AFEDS: Në qytetet shqiptare të Serbisë, po ndodh pasivizimi i adresave, me theks të veçantë në Medvegjë. Atje, qytetarëve po iu hiqet e drejta për të jetuar ligjërisht në vendet e tyre. Cili – sipas jush – do të duhej të ishte veprimi i menjëhershëm i dy shteteve shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë për zgjidhjen e kësaj situate?
Azizi: Pasivizimi i adresave nuk është diçka e re, vetëm se është aktualizua viteve të fundit. Në fakt ky proces ka ekzistuar gjithherë nga Kongresi i Berlinit e këtej. Është program serb që ka vazhduar dhe do të vazhdoj. Pasoja kanë qenë të mëdha dhe do të vazhdojnë të jenë. Në shumicën e vendbanimeve të Sanxhakut të Nishit, në regjistrimin e popullsisë në vitin 1948 ka pas banorë shqiptarë, e që me kalimin e kohës numri i tyre ka rënë vazhdimisht. Ku janë ata sot, a është folur për ta ndonjëherë. A janë shpërngulur, apo janë tjetërsuar, këtë nuk e kem të ditur as sot e kësaj dite.
Problemet që i shkakton pasivizimi i adresave është shumë i madh. Në momentin që ta pasivizojnë atë adresë, qytetari më nuk ka të drejtë të aplikoj për dokumente. Do të thotë, derisa ka afat në dokumente, mund t’i shfrytëzoj ato, siç është pasaporta, letërnjoftimi, patentë shoferi, libreza shëndetësore.
Me të madhe viteve të fundit është rritur dukuria e pasivizimit të adresave të shqiptarëve.
Pasivizimi i adresave, me qëllim të ndryshimit të strukturën etnike të këtyre komunave.
Këto vendime janë anti-kushtetuese dhe anti-civilizuese. Ky proces është sa selektiv po aq edhe masovik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës sidomos në Komunën e Medvegjës.
Thuhet se sipas të dhënave zyrtare, në vendbanimet shqiptare në Komunën e Medvegjës, në tri vjetët e fundit janë pasivizuar mbi 3.000 adresa që janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e Bujanoc.
AFEDS: A keni dëgjuar për raportin e fundit të Komisionit te Helsinkit ne Serbi, per gjendjen e shqiptareve ne Serbi?
Azizi: Po, ne e përcjellim punën e Komitetit Helsinkit në Serbi. Në një raport të tyre ngre shqetësimin se Serbia me politikat e saj të pasivizimit të adresave, po çon drejt asaj që mund të quhet një spastrimi etnik i komunitetit shqiptar atje.
Komuniteti shqiptar në Serbinë Jugore është një nga tre komunitetet e pakicave (dy të tjerët janë boshnjakë dhe hungarezë) dhe është territorialisht kompakt dhe i vendosur përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Të tre komunitetet, por veçanërisht ato boshnjake dhe shqiptare, u janë nënshtruar masave të ndryshme administrative (diskriminimi strukturor) që synojnë uljen e numrit të tyre, si dhe ‘mbytjen’ e kërkesave për autonomi territoriale.
E megjithatë kur bëhet fjalë për komunitetin shqiptar, pozicioni dhe statusi i tij aktual është i lidhur ngushtë me statusin e Kosovës dhe komunitetit serb në Kosovën e Veriut.
Serbia ende po përpiqet të realizojë idenë e një shteti etno-kombëtar dhe të bashkojë të gjithë serbët përmes një margjinalizimi sistematik të të gjitha pakicave, thuhet në përmbledhjen e raportit.
Kuadri ligjor, Kushtetuta, Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare, Ligji Kundër Diskriminimit, si dhe strategji të shumta dhe plane veprimi që garantojnë barazi dhe integrim të të gjithë qytetarëve të Serbisë, nuk zbatohen sa duhet në praktikë .
Pavarësisht nga prania e ambasadave të shumta, OSBE-së dhe organizatave të tjera në Serbinë e Jugut, komuniteti shqiptar po jeton në harresë dhe në pritje që statusi i tyre të zgjidhet përfundimisht si pjesë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
Në mënyrë që të zvogëlohet sa më shumë numri i shqiptarëve që jetojnë në jug, Serbia po zhvillon procesin e të ashtuquajturës “Pasivizimi i vendbanimit të shqiptarëve ” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore ose në Kosovë, vëren raporti.
