Dardania Press
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Akademiku boshnjak Muhiq në Rozhajë foli për Njegoshin, por nuk i përmend shqiptarët! (YouTube)

Para disa muajve në Rozhajë është themeluar Instituti i Sanxhakut për histori demografi dhe antropologji. Nëse është ashtu, dhe duhet të jetë ashtu, pra i Sanxhakut, atëherë ky institut është i të gjithë atyre që jetojnë në Sanxhak, pra edhe i shqiptarëve.

17 Prill, 2023
in Vështrime
38 0
0
Akademiku boshnjak Muhiq në Rozhajë foli për Njegoshin, por nuk i përmend shqiptarët! (YouTube)
44
SHARES
544
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Akademiku Muhiq, në Rozhajë para qytetarëve ka promovuar librin “Ontologjia e Islamit”, pa e “ba hesap” që në Rozhajë kanë jetuar dhe ende jetojnë shqiptarët, të cilët, kur është lindur Akademiku, ata kanë qenë shumicë në Rozhajë. Nuk po dua të besoj se Akademiku Muhiq këtë nuk e din.

Ai theksoi të pranishmëve, me plot autoritet, ashtu edhe siç është autoritativ “se ky institut duhet të shkruaj historinë e re, pra të fshijë historinë e gënjeshtrës dhe të shkruajë historinë e së vërtetës dhe se duhet të fshijë falsifikimet e plota për demografinë dhe të tregoj çfarë janë. Patjetër  instituti të shkruaj antropologjinë e re, antropologjinë shoqërore të boshnjakëve”.

Akademiku Muhiq theksoi se: “Para se gjithash duke llogaritur se  do të ketë rezistencë shumë të fortë për të ndërmarr këtë veprim. Nuk mund të shkojë lehtë, duke përmendur një shembull të një padrejtësie të thellë që është shumë e ndjeshme, sidomos kur flitet nga aspekti i së vërtetës. Konkretisht të themi fotografia e boshnjakëve në territorin e Malit të Zi nga këndvështrimi i Njegoshit. Kjo është një temë shumë neuralgjike. Unë e kam mësuar Njegoshin në shkollë. Fajësimin e boshnjakëve,” hetimin e poturve” ( istraga poturica) [….]  Njegoshi nuk vepron si poet i madh, ai vepron si ideolog i urrejtjes, atë ashtu e kanë pranuar. Ai është një frymëzues, poezia e tij, ai është një frymëzues real i asaj që na ndodhi në vitin 1943 dhe 1995 dhe çfarë po ndodh në Plevla, që ndodhi dy-tre vjet më parë, si ai mbishkrimi ‘vdekje turqve’ dhe kështu me radhë. Kaq, ky është fakti, nëse ka 60 mijë referenca për produksionin poetik të Njegoshit, nuk ka rëndësi. Është e rëndësishme që ai të pranohet dhe të jetë më aktiv në atë prizëm, përmes asaj pjese të prodhimit të tij poetik, që të jetë alibi për ata që përjetësojnë të njëjtin armiqësi ndaj boshnjakëve dhe ndaj  islamit”, tha Muhiq pa e mëndu fare se është duke folur para një mase që, nëse nuk janë shqiptarë, 98% janë bijë e nipa të shqiptarëve.

 

Akademiku Muhiq tutje tha: Do ti përmedi dy tre detaje. “Thuhet se e ka shkruar veprën ”Hetimin e poturve” (istraga poturica), por kurrë  nuk ka ndërmarr asgjë. Nuk është e vërtetë, ka bërë aq sa ka mundur. Unë do ua përmendi tre raste. Të tre rastet janë të njohura pak a shumë. Rasti i parë është me 48 parinë bejlerësh boshnjakë të cilët i ftoi në një bisedë për t’u pajtuar,  të vijnë në Cetinje, me të gjitha garancitë se do të arrijnë paqen.  Paria prej 48 sish, bejlerë,  iu përgjigjën thirrjes, megjithëse dyshonin nëse mund t’i besonin.

I besuan dhe shkuat te ai.

Ekziston një dokument, që i takoi Mato Glushac, një fallqor i famshëm dhe iu tha: E dini ku po shkoni. Ata kërkuan nga ai të iu tregoj se a do ta shohin  Njegoshin? Ai u tha atyre: Njegoshin do ta shihni gjysmë ore, ai do t’ju shikojë juve dy muaj dhe ju nuk do ta shihni. Në mesin e këtyre bejlerëve ishte një që pa një ëndërr të tmerrshme atë natë dhe e interpretoi atë që do të thoshte se Njegoshi do t’i vriste dhe se ishte më mirë të mos shkojmë. Të tjerët thanë se kishin dhënë fjalën dhe se duhej të shkonin, por njeriu që kishte pa ëndrrën qëndroi. Kur arritën atje, ashtu ndodhi. Pas gjysmë ore të gjithëve ua preu kokat dhe i vuri në hunj, në muret e Cetinjes. Ai mund t’i shihte ndërsa ata nuk mund ta shihnin atë”, theksoi Muhiq.

Edhe ky rast për  akademikun Muhiq, ishin të gjithë boshnjak, asnjë shqiptar.

/darsaniapress/

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Çështja kombëtare në Kosovë sipas një dokumenti të panjohur të Partisë Komuniste të Jugosllavisë

Çështja kombëtare në Kosovë sipas një dokumenti të panjohur të Partisë Komuniste të Jugosllavisë

17 Shtator, 2025
LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

15 Shtator, 2025
Analizë akademike nga Sarajeva: Qendra e rëndesës së Kosovës dhe pse çdo lojë destabilizuese e Beogradit është e destinuar të dështojë

Analizë akademike nga Sarajeva: Qendra e rëndesës së Kosovës dhe pse çdo lojë destabilizuese e Beogradit është e destinuar të dështojë

15 Shtator, 2025
Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

Si do ta mirëpriste Amerika një “Lidhje të Re të Prizrenit” me dimensione panshqiptare? 

11 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In