SHKRUAN: QAZIM NAMANI
Bazuar në burimet historike, kuptojmë se ndër qytetet e Kosovës, që ma shumë jetonin hebrenj ishin Prishtina dhe Mitrovica. Hebrenjtë në Mitrovicë erdhën kryesisht nga Prishtina, pas ndërtimit të hekurudhës në shekullin XIX. Gjatë luftërave ballkanike një numër i hebrenjve e braktisin Kosovën. Me 1913 krye rabini i hebrenjve të Beogradit Isak Alkalaj erdhi në Prishtinë për ti bindur hebrenjtë që të mos shpërnguleshin në Turqi. Pronat e tyre dhe shqiptarëve që shkuan në Turqi, u konfiskuan nga pushtuesit serbë dhe ju dhanë shpërblim njerëzve më ndikim në armatën serbe.
Pas Luftës së Parë Botërore, në Kosovë mbeten rreth 300 hebrenj. Hebrenjtë të cilët mbeten për të jetuar në qytetin e Prishtinës, u miqësuan dhe bashkëjetuan, duke krijuar marrëdhënie të ngushta me shqiptarë.
Gjatë viteve në mes të dy luftërave botërore, në qytetin e Prishtinës, depot me mallra dhe shitoret i mbanin hebrenjtë, në bashkëpunim me Nazim Gafurrin. Nacionalizmi serb i akuzoi hebrenj për bashkëpunim me armiqtë e kombit serb.
Në regjistrin e vitit 1921 shënohet se në Prishtinë jetonin 322 hebrenj, në Mitrovicë 104, në Prizren 1, dhe 1 në Rahovec. Në regjistrimin e vitit 1931 në Prishtinë jetonin 373 hebrenj, në Ferizaj 3, Në Mitrovicë 110, në Prizren 11, në Gjakovë 6, dhe në Pejë 3 hebrenj. Sipas të dhënave arkivore në vitin 1937, në territorin e Kosovës jetonin 506 hebrenj. Sipas Çedomir Prilincevicit deri ne vitin 1941 në Kosovë, jetuan 92 familje hebraike me 418 banorë.
Ministria e mbrëmshme serbe me 13 qershor 1936 e nxori një ligj sipas të cilit i ndalohej të gjithë banorëve të Kosovës që nuk ishin serb, të bënin tregti të lirë dhe të ndërronin vendbanimet.
Philip Cohen në librin e tij “Lufta sekrete e Serbisë, shkruan se ishte kryetar i qeverisë së Serbisë gjenerali Nedic i cili mburrej se Beogradi është kryeqyteti i parë evropian i pastruar nga hebrenjtë. Gjatë viteve 1939-1940 organizata fashiste serbe “Zbor” që e drejtonte Lotici, dhe përkrahej nga kleri serb i bëri listat për likuidimin e hebrenjve. Në vitin 1941 kjo organizatë, gjermaneve ju dorëzoi listën e të gjithë hebrenjve që jetonin në Kosovë. Organizatën “Zbor”, të cilën në Mitrovicë e drejtonte Stevan Iliqi bashkëpunonte me Gestapon në Mitrovicë.
Pas pushtimit të Mitrovicës, si aleatin më besnik gjermanët e gjetën Kosta Milovanovicin dhe grupin e çetnikëve të tij, si dhe vojvodën Mashan Gjurovicin e Kosta Peçancin. Kosta Peçanci në vitin 1941 e pranoj detyrën për ndjekjen e hebrenjve, ai u betua se do ti pastroj territoret prej Leskoci, Luginës së Ibrit, Kralevës, Rashkës dhe Raçës. Për këtë çështje më 17 shtator 1941, u informua edhe shtabi i ushtrisë gjermane, Divizionit të Kosovës 717-të.
Në këtë periudhë Xhafer Deva i mobilizoj shqiptaret për mbrojtjen e hebrenjve, brenda zonës që kontrollohej nga gjermanët. Duke e parë rrezikun disa familje hebraike nga Vraja e Leskoci, përmes shqiptarëve arritën të kalojnë në territorin e kontrolluar nga italianët. Si rast konkret po e përmendim, Sadik Sadiku i cili e mbante një ëmbëltore në Leskoc. Ai e rrezikoj jetën e tij për ta kaluar kufirin bullgar, me të riun hebre Ahim Kohenin të cilin e kishte veshur me kostume të grave. Ahim Kohen, kishte qenë i martuar me mbesën e një gjenerali serbë.
Disa hebrenj nga Mitrovica, me ndihmën e shqiptarëve përmes maleve të Drenicës kaluan në zonën italiane. Kështu vepruan edhe familjet shqiptare në zonat tjera. Arifi djali i Hasan Hoxhës, nga fshati Brainë, me qerre dhe me kuaj e përcjell familjen e Moisiut deri në kufirin në mes Gjermanisë dhe Italisë, por Arifi në vitin 1943 vritet nga ushtria gjermane.
Disa nga burimet serbe dhe më vonë edhe të huaja, pa u mbështetur në dokumente të kohës për dërgimin e hebrenjve nga Mitrovica në kampin e përqendrimit gjatë vitit 1942, e fajësuan divizion “SS Skënderbe” të themeluar në muajin prill 1944. Të shohim se si ndodhi vrasja e hebrenjve të Mitrovicës.