Ky “pasivizim” synon gjithashtu qytetarët që janë banorë të përhershëm në adresat e tyre.
Kjo masë në thelb, nënvizohet në raportin e komitetit të Helsinkit është një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative.
Në raport citohet se: “Pasivizimi” (masiv dhe selektiv i vendbanimit) bën që individët të humbin statusin e tyre si shtetas i Serbisë dhe, në përputhje me rrethanat, të gjitha të drejtat civile – të drejtat për të votuar, pronën, sigurimin shëndetësor, pensionin, punësimin, etj. Meqenëse qytetarët nuk janë të informuar për “pasivizimin”, ata zakonisht humbin të drejtën e tyre për t’u ankuar, afati për të cilin është tetë ditë.
Nuk ka ndonjë tension të vërtetë etnik ose fetar midis serbëve dhe shqiptarëve lokalë. Serbët dhe shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë e tregojnë këtë.
Shqiptarët kanë treguar një dëshirë për integrim, por Beogradi nuk ka demonstruar vullnetin politik për ta bërë këtë.
Komiteti i Helsinkit ka folur me njerëz nga Serbia Jugore që besojnë se këto tensione po gjenerohen nga qeveria qendrore (Beograd) dhe shprehen se ndjehen të pafuqishëm sepse ministritë mund të bëjnë çfarë të duan, të emërojnë dhe të zëvendësojë zyrtarët si të duan.
Komuniteti shqiptar në Serbinë Jugore është plotësisht i izoluar dhe as qeveria dhe as opozita nuk kanë treguar interes për problemet me të cilat përballet.
Krerët e partive të opozitës janë të interesuar vetëm për koalicionet elektorale dhe mbështetjen e votuesve shqiptarë.
Komiteti i Helsinkit i ka kërkuar asaj, si një vend që pretendon të jetë pjesë e Evropës demokratike të ndalohet menjëherë ky proces për të rivendosur të drejtat civile të shqiptarëve.
AFEDS: A ju bën përshtypje se ndërsa shoqëria civile serbe shqetësohet për gjendjen tonë, as Kosova dhe as Shqipëria nuk e ndërkombëtarizojnë këtë raport?
Azizi: Për fat të keq tonin, shoqëria civile në Kosovë e posaçërisht në Shqipëri, nuk po ka kapacitet të duhura, dhe nuk përkrahet nga institucionet shtetërore. Në vend që të përkrahet ajo në shumë edhe pengohet. Shoqëria civile mund të bëjë shumë. Në natyrës e saj është që shumë çështje që nuk mund t’i trajtoj në institucionet, mundet shoqëria civile. Pesha e shoqërisë civile mund të ketë ndikim shumë më të madh.
AFEDS: Apo nuk e përdorin në marrëdhëniet dypalëshe, si dokument për tu diskutuar në Dialogun e Brukselit, etj ? Cili kishte me qenë komenti juaj?
Azizi: Deri më tani asnjëra as tjetër qeveri nuk kanë shprehë gatishmëri e aftësi të merren si duhet. Kam bindjen se hezitojnë. Për fat të keq ende ekziston ndjenja e nënvlerësimit të vetvetes. Si duket nuk kem arritë në nivelin që të ndihemi të barabartë.
PO, Komiteti i Helsinkit për Serbi është shumë aktiv, ndërsa Kosova dhe Shqipëria thua se po shtyhen , kush mos ta bëjë. Si do që të jetë Shqipëria duhet me iu pri proceseve të tilla. Nuk mund të presim shumë nga Kosova, duke marr parasysh s e qeveria aktuale është në fillim të konsolidimit të saj.
Në çdo dialog duhet në tavolinë të shtrohet dhe të potencohet e kaluara tragjike e jona. Kurr nuk duhet të pushojmë së përmendurit spastrimet etnike që janë bërë në dëm të shqiptarëve. Dihet shumë mirë, sa ka vështirësi Serbia t}i populloj edhe sot e kësaj dite trojet shqiptare që i ka okupuar. Populli serb e din shumë mirë të kuaj ato toka kanë qenë. Dhe nuk duhet harruar se në mendjen e tyre është shumë e ngulitur se një ditë “Arbansi” do të kthehen në tokat e veta. Kudo që kam qëndruar nëpër ato vise, e kam vërejt te popullata serbe.
AFEDS: Si përfaqësues i shoqatës për Sanxhakun, s’mund të na thoni për këtë vend, respektivisht për shqiptarët që jetojnë në Sanxhak?
Azizi: Mirë është që po flitet për shqiptarët në Sanxhak. Vet fakti që ju po pyetni për shqiptarët e Sanxhakut, unë po ndihem mirë, sepse deri së voni nuk ka qenë temë për të cilën janë interesuar institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë. Bile, bile ne kemi has në keqkuptime kur kem ngrit çështjen e shqiptarëve të Sanxhakut. Problemin më të madhe e kemi pas me shqiptarët e Kosovës, edhe më shumë me ata të Shqipërisë për t’i bindur se Sanxahku është i banuar me shqiptarë, se sa shumë banorë të Sanxhakut ndihen shqiptarë. Tashmë kemi arrit të heqim këto dilema a ka apo nuk ka shqiptarë në Sanxhak. Ata janë aty, si do që deklarohen shqiptarë, boshnjak apo Mysliman, janë të gjakut tonë.
Sanxhaku i Pazarit të Ri përfshin një sipërfaqe prej 8687 km², ku jetojnë mbi 400 000 banorë. Nga kjo sipërfaqe 4504 km² i përkasin Serbisë, ndërsa 4183 km² Mali i Zi. Mbi 60% e banorëve të dy pjesëve të Sanxhakut janë boshnjak e shqiptar.
Në pikëpamje gjeografike, Sanxhaku kryesisht është hapësirë malore, rrafshnalta me shtrirje të gjerë të pasur me pyje e kullosa, si dhe malet të cilat kanë shtrirje veri-perëndim, jug-lindje. Gjithë këtë trevë e karakterizojnë thellimet a grykat e lumenjve me kanjone, gjë që e pasurojnë dhe e bëjnë mjaft atraktiv Sanxhakun.
Sanxhaku është një rajon kompleks dhe shumë i rëndësishëm nga pikëpamja historike, gjeografike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe pikëpamja ushtarake. Është një territor që ndodhet në mes Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Mali të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Pozita gjeografike paraqet faktorin, i cili, në teorinë e gjeografisë, paraqet një rëndësi të madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike.
Sanxhaku ndodhet në pjesën qendrore të Gadishullit Ilirik i ndarë politikisht në mes të dy shteteve të pavarura – Serbisë dhe Mali të Zi. Sanxhaku përndryshe paraqet një lidhje natyrore dhe të pashkëputshme territoriale dhe historike etnike me Kosovën dhe Shqipërinë. Nga pikëpamja e pozitës fiziko-gjeografike, Sanxhaku në thelb është një rrafshnaltë e gjerë kodrinore-malore, që shtrihet në juglindje të sistemit malor të Dinarikeve, përkatësisht në veri të Bjeshkëve të Nemuna.
Të dhënat historike dhe gjetjet arkeologjike flasin se lugina e lumit Rashka (Arsa Ilire) që nga lashtësia ka qenë e banuar nga Ilirët dhe me dendësi shumë më të madhe sesa trevat tjera. Këtë fakt ndër të tjera e dëshmojnë edhe shumë toponime të ruajtura deri në ditët e sotme, të cilët dëshmojnë për të kaluarën ilire.
Të dhënat relevante historike dhe gjetjet arkeologjike dëshmojnë se lugina e lumit Rashka që nga lashtësia zanafillore ka qenë e banuar nga Ilirët, madje me dendësi shumë më të madhe sesa në trevat tjera dhe ma tepër sesa është menduar deri vonë. Këtë, ndër të tjera, e dëshmojnë edhe shumë toponime të ruajtura deri në ditët e sotme, të cilat dëshmojnë për të kaluarën ilire. Emrat, si: Ras (Arsa ), Rashka, Ibar (shqip Ibër, nga fjala i bardhë, penušav), Peshter, Bishevë, Vapa (vendbanim, lumë, liqen ), Lim (lumë) etj., janë me prejardhje nga gjuha shqipe: Ibar, (i bardhë – beo, penušav, bistar), Ras (rrasë-ploča), Peshter (peshë, terr-mrak, tersi-suvo) Vapa (žega-umorina), Lim (lumi-reka).
