, 2026
Reforma sociale në Kosovë: 4 mijë familje përfitojnë për herë të parë asistencë

Reforma sociale në Kosovë: 4 mijë familje përfitojnë për herë të parë asistencë

2 Prill, 2026
Njohja e të drejtës së minoritetit serb për asociacion një etnik, parimisht nuk është i drejtë!

 E drejta e qytetarëve për vetëmbrojtje ligjore ndaj kërcënimeve psikologjike, rreziqeve natyrore dhe situatave emergjente

1 Prill, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In