Forcat gjermane gjatë bastisjeve në fshatin Belluç afër Leshanit, kishin zënë njerëz robër, të cilët i mbajtën disa muaj në burgun e Mitrovicës, pastaj i internuan në kampet e përqendrimit. Hebrenjtë e Mitrovicës që u vranë në vitin 1942, ishin nga 25 familje, me gjithsejtë 85 persona, të moshave të ndryshme, nga mosha 2 e deri në moshën 70 vjeçare. Bazuar në këto fakteve për vrasjen e këtyre hebrenjve nuk mund të fajësohen shqiptarët.
Faktet historike flasin ndryshe nga burimet serbe, sepse në vitin 1942 nuk kishte divizion “SS Skënderbe”, ai u themelua në muajin prill të vitit 1944.
Nga dokumentet e kohës dhe të mbijetuarit e hebrenjve që kishin qenë në kampin e Prishtinës kuptojmë për sjelljen humane dhe korrekte të ushtarëve Italian, Qeverisë Shqiptare dhe shqiptarëve të Kosovës të cilët bënë çmos që hebrenjtë nga ky kamp të dërgohen në Shqipëri. Kur nazistët i kërkuan listat e hebrenjve më 1943, Qeveria Shqiptare e asaj kohe, kundërshtoi ti dorëzonte ato.
Në vitin 1943 u shtua bashkëpunimi i ushtrisë gjermane me formacionet e çetnikeve të Drazha Mihajloviçit. Formacionet e çetnikëve nën udhëheqjen e tij, më datën 5 dhe 6 të muajit janar 1943, në trevën e Bihorit, i vranë, masakruan dhe dëbuan mijëra shqiptarë të pafajshëm.
Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica në vitin 1943, u gjenden në pozita të larta shtetërore në Shqipëri, dhe po të ishin vrasës dhe ndjekës të hebrenjve siç thuhet nga burimet e ndryshme, ata këtë do ta bënin edhe në territorin e Shqipërisë.
Në vitin 1943 në tërë territorin e Kosovës ishin themeluar korporatat e çetnikëve. Korparmata e Dytë e Çetnikëve të Kosovës, në fillim të vitit 1944, kishte mobilizuar 1500-1700 vullnetar, dhe hynte në radhën e Korparmatave më të mëdha se sa ato që vepronin në Serbi. Kjo korporatë që vepronte në Kosovë, në prill 1944, ishte e gatshëm që me 4000 ushtar të vihej nën komandën gjermane.
Duke e parë gjendjen në terren, Bedri Pejani kërkojë që në prill të vitit 1944, të formohet një divizion “SS Skënderbe” me vullnetar shqiptar. Gjermania me vështirësi e formoj një Divizion me shqiptar, prej të cilit 1/3, e ushtarëve shqiptar dezerton në fillim të mobilizimit. Ushtarët shqiptar të divizionit “SS Skënderbe” në ato rrethana, nuk kishin moral të fortë për të luftuar, pjesa dërmuese e tyre ishin të varfër. Ata kishin nevoje për armë, veshje dhe që të qëndrojnë pranë familjeve të tyre, andaj edhe dezertonin në muajt e parë të mobilizimit.
Në çdo vend të botës edhe në kushte paqe, burgjet janë në kontroll të sigurisë së lartë të shtetit, atëherë shtohet pyetja si kishte mundësi të ju besohet shqiptarëve të posa rekrutuar kontrolli në burgie, kur ata dezertonin.
Burime të shumta ofrojnë shifra të ndryshme se në fund të kapitullimit të Gjermanisë, divizioni “SS Skëndërbeg”i arrestoi hebrenjtë në kampin e Prishtinës për ti dërguar në kampe të përqendrimit. Në rrethanat e asaj kohe dhe gjendjen e krijuar në terren, mendoj se kjo nuk ishte e mundshme.
Tani është vërtetuar se për herë të parë shifra prej “519 personash” të arrestuar nga divizioni “SS Skënderbe” e ka përmendur studiuesi serb Milorad Vavic, të botuar në punimin e tij “Kosovski jevreji za vreme okupacije 1941-1944”, të botuar më 1983. Këtë burim të pa saktë e kanë rimarrë të referuar shumë autor tjerë ndër ta edhe Pavle Gjeletovic Ivanov, në librin e tij “Jevreji Kosova i Metohije”
Përfundim
Akuzat që ju veshën ushtarëve shqiptar të Divizionit “SS Skënderbe”, i kemi dëgjuar nga studiuesit jo serioz serbë dhe të huaj, kur shkruajnë se ky divizion i dërgojë në kampe edhe hebrenjtë në vitin 1942. Në rastin konkret duhet, marrë ngjarjet e asaj kohe logjikshëm, dhe të mendojmë arsyeshëm. A thua ky divizion i formuar në muajin prill të vitit 1944, qenka fajtor për vrasjen e hebrenjve në vitin 1942! Këtij divizioni të themeluar në prill 1944, a ju kishte besuar ndonjëherë që ta kontrollojnë kampin ku kishin qëndruar hebrenjtë. Sigurisht mendoj se jo, sepse këta ushtar në atë kohë nuk udhëhoqën apo komanduan në asnjë aksion të vetëm. Kjo dëshmohet edhe nga raportet e ushtrisë gjermane.
Diskutim rreth këtij postimi