Hulumtimet arkeologjike, të cilat janë bërë në Peshter, tregojnë se kjo rrafshnalta në tërësi ka qenë e banuar që në neolit — në të vërtetë, në fillim të epokës së bronzit.
Vetëm në një hapësirë të Peshterit, janë regjistruar 13 nekropole me murana dhe dy vendbanime. Sipas shumë të dhënave, dihet se banorët më të vjetër të Peshterit dhe trevave përreth në përgjithësi kanë qenë të banuara nga fisi ilir – dardanët.
Është e sigurt se sllavët, duke pushtuar e populluar më vonë luginën e lumit Rashka, janë përballur me popullsinë autoktone ilire, me të cilët me shekuj të tërë kishin zonat nën ndikimin herë të njërës herë tjetrës — shpesh edhe të mundur e të asimiluar e që pjesërisht ishte e romanizuar, sikurse edhe një pjesë e kësaj popullate është tërhequr në trevat tjera pas ekspansionit sllav.
Ekspansioni i sllavëve, me procesin e asimilimit shkaktoi ndryshimin e përbërjes etnike të trevës së Sanxhakut. Sllavët e kanë banuar luginën e lumit Rashka nga shekulli i VII, e këndej.
Depërtimi i sllavëve në tokat e banuara me popullsi ilire-shqiptare dhe vllahe shkaktoi shkatërrime dhe masakra të mëdha, duke i zhvendosur banorët autoktonë nga tokat e tyre pjellore dhe duke i dëbuar sa më larg Sanxhakut në viset malore..
Kjo trevë në vazhdimësi ishte e banuar nga fiset ilire e sëfundmi të fiseve të ndryshme si Kelmend, Kuç,Hot. Shalë, Lajq, Shkrel etj.
Rrafshnalta e Peshteri me rreth 200 vendbanime të banuara nga fiset shqiptare, prej kohësh ka qenë çerdhe dhe thesar i lahutarëve. Deri në fund të shekullit të XVII ky rajon është karakterizuar me homogjenitet etnik, të cilin më vonë do të ndërpresin vendosjet gjithnjë e më të shpeshta, trazirat dhe migrimit masive.
Është e vërtetë se gjuha shqipe është rrezikuar shumë, dhe është në shuarje e sipër, por megjithatë atje gjithçka frymon shqip. Kënga shqipe, melosi shqip kurr nuk është shuar. Ne jem dëshmitarë të asaj se këndojnë, kompozojnë shqip edhe ata të cilët nuk komunikojnë në gjuhën shqipe. Doket, zakonet, mënyra e jetesës, gjithçka është ruajtur, në shumë raste edhe më mirë se te ne. Toponimet në shqip janë ruajtur më mirë se kudo. Mbiemrat janë ruajtur me gjelozi të pa parë. Sa kam mund me i identifikua janë afro 200 mbiemra që janë të ngjashëm me ata në Kosovë, E kam fjalën për mbiemra të vëllazërive të ndryshme fiseve dhe mbiemrat që kanë prej ardhje nga viset nga janë zhvendosur, si p.sh. Gruda, Gucia, Rozhaja, Dukagjini, Rugova, Gjakova, Peja, etj. Por, çka ia vlen të përmendet emrat shqip janë shumë të përhapur, me vetë dije apo pa vetëdije. Siç janë Besim, Fatmir, Mirfat, mandej janë të shumtë, Albin e Albina, e shumë e shumë emra tjerë. Martesat jo që janë rralluar, përkundrazi janë shpeshtuar, sidomos nga Lufta e fundit kur edhe ka pasur shumë refugjat nga Kosova në këto treva, ku edhe nga martesat janë krijuar miqësi të reja. Duhet bërë atë që unë konsideroj të domosdoshme, duhet kthyer vëmendjen e Sanxhakut drejt Universitetit të Prishtinës qendrës së tyre arsimore e kulturore.
AFEDS: Çfarë ka bërë apo nuk ka bërë Kosova dhe Shqipëria për shqiptarët që jetojnë atje? Më saktë çfarë duhej të bënin?
