Dardania Press
E hënë, 15 Shtator, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Themeluesit e vendbanimit të Kollovozit 

Kollovozi është themeluar rreth një shekull më vonë se vendbanimet për-rreth tijë, gjatë sundimit të Perandorisë së dytë Bullgare, e njohur ndryshe si Perandoria e “Vllehëve dhe Bullgarve” (1185-1256) përderisa ka patur kishë dhe varreza të shumta “kaurrësh” rreth e rrotull sajë para pushtimit Osman, pavarsisht se del për herë të parë si fshat në regjistrin Osman të vitit 1571.

14 Shtator, 2024
in Uncategorized
22 1
0
Themeluesit e vendbanimit të Kollovozit 
27
SHARES
333
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Jonuz Kola
Dihet tashmë se banorët e hershëm që kanë themeluar vendbanimet e Gorës e Topojanit, ku bën pjesë edhe Kollovozi, kanë qenë blektorë, shqiptarë dhe arumun që kanë zbritur nga Lugina e Pollogut dhe Veleshta (Iliria e atëhershme, Maqedonia e sotme) rreth shekujve X-XII-të. Arumunët të cilët njihen me emrin “vlleh” bashkëjetonin prej shekujsh me shqiptarët, pasi kishin të njetën prejardhe të hershme ilire, por që kishin humbur gjuhën (e vet romane), pasi sipas Milan Shuflait në rrethana të caktuar historike, kur u shemb Perandoria Romake, ata u asimiluan . Kurse historiani serb Sima Qirkoviç në librin “Historia mesjetare të Serbise” (1995) më tutje pohon se “….vllehët…(dhe shqiptarët) promovimin e vet shoqëror e paguan me sllavizim. (Petrit Imami (2017) Serbët dhe Shqiptarët (fq 35) (ISBN 070-86-7963-443-6)
Me shekuj, vllehët dhe shqiptarët e këtyre viseve gjatë verës i kullosnin bagëtitë në malet e Gorës e Topojanit, kurse gjatë dimrit ktheheshin në vendbanimet e veta, derisa u vendosën përfundimisht në stanet e tyre verore dhe krijuan vendbanimet që ekzistojnë edhe sot.
Kollovozi është themeluar rreth një shekull më vonë se vendbanimet për-rreth tijë, gjatë sundimit të Perandorisë së dytë Bullgare, e njohur ndryshe si Perandoria e “Vllehëve dhe Bullgarve” (1185-1256) përderisa ka patur kishë dhe varreza të shumta “kaurrësh” rreth e rrotull sajë para pushtimit Osman, pavarsisht se del për herë të parë si fshat në regjistrin Osman të vitit 1571.
Fillimisht aty ku sot është lagjia Kojle, ka qenë e vendosur kisha, e cila duhet t’u ketë shërbyer vendbanimeve të Mijonit e Krshavicës, (tashmë të zhdukur)por që gradualisht vendi duhet të jetë populluar nga banorët e këtyre dy fshatrave, duke u kthyer në një vendbanim të ri.
Themeluesi i këtij vendbanimi duhet ta ketë patur emrin Nikolla, i cili është thirrur shkurt “Kola”. Duke qenë i pari, ai është vendosur në pozicionin më të mirë gjeografik, me burime të shumta uji, kullotat e tokat më të mira. Këtë e dëshmojnë edhe atroponimet e shumta me këtë emër, si Shpella e Kolës, Lugjata e Kolës, Verrit e Kolës, Kroj i Kolës, etje…
Nikolla duhet të jetë vendosur pranë kishës në Pazhajk, pasi duhet të ketë patur lidhje me të, ose i ka shërbyer asajë. Si i tillë më pas, fisi e lagjia Kojle që lindi prej tijë, duhet të kenë trashëguar të gjitha pronat e saj pas Islamizimit, ose u janë dhënë si shpërblim për kthimin në fenë Islame.
Lagjia tjetër e cila mori emrin shqiptar “Katun ” emër të cilin e mban edhe sot, duhet të jetë themeluar shumë më vonë (ndoshta në mesin e viteve 1300). Kjo lagje u vendos në vendin ku banorët e Krshavicës kishin stanet e tyre, rreth një km në veri të lagjes Kojle.
Lagjet e krijuara prej tyre siç duket për një kohë të gjatë janë konsideruar si pjesë (lagje) të Krshavicës, përderisa Kollovozi del si fshat më vete shumë vonë, në vitin 1571. Krshavica mbetet pararendsi i vendbanimit të Kollovozit, edhe të Mijonit. Por duhet të theksojmë se ka një kontradiktë mes Krshavicës ortodokse (1452) dhe Kojleve e Mijonit katolik!
Të gjitha reagimet:

3Ti dhe 2 të tjerë

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

15 Shtator, 2025
Analizë akademike nga Sarajeva: Qendra e rëndesës së Kosovës dhe pse çdo lojë destabilizuese e Beogradit është e destinuar të dështojë

Analizë akademike nga Sarajeva: Qendra e rëndesës së Kosovës dhe pse çdo lojë destabilizuese e Beogradit është e destinuar të dështojë

15 Shtator, 2025
Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

Si do ta mirëpriste Amerika një “Lidhje të Re të Prizrenit” me dimensione panshqiptare? 

11 Shtator, 2025
150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

11 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In