Azizi: Atë çfar është dashur ta bëjnë Kosova dhe Shqipëria, jemi munduar ta bëjmë ne si individ dhe shoqatë. Është një proverbë popullore „ kurr mos thaj se është vonë“. Jem vonuar shumë. Por në rrethanat që kem jetuar këto 20-30 vite edhe nuk kem mund të presin shumë. Në Shqipëri pothuajse deri vonë fare nuk kanë pasur informacione për shqiptarët e Sanxhakut. Kanë ditë pak për Plavën dhe Gucinë, edhe më pak për krahinën e Rozhajës, kurse për pjesën e Sanxhkaut, në Serbi, përkatësisht më mirë me thanë për 200 e më tepër vendbanime të rrafshnaltës së Peshterit e banuar me popullsi me prejardhje , dhe jo vetëm me prejardhje, por edhe shqiptare, fare nuk kanë ditur. Shkaqet janë të shumta. Sëpari ideologjia komuniste , planprogramet mësimore të cunguara, ku fare në janë përmend këto treva, si treva të banuara me shqiptarë. Ne jem të kënaqur me punën që kem bërë, sepse kem arritur që opinioni në Shqipëri ta kuptoj gjendjen reale të përbërjes etnike të popullsisë së Sanxhakut.
Kem arrit të vëjmë kontakte me institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë me institucionet e krahinës së Sanxhakut. Tashmë delegacionet e ndryshme kanë fillluar komunikimin, vizitat, deri diku edhe bashkëpunimet kulturore janë ngjallur. Ne kemi shpresë se institucionet shtetërore të Shqipërisë do të aktivizohen edhe në Sannxhak, sespe po besojmë se e kanë kuptu se shqiptarët përveç në Luginë të Preshevës jetojnë edhe në Sanxhak. Por edhe vetë institucinet e shqiptarëve në serbi të kuptojnë se Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Serbi përfaqëson dhe ka për obligim të interesohet për shqiptarët kudo që jetojnë në Serbi dhe jo vetëm në Luginë të Preshevës.
Një ekskursion një javor që e kem realizuar me studentë të sanxhakut në Shqipëri e Kosovë, falë një donacioni të një bashkatdhetari tonë në Zhenev Agron Hyseni me prearjdhej nga Ferizaji, kemi arrit të ndryshojmë bindjet e gabuara për Shqipërinë si një vend të prapambetur. Keni parasyshë, as v dy vozitësit nuk kishin qenë asnjëherë në Shqipëri, e çka të themi për studentët, të cilët nuk kishin kurëfar informacioni.
Duke u nisur nga kjo gjendje ne iu kemi përvesh punës dhe tre muaj para se Srbia në UNESCo ta regjistroj lahutën si instrument serb, ne kem organizuar simpoziumin eparë të këtij lloje kushtuar këngës epike dhe lahutës të emërtuar “ lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”. , ku kem tubuar ekspert , hulumtues kombëtar dhe ndërkombëtar për ta ndriçuar apo me dhënë kontribut në ndriçimin e këngës kreshnike e cila qendër e saj ka qenë Sanxhaku, Si rezultat i këtij simpoziumi para pak kohësh falë përkrahjes materiale, por edhe morale të shoqatës kulturore shqiptaro gjermane “ Sali Çekaj” kemi nxjerrë publikimin e këtij simpoziumi me të njëjtin emër, Projekt i cili ka vlera të madhe mbarëkombëtare. Libri kuptohet pothuajse nga çdokush, sepse hyrja, abstraktet dhe rezymetë e çdo punimi dhe përfundimi janë të shkruara në tre gjuhë.
Rol të madh në sezibilizimin e çështjes së Sanxhakut ka luajtur dhe po luan manifestimi kulturor tradicional që mbahet për çdo vit, të cilin e organizon nënkryetari i shoqatës Kosova për Sanxhakun, zoti Ali Daci. Nuk janë të pakta shkrimet publicistike, pjesëmarrjet tona në konferenca e simpozume me hulumtiper Sanxhakun si dhe botimi i librit “ Shtigjet e përgjakura” të autorit Ali daci , “Aqif Blyta Kolos i Pazrit të Ri”të autorit Ismet Azizi, përmbledhjes “ Lahutarët e sanxhakut të pazarit të Ri, redaktuar nga Prof DrZymerNeziri dhe së fundmi libri në gjuhën bosniane i Islam Ljajiq “Korijeni”, të cilat kontribuojnë në zbardhje e të kaluarës së kësaj krahine. Kontribut të madh kanë dhënë tre emisionet dokumentare të Top Chanelit dhe një i RTK. Nuk kanë munguar pjesëmarrjet e ansambleve folklorike nga Kosova në Sanxhak dhe anasjelltas në festivalet e ndryshme.
Mbetemi me shpresë se projektet e këtilla dhe të tjera në të ardhmen do të përkrahen pse jo të realizohen nga Akademitë dhe institucionet shtetërore të Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
AFEDS: Një ndihmë modeste kur Kosova e dha për Rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pati reagim edhe nga shoqata Kosova për Sanxhkaun, por edhe nga disa insdivid. apo le ta themi janë lënë anash nga dy shtetet shqiptare. Cili është komenti juaj?
Azizi: Delegacioni parë zyrtar , nëse mund të themi ashtu, i Kosovës ka vizituar Sanxhakun, para dy viteve. Përkatësisht kordinatori për arsim z. Rexhep Hoti i ka vizituar Këshillin Kombëtar Boshnjak , pasi që veç kishte vizituar Këshillin nacional të Shqiptarëve në Serbi, përkatësisht Luginën, dhe komunat Tutin dhe Sjenicë , ku ua ka prezemtu programin ….., ashtu siç ka vepruar edhe me institucionet në Luginë. Por me ndryshimet që kanë ndodhur në qeverisje, ka ndryshuar edhe qasja ndaj Sanxhakut. Në fillim të pandemisë covid 19, qeveria Kurti 1, përkatësisht kryeministri Kurti i ka kontaktua , kryetarët e komunave të Luginës dhe të Sanxhakut verior, përkatësisht pjesë që ndodhet në Serbi dhe është interesuar për gjendjen atje.. Paraprakisht ka pas shkuarje dhe ardhje të delegacionet të VV dhe KKB, apo më saktësisht të SDA. Së fundmi Pazarin e Ri, e kanë vizituar deputetët e Parlamentt të Kosovës nga radhët e VV, ku edhe janë takuar përveç me ata të SDA së në parlamentin e Serbisë edhe me ata të B dhe H.
Krejt kjo ka bërë që ne , por edhe individë tjerë kem marr iniciatëvën dhe kem kërkuar nga qeveria materialisht të mbështetë Sanxhakun , krahas Luginës.
AFEDS: Duke qenë se jeni edhe themelues dhe kryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, a mund të na sqaroni se përse u krijua kjo shoqatë dhe, cili është aktiviteti i saj?
Azizi: Mendoj se shumë çka u tha ma herët në mënyrën idirekte ……..
Ne kryesia, që përbëhet nga personalitet që njohin mirë situatën në Sanxhak, paraprakisht kanë bashkëpunuar dhe gradualisht e pamë të arsyeshme të formojmë një shoqatë që do të merrej me përtëritjen , ringjalljen e kontakteve me Sanxhakun. Po them përtëritjen, sepse në fakt kontaktet kanë qenë të përhershme, sepse bëhet fjalë për një popullatë që kanë gjenezën e përbashkët, jo vetëm ilire siç q thonë edhe shumë intelektual bosnjak, por kryesiht popullsi të vëllazërive dhe fiseve të njëjta, e që në rrrethana historike janë larguar në mes veti. Deri në vitet e 90 ta te shek. te kaluar gjendja nuk ka qenë e keqe, por ajo u përkeqësua me suprimimin e autonomisë nga pushteti serb, dhe kur shqiptarët akuzoheshin për shpartallimin , dhe fajësoheshim për shkatërrimin e Jugosllavisë. Mbyllja e institucioneve, Universitetit, largimi i punëtorëve nga puna, edhe kontaktet , apo edhe arrdhëniet , kontaktet ishin gjithnjë e më të vogla në mes intelektualëve , sudentëve të nërësadhe anës tjetër. Kështu ishte deri me çlirimin e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe të jam i siçetë, në sanxhak, fal ndryshimeve të përgjithshmëmia rajon, fillon edhe të dhfrytëzohet edhe liria e të shprehurit dhe në një formë fillon të shkruahte edhe për të kaluarën e Sanxhakut pak më shlirë. Pas luftës duke e parë se intelektualët që kishin pas kontakte dhe tentativa të mëhershme për tu organizuar në ato kohë të vështira më ishin më të pakt, atëherë unë, dhe miqtë e mi pamë t arsyeshme që i përvishiemi kësaj pune, sespe nuk kishte kush tjetër si duket. Dhe në vitin 2015, pas shumë konsultimeve , themeluam shoqatën , e cila u mirëprit shumë mirë dhe me kënaqëesi edhe nga inetelektualët nga Sanxhaku, e tani ja ku jemi.Tash më nuk hezitojmë të themi se jemi duke bërë atë që edhe duhet bërë gjithësi. Meghithëate nuk ka vend për vetëkënaqësi, na presin punë të mëdha. Ajo trevë duhet përktrahur dhe duhet bërë shumë ma shumë për ta. Pa përkrahjen tonë ata nuk kanë të ardhme, Sebia, si në të kaluarlne edhe tash qëllim primar e ka ndryshimin e strukturës së popullësisë, ashti siq edhe ekapsurpëerhrë me programet e njohura serbomadhe .
AFEDS: Pashë që, ka ndodhur edhe një ekspozitë “Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare” , në galerinë “Oda” Shkodër, Muzeun Historik Kombëtarë të Titanës. Si ka shkuar dhe për çfarë ekspozite bëhet fjalë. Jeni ndarë i knaqur nga ekspozita?
Një ndër punët që bëjmë unë dhe Ali daci nga Rozhaja në ndriqimin e së vërttës për Sanxhakun, është edhe ekspozita . Me vite të tëra, mbledhim fotografi, dokumente të cilat dëshmojnë për autoktoninë shqiptare të Sanxhakut. Kemi tubuar rrth 300 fotografi, edhe shum faksimile e dokumete që pasurojnë dëshmitë të cilat flasin se Sanxhaku ka një të vërtete historike krejt ndryshe nga ajo që e kem ditur, apo edhe jemi pajtuar me gënjeshtra të paskurpullta të ideologjisë komuniste për këtë regjion apo krahinë. Ideologjia komunsite këtë krahinë, e ka zhveshur nga qenja e vet.
Një fotografi thuhet se i ka 1000 fjalë . 64 fotografitë e përzgjedhura nga 300 sosh, nës është ashtu, atëherë paraqesin 64 000 fjalë. Npërmjet atyre ne shphimgjenzën e kësaj popullate, doket zakonet, mënyrën e jetesës, periushta historike, katrahurat nëpr të cialt ka kaluar kjo popullatë. Por , këto fotografi teregojnë edhe krenarinë, e këtij populli i cili është krenar, punëtor dhe i ziti i vetvetes.
Në Sanxhak nuk janë të panjohura këngët e kreshnikëve të cilat u kënduan jo vetëm te Shqiptarët por që u bartën edhe te boshnjakët. Në përhapjen e këngëve epike, te Boshnjakët ndikuan lahutarët e Sanxhakut për të cilët dihet se katër, prej pesë këngëtarëve më të përmendur qenë shqiptarë: SaliUglani (SalihUgljanin), XhemalZogiq (DjemalZogić), SulejmanMakiq (SulejmanMakić) dhe AliFulani (AlijaFjuljanin).
Kjo popullatë iu nënshtrua asimilimittë gjatëshekullor duke u nënshtruar dhe duke imponuar gjuhën dhe kulturën sllave fillimisht si mysliman dhe përfundimisht si boshnjak. Por, të gjitha dëshmitë flasin se kjo trevë edhe në ditët e sotme është e banuar nga shqiptarët, edhe pse pjesa dërmuese e tyre deklarohen boshnjak jo më larg se në brezin e dytë na dalin puro shqiptarë.
Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave në të ardhmën. Trashëgimia kulturore e Sanxhakut përfshinë pronën kulturore,kulturën materiale, kulturën shpirtërore, (e të tilla janë: folklori, traditat, gjuha dhe veshjet tradicionale shqiptare, traditat, gjuha dhe ritet tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore.
Fotografitë e dokumentojnë thelbin e epokave të ndryshme më mirë se çdo medium tjetër, por janë më shumë se formë e dokumentimit. Ato inkorporojnë vlerat artistike – tregojnë histori të pa thëna apo të pa shkruara me fjalë. Sa i përket Sanxhakut forma më e mirë për të dëshmuar të kaluarën shqiptare të tij është fotografia.
Nëpërmjet fotografisë dokumentohettradita, mënyra e jetesës, veshja, kultura, mjetet e punës, shtëpitë e banimit, ushqimit, si dhe ritet fetare, por edhe rezistencën, ndaj asimilimit, dëbimit dhe shfarosjes çetnike gjatë luftës së Dytë botërore.
AFEDS: Le të flasim pak për Kosovën. Si e keni parë punën e deritashme të qeverisë Kurti? Cilat janë – sipas jush – punët e mira apo punët e pabëra të k’saj qeverie?
Azizi: Natyra ime si mësimdhënës dhe si një njeri që gjithë jetën e kam kaluar duke përcjellur gjeneratë pas gjenerate breza të ndryshëm më bënë të jam optimist. Optimist është ai person i cili beson në gjeneratat e reja. Para botës perëndimore demokratike duhet të dalim me bindje se edhe ne dimë të bëjmë shtet. Nëse kem kontribuar në çlirimin dhe krijimin e shumë shteteve në botë, duhet të tregojmë se dimë ta bëjmë edhe për veten ton. Andaj , besoj dhe jam i bindur se kjo gjeneratë që po vjen do të dijë të vazhdoj rrugën e çlirimtarëve për krijimin e shtetit të Kosovës moderne evropiane, me drejtësi , siguri, arsim e shëndetësi sikurse shtete tjera të Evropës. Kopjo rini meriton t’u prij popujve tjerë drejt integrimeve evropiane.
Punët më të mira që është duke bërë kjo qeveri është forcimi i shtetësisë, pra policisë, ushtrisë, gjyqësisë drejtësi, disiplinës fiskale. Ndryshimet në arsim e shëndetësi nuk shkojnë shpejt , duhet kohë dhe mjete financiare.
AFEDS: Vendi, që prej kohësh është tërësisht në krizë morali, që ka përfshirë edhe individët, edhe komunitetet, edhe institucionet, edhe shoqërinë civile. Sipas jush, cila është rrugëdalja nga kjo krizë?
Azizi: Forcimi i ligjit, organeve ndjekëse, prokurorisë. Respektim i shtetit. Duhet ndryshuar vetëdijen e popullit. Duhet të bindemi ne të rriturit se ky shtet është i joni, ne jemi shteti vetëm atëherë do ta kuptojnë gjeneratat që po vijnë se kanë shtetin e vet dhe ky shtet duhet krijuar për nipat dhe mbesat tona
AFEDS: Nga rilindësit shqiptar, kush është në preferencat e juaja dhe përse?
Azizi: Sami Frashëri është ideologu kryesor i nacionalizmit shqiptar dhe kjo shihet nëveprën e tij Shqipëria si është si ka qenë dhe si do të behet. Ai ka edhe vepra tjera dhe ndikimi i tij ka qenë i madh në intelektualët rilindës të asaj kohe dhe më vonë.
Dhe pyetja e fundit:
AFEDS: A kemi bërë gabime ne shqiptarët gjatë historisë, apo gjithmonë, për situatën që jemi, na e kanë fajin tjerët?
Azizi: Mendoj se na ka përcjellë vonesat. Me qenë populli më i vjetër në Ballkan dhe ndër më të vjetrit në Evropë dhe pothuajse të fundit me krijuar shtet të mirëfilltë, nuk mund ta kërkojmë fajin te dikush tjetër. Nuk bëhet shteti me individë. Individë kemi sikurse edhe popujt tjerë. Por nuk kem ekipe që formohen nga individë të respektuar e të aftë. Së pari duhet të niseni nga vetëvetja. Ta pyesim kur apo a kem thënë ndonjëherë, jo unë nuk di me bë këtë punë, por ai apo tjetri e bënë më mirë se unë. Kjo na bënë të kuptojmë se kemi bërë edhe gabime gjatë historisë, sikurse që po gabojmë edhe tash, e që për të njëjtën gjë kanë me na fajësuar ata që vinë pas nesh.
Diskutim rreth këtij